9 Janar 2023, 14:03
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Viti 2023 pritet me optimizëm nga bizneset dhe konsumatorët, që presin përmirësim të situatës ekonomike. Në dhjetor 2022, besimi në ekonomi u rrit me 2.7 pikë, muaji i dytë radhazi ku treguesi i ndjesisë ekonomike pati rritje pas disa muajve negativë, sipas Bankës së Shqipërisë.
Rritja e besimit reflektoi përmirësimin në të gjithë sektorët e biznesit, ku ndikimin më të madh e patën sektori i ndërtimit dhe i industrisë. Paralelisht me to, edhe treguesi i besimit të konsumatorëve vijoi përmirësimin. Besimi i konsumatorëve u rrit me 1.8 pikë përqindje në muajin dhjetor, por përsëri poshtë mesatares afatgjatë. Ata janë treguar optimistë lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si në periudhën aktuale ashtu edhe në të ardhmen. Konsumatorët vlerësojnë me rënie ecurinë aktuale të çmimeve, situatë e cila pritet të vijojë edhe në të ardhmen.

Besimi në industri u rrit me 2.9 pikë përqindje, ndikuar nga përmirësimi i të gjithë treguesve përbërës të tij, nga rritja e balancës, prodhimit aktual dhe kontratave porositëse. Gjithashtu, bizneset presin rritje të prodhimit në të ardhmen, kundrejt pritjeve në rënie për punësimin dhe për çmimet e produkteve të tyre
Në bizneset e ndërtimit, besimi pati rritjen më të lartë me 5.5 pikë përqindje për shkak të përmirësimit të aktivitetit prodhues dhe kontratave të së ardhmes. Ndërkohë, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rënie.
Treguesi i besimit në shërbime shënoi rritje të lehtë me rreth 0.7 pikë përqindje në muajin dhjetor, ndikuar nga performanca më e mirë e treguesit të ecurisë së biznesit. Bizneset në aktivitetin e shërbimeve vlerësojnë se ka rritje të punësimit aktual, ndërkohë që pritjet për të ardhmen janë në rënie. Ecuria e çmimeve të shërbimeve në të ardhmen e afërt pritet të jetë në kahun rënës
Treguesi i besimit në tregti vijoi prirjen rritëse, me rreth 1.8 pikë përqindje në dhjetor. Treguesi u ndikua nga vlerësimet më pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për punësimin në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rënie./GazetaSi
cmimet e ushqimit
Aktualitet
9 Janar 2023, 14:01
A.B
Spartak Dobi
TIRANË- Bashkëshorti i Rozeta Dobit, sanitares e cila kishte vjedhur së bashku me të birin Havier Dobi, qindra mj&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:47
f.g
Spartak Dobi dhe Ulsi Manja
TIRANE- Familja Dobi është kryefjala e momentit. Mënyra sesi një pastruese e thjeshtë bashkë me d...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:51
A.B
Marjana Semini dhe Bajram Begaj
TIRANË- Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit para Presidenti...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:45
k.m.
Pamje nga stuhia që po vjen
TIRANË- Nga dita e mërkurë priten ulje të temperaturave, duke i sjellë fundit "pranverës" dh...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:35
f.g
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANE- Nuk ka më mistere, përveç një të panjohure në historinë më interesante...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:40
a.l
arrestime
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24- vjeçar me shtetësi zvicerian me kombësi shqip...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:26
A.B
TIRANË- Administratori i Pallatit të sanitares Rozeta Dobi dhe familjes së saj ka treguar për mediat se e kishin vënë re ndryshi...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:08
a.l
ARRESTIME
KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar një tjetër për ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:08
f.g
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANE- Alda Klosi, zyrtarja që ra pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta dhe i biri, Havieri, në momentin q&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 13:09
k.m.
Foto ilustruese
Përpjekjet e qeverisë u intensifikuan në vitin 2014 për të orientuar arsimin e mesëm drejt zanateve dhe shkol...