LIVE UPDATES
Aktualitet

Arsimi profesional bëhet tërheqës në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021 në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës numri i nxënësve në arsimin profesional u rrit me nga 4.7% dhe 2.7% secila në raport me vitin akademik 2017-2018.

9 Janar 2023, 13:09 Nga k.m.
Arsimi profesional bëhet tërheqës në Shkodër,
Foto ilustruese

Përpjekjet e qeverisë u intensifikuan në vitin 2014 për të orientuar arsimin e mesëm drejt zanateve dhe shkollave profesionale, por sërish në disa qarqe shkollat profesionale kanë ndikim të dobët. Ndryshe nga shumica e qarqeve të vendit, Shkodra, Lezha dhe Durrësi po bëhen shembull pozitiv edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit të biznesit në këto zona.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021 në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës numri i nxënësve në arsimin profesional u rrit me nga 4.7% dhe 2.7% secila në raport me vitin akademik 2017-2018. Rritja ishte e pranishme edhe në qarqet e Durrësit, Vlorës, Tiranës (shiko të dhënat në grafikun bashkëngjitur). Rritja e numrit të nxënësve në arsimin profesional në këto qarqe vjen në një kohë kur numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin e mesëm po bie me shpejtësi prej rënies së popullsisë në këtë grup-moshë.

Në qarqet e tjera të Fierit, Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit ka një rënie të ndjeshme të numrit të nxënëseve në arsimin profesional në vitin akademik 2021-22 në raport me 2017-2018. Prefekturat Fier, Gjirokastër dhe Kukës, patën një ulje prej respektivisht 2,6, 2,0 dhe 1,6 pikë përqindje. Prefekturat e tjera patën një ndryshim prej më pak se 1,4 pikë përqindje.

Arsimi profesional ka qenë përparësi vitet e fundit, duke u parë si një mundësi për të plotësuar nevojën e vazhdueshme për punonjës të specializuar në profesione të ndryshme. Të regjistruarit e arsimit të mesëm profesional për vitin 2021-22 përbëjnë 17,7% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në arsimin e mesëm, ndërsa në vitin 2017-18 përbënin 17,2%.

Programet e arsimit profesional zgjasin nga dy deri në katër vjet. Arsimi profesional që nga viti shkollor 2009-2010 bazohet në strukturën e rekomanduar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimeve.

Numri i nxënësve të arsimit para universitar ka një ulje të vazhdueshme në vlerë absolute. Në vitin shkollor 2021- 22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21 dhe 12,8% krahasuar me vitin shkollor 2017-2018. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit. Në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin 9-vjeçar 278.138 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,9% krahasuar me vitin paraardhës dhe 13,0% krahasuar me 2017-2018. Në arsimin e mesëm privat ndjekin studimet 13,4% e nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.

Sidoqoftë, vërehen ndryshime të mëdha ndërmjet qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë, të cilat kanë përqindjen më të lartë të arsimit të mesëm privat, dhe qarqeve Gjirokastër, Elbasan dhe Berat ku arsimi privat përbën vetëm një përqindje të vogël. Në qarqet e Kukësit dhe Dibrës nuk ka arsim të mesëm privat./Monitor

arsimi profesional

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës