LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam një vit pa u larë”, thirrja e 18-vjeçarit të paralizuar që është braktisur nga prindërit

Gjyshi tregon ndër të tjera se herë pas here Ninon e takon i ati, ndërsa vajza së fundmi nuk vjen më ta shikojë pasi nuk është në gjendje që ta mbajë djalin.  

29 Shkurt 2024, 21:33 Nga I.A

“Kam një vit pa u larë”, thirrja e 18-vjeçarit

ELBASAN-  “Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda. Grigor Buda, është gjyshi i 18-vjeçarit, Nino Buda që është i paralizuar.

Prej 4 vitesh të riut i janë ndarë prindërit, të cilët kanë krijuar familje të reja, duke e lënë Ninon te gjyshërit.

“E kanë braktisur, secili ka krijuar familjen e vet. Unë jam gjyshi nga ana e mamit.Me gjyq fëmijën ia dhanë të ëmës që quhet Klodiana Buda, ndërsa babai, Saimir Ashiku. Babai ka familje tjetër, kjo familje tjetër. Të dy janë me familje të rregullt dhe është braktisur fëmija e kanë lënë tek ne”, tha ai.

Gjyshi tregon ndër të tjera se herë pas here Ninon e takon i ati, ndërsa vajza së fundmi nuk vjen më ta shikojë pasi nuk është në gjendje që ta mbajë djalin.  

Grigori thotë se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.

“E mori në fillim fëmijën dhe filloi fëmija që të rrijë atje bashkë me ata. Atje ishte në kat të 6, këta vuanin për ta ngritur e për ta çuar. Ngaqë e trajtonin keq fëmijën, e rrihte e bënte ky mori të atin në telefon. I tha bab mos më le më këtu se unë këtu po vdes. E mori i ati. Nuk e mbante dot se nuk e donte ajo tjetra. Thoshte ku e ka nënën e vet, pse ta mbaj unë”, tha gjyshi.

“Mua nuk më do nëna ime”, tha 18-vjeçari.

18-vjeçari merr 250 mijë Lekë Kemp dhe 150 mijë Lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregon, se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.

“Të ardhurat tona si familje janë pensioni i çunit, Kempi, 400 mijë lekë. Nino thotë mushkëritë më dhembin, gjoksi më dhemb, e kam çuar atje. Ja tani sa mbaroi ca gjilpëra me 5 mijë e ca lekë copën. 10 copë gjilpëra. Ca i mori infermierja që erdhi këtu që ia bëri. Sytë i ka operuar nga 1 milion e gjysmë, pampersa e të gjithë gjërat që do. Kështu që… Të ardhurat e tjera janë 200 mijë pensioni im dhe 95 mijë që merr ime shoqe. Nuk kemi probleme me ujë e me drita që të jemi familje që nuk i kemi paguar”, tha gjyshi.

Vetë 18-vjeçari kërkonte të rrijë me të ëmën, por kur ishte me të iku për pak ditë pasi ajo i vuri dorë. Më pas shkoi te babai, gruaja e të cilit nuk pranoi ta mbante, ndaj përfundoi te gjyshërit.

Nino: Nuk më mbajnë dot gjyshërit. Unë i du shumë, e ata më duan shumë, por nuk më mbajnë dot. Kam 1 vit pa u larë. Me napë, me peshqir. Nuk kanë fuqi. Dhëmbët i kam copë. Nuk haj dot bukë. Nuk më merr njeri përsipër. Nga mushkëritë nuk marr dot frymë. Dua të sistemohem te mami im.

Gazetarja: Unë si Stop do ta bëj përpjekjen, por nëse është e pamundur kjo pjesë, ku mund ta sistemojmë Ninon?

Nino: Ku të jetë më e mira për mua, me ndonjë qendër.

Gjyshi tregon se Ninos kanë nisur t’i prishen dhëmbët, por dentistët në Elbasan nuk e kanë marrë përsipër.

Për çështjen e 18-vjeçarit të braktisur nga prindërit, Nino Buda, “Stop” takoi të ëmën e Ninos, Klodiana Buda me bashkëshortin e saj të ri.

Ajo thotë, se nuk është e aftë ta mbajë djalin pasi ka probleme të shëndetit mendor dhe mund t’i bëjë keq. Sipas saj, i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale.

Klodiana Buda: Fëmijën e ruaj nga vetja ime.

Gazetarja: Pse? Sepse më thanë që e ke dhunuar?

Klodiana Buda: Po. Nuk e kam dhunuar unë. Më ka dhunuar ai mua. Më ka kafshuar. Më ka thënë lloj-lloj llafesh. Kam hequr situatë të keqe. Kam qenë e sëmurë. Pija ilaçe me grushte dhe tani kështu jam.

Gazetarja: Me vendim gjykate e ke ti fëmijën në kujdestari.

Klodiana Buda: Fëmija është 18 vjeç, mbush 19 në Shtator. Nuk kam ku ta çoj. Kam krijuar jetën time.

Gazetarja: Nuk e mban dot tek familja e re që je?

Klodiana Buda: Vetë nuk e mbaj dot. Nuk jam e aftë.

Gazetarja: Nuk do bashkëshorti?

Klodiana Buda: Nuk do. Dhe unë nuk jam e aftë. Fëmija do yzmet, unë nuk jam e aftë për veten time. Nuk jam sepse kam kaluar shumë keq dhe jam me depresion dhe me ilaçe. Nuk mundem dot sepse nëse ndodh diçka tjetër kush e merr përsipër. E kupton që e ruaj nga vetja. Unë që kam arritur deri këtu e mbroj nga vetja ime në radhë të parë. Pse të arrij unë deri atje ta kem peng. Unë, ose ai mua.

Gazetarja: Prindërit e tu janë të pafuqishëm. Ke informacion që Nino ka 1 vit pa u larë?

Klodiana Buda: Unë kam vajtur sa herë më kanë kërkuar. Mua më përzejnë, sillen keq.

Gazetarja: Keni mundësi ta mbani apo jo se ai do të rrijë me ju.

Bashkëshorti: Jo nuk ka mundësi.

“Stop” u interesua në Bashkinë e Elbasanit, ku drejtoresha Eltiona Kolla tha se Elbasani nuk ka qendra rezidenciale, por ajo do të interesohet që ta sistemojë me Shërbimin social sa më afër.

“Qyteti ynë nuk ka qendër rezidenciale. Nuk është i vetmi Elbasani. Ne jemi duke lobuar dhe duke e diskutuar dhe ngritur këtë çështje edhe më lart si në ministrinë përkatëse. Ne do marrim masa të menjëhershme që të lidhemi me Shërbimin Social Shtetëror Rajonal Elbasan për ta akomoduar në një qendër përkujdesjeje rezidenciale në një nga qytetet që ne do gjejmë hapësira dhe do ketë vend për ta akomoduar”, tha ajo.

Me 5 punonjës të Bashkisë Elbasan, “Stop” shkoi në shtëpinë e Ninos, ku gjyshërit plotësojnë dokumentacionin dhe pranojnë, që nipi të sistemohet në një qendër rezidenciale në Tiranë.

Marrë nga Tv Klan

grigor buda klodiana buda saimir ashiku

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit