LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË- “Maskarai ia ka dhënë paret t’i fshehë”, burri i pastrueses hedh dyshime për bashkëpunëtor, thirrje Ramës: Fajtore është gruaja

I moshuari apelon shumë për pafajësinë e djalit të tij, ndërsa thekson se gjithçka e ka inskenuar gruaja.

9 Janar 2023, 14:20 Nga A.B
E PLOTË- “Maskarai ia ka dhënë paret t’i
Rozeta Dobi

TIRANË- Bashkëshorti i Rozeta Dobit, pastruesja e cila vodhi në banesën e ish-këshilltares së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, një shumë të madhe parash dhe bizhuteri, ka folur sot në një intervistë për gazetarin e News24, Igli Çelmeta. Spartak Dobi tha se nuk ishte në dijeni për shumat e vjedhura të parave, të cilat u gjetën në dy ditë të ndryshme, ndërsa një shumë e majme ishte e fshehur në tubin e aspirimit në kuzhinën e banesës.

I moshuari apelon shumë për pafajësinë e djalit të tij, ndërsa thekson se gjithçka e ka inskenuar gruaja.

Mes të tjerash ai shpreh bindjen se dikush tjetër përfshihet në ngjarje, ndërsa thekson se ato para mund t’i përkasin edhe një personi që ka dashur t’i fsheh në banesën e tyre.

INTERVISTA E PLOTË
Kishit dijeni që gruaja juaj punonte si pastruese dhe vidhte në këto banesa?

Sa vite kishte që punonte?
13 vite.

Punonte në banesat e zyrtarëve të lartë?
Në disa…ca ishin këta mo, se di. Di që ka punuar te kjo gruaja. E kam takuar një herë dhe më tha që jam; shoqja e Rezetës. kaq ka qenë biseda më te. Se mbaj mënd tani. Është ndarë ajo me të shoqin, por s’më hyn në punë. Kështu është problemi. Po ta dija, shkoja e denoncoja vetë. Do thoja në Polici; ‘Hajdeni se kaq lekë aty në shtëpi, se kush mi ka futur. Hajdeni merrini’.

Kur ndodhi arrestimi?
Ishte ora 07:30. Ishte këtu djali. U arrestua gabimisht. Ia hoqën prangat pastaj, se unë e di rregullat. Policia kontrolloi iku se nuk gjeti gjë atë natë. Ndaj më dogji mua diçka, se ka bashkëpunim. Dikush ia ka dhënë paret asaj. Asaj s’ju gjetën asnjë pare.

Mendoni se ka bashkëpunuar me dikë gruaja juaj?
Po kështu mendoj. Paratë u gjetën natën e dytë. Paratë u gjetën te tubi i aspirimit. As më shkonte mendja fare.

Ishit këtu kur erdhi policia?
Po këtu isha.

Ju mori policia në pyetje?
Po më pyetën më thanë; a ke dijeni? I thash ‘jo’. Ndërhyri ai shefi dhe tha; që nuk ka dijeni ky, se e njoh. Ka punuar 30 vite me ne tha. Kaq qe, dhe nuk më pyetën më (ka qenë polic).

Kishit vënë re diçka të dyshimtë te gruaja?
Jo asgjë të dyshimtë, se unë nuk lija asgjë mangët. Unë merrja pension të madh, dhe ajo punonte në banesa merrte 1 milion lekë. Kishim të ardhura.

Pse dyshoni se gruaja juaj dhe djali e kanë bërë këtë veprim?
Për djalin më vjen keq, se ai është djalë i mirë.

Mendoni se djali juaj është përdorur nga bashkëshortja juaj?
Po ose nga bashkëshortja, ose nga ai maskarai që ka pasur paret. Ku do i gjente paret ai?! Nuk ishte banka? Ajo është bërë për fshehje, ‘që të shpëtojë unë, na paratë e mia’.

Djali juaj lëvizte me makinë të shtrenjtë…
Makina ime është e shtrenjtë. E kam marrë unë me lekët e burgut. Kam bërë burg në kohën e Everit, që e shava. Një nga automjetet ia kam blerë unë.

Po dy automjetet ku i ka gjetur?
I ka blerë vetë djali, por tha; bab s’kam vjedh gjë. Atij si kanë kapur asgjë, se nuk i kanë gjetur as gisht, asgjë. Do i lutesha shumë qeverisë, kryeministrit, që djalin të ma lirojë nga burgu me kusht. Se atë fëmijë kam.

Jeni takuar me djalin dje?
Po isha dje. E gjeta me kokë në çimento. I ka rënë çimentos, ishte çarë këtu te koka. I vjen inat se pse nuk e mori nëna e vetë përsipër fajin. Se ajo e ka bërë, ku dinte djali se ku ishin paret?!

Si mendoni, kush i ka fshehur paratë në tubin e aspirimit?
Bashkëshortja, djali nuk e ka ditur. Se di kur i ka fshehur. Kemi dalë i bie dhe ajo i ka fshehur.

Ju mendoni se ajo i ka marrë paratë nga një banesë apo në disa banesa ku punonte?
Jo mendoj se në një banesë. Ai (pronari) bënte qejfe, ikte nëpër kampe, nëpër plazhe. Paguan tjetër kush për atë. S’e kanë thirrur asnjëherë në prokurori. Mua më duhet të lirojë djalin me kusht.

Çfarë ju tha djali dje? Po bashkëshortja?
bashkëshortja s’foli. Ikur. Ajo nuk i flet djalit të vet.

Duke parë se djali juaj dhe bashkëshortja bënte jetë ndryshe nga ju. A i keni pyetur si i ka blerë ai makinat?
S’e kam pyetur. Ai u arrestua. S’kisha s’i ta pyesja. Ça kujdesej ajo për djalin?! Ajo po të donte nuk e përfshinte djalin. Djali po mos t’i jepte ajo paret, s’kishte me ça t’i blinte ai. Ajo ka punuar rreth 10 vite te Alda.

Ka punuar dhe të zyrtarët e tjerë?
Po po. E merrnin se ishte pastruese e mirë. Ajo nuk ka vjedh ndonjëherë. Kjo është hera e parë dhe e fundit se nuk ka ça të vjedhë më. Më vjen keq për djalin.

Jeni penduar që s’e keni pyetur djalin?
Po po jam penduar. Këto dy muaj vetëm Benzin tim kishte ai.

Po gruaja juaj nga rrethi shoqëror kishte denoncime?
Nuk e di. S’i njoh ata që ka punuar, se nuk shkoja.

Cili është apeli juaj lidhur me arrestimin e djalit tuaj se thoni sqë është përdorur nga gruaja juaj? Çfarë kërkoni?
Kur ka qenë me mua është sjellë mirë. Tani s’kam ça të bëj (për gruan). Por kërkoj lirim me kusht për djalin.

Mendoni se gruaja juaj është përdorur?
Po. Se ku i gjeti paratë? Ku i preu? Ku i mori? Kush ia dha çelësin që të hapte kasafortën?!

Thuhet se gruaja juaj ka marrë pasaportën nga Klosi dhe e ka sjellë këtu?
Se di. S’kam qenë këtu. Kam qenë të vëllai im. Ajo i kishte pasur te çanta lekët. Dy topa të vegjël. Ato te aspirimi se di se kush ia ka futur. A ja kanë futur vëllezërit, se di… Mos të fus të tjerët kot. Dua të them diçka për djalin. Më ndihmoni për djalin, dua që të dalë. Kam vetëm djalin se vajzën e kam të martuar, se është shtatzënë. Vajza më tha; ‘babi mos e ndaj’. I thash; ‘për të ndarë, do e shoh vetë babai’.

Marre nga BalkanWeb

rozeta dobi spartak dobi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë