LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA/ Si u zbulua grabitja në banesën e Alda Klosit, e bija gjeti derën hapur, vajza 17-vjeçare u alarmua: Alo, mami, na kanë vjedhur!

E para që u përball me grabitjen e ndodhur në banesë ishte vajza e Klosit, e cila ka vënë re se dera e banesës së saj ishte e hapur dhe ka telefonuar menjëherë nënën e saj.

9 Janar 2023, 12:51 Nga k.m.
DOSJA/ Si u zbulua grabitja në banesën e Alda Klosit, e bija gjeti
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore lidhur me super-grabitjen që kanë bërë nënë e bir, Rozeta dhe Haver Dobi. Sipas dosjes hetimore, banesa e Klosit në Rrugën e Kosovarëve u grabit më 15 dhjetor, ndërsa arrestimi i pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj Havier Dobi, me të cilin kishte bashkëpunuar në grabitje u krye vetëm disa ditë pas denoncimit. E para që u përball me grabitjen e ndodhur në banesë ishte vajza e Klosit, e cila ka vënë re se dera e banesës së saj ishte e hapur dhe ka telefonuar menjëherë nënën e saj.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE: 

Konkretisht, me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", tek pallati "Orion" është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjehere pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuares shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati 'Orion" në Rruga e “Kosovarëve", ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtuar Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj Simona dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi. Është pyetur shtetësja Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006, e cila është vajza e shtetases Alda Klosi e cila sqaron se me datë 15.12.2022, rreth ores 7.30 ka dalë nga banesa dhe kam shkuar ne shkollen "Sami Frasheri" ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qendruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel "City" qe ndodhej tek Rruga “E barrikadave” ku ka pire kafe me shoqerine e klases. Rreth ores 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardes ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në kembe ka shkuar tek shtepija në Rrugën "E kosovareve". Ne momentin qe ka qene tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtepi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhines ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin te hedhura ne toke. Pas kesaj menjehere ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar per kete situatën.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

alda klosi rozeta dobi haver hobi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër