LIVE UPDATES
Aktualitet

Kamionët me bimë medicinale shqiptare kthehen mbrapsht nga BE - Ministria e Bujqësisë fle gjumë

Bimët e huaja kanë rezultuar më të larta se norma që ka vendosur Bashkimi Europian dhe për pasojë, kamionët janë kthyer mbrapsht.

16 Dhjetor 2022, 16:34 Nga k.m.
Kamionët me bimë medicinale shqiptare kthehen mbrapsht nga BE -
Foto ilustruese

TIRANË- Industria e bimëve medicinale e ka gjetur veten prej disa kohësh në vështirësi. Përgjatë gjithë këtij viti, rreth 50 kamionë me bimë medicinale janë kthyer mbrapsht nga vendet e BE-së për shkak të pamundësisë për të kryer analizat me kriteret e vendosura atje. Filip Gjoka, kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale, thotë me shqetësim për Gazetasi.al se po përballen jo vetëm me shpenzime shumë të larta por edhe me një avari të vazhdueshme.

“Kamionët tanë kanë ikur jashtë shtetit te kompanitë blerëse dhe pasi i kanë testuar mallrat që kanë qenë në kamionë, i kanë kthyer mbrapsht.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e fuqisë punëtore ka ikur në emigrim dhe zonat malore janë shpopulluar, bimët medicinale që ne eksportojmë përzihen me bimë të egra. Për shkak të mungesës së këtyre punëtorëve që dikur i pastronin bimët me dorë, tani detyrohemi që këto bimë t’i eksportojmë të papërpunuara, gjë që dëmton edhe lëndën tonë të parë”, vijon ai mandej për Gazetasi.al.

Gjoka shton se bimët e huaja kanë rezultuar më të larta se norma që ka vendosur Bashkimi Europian dhe për pasojë, kamionët janë kthyer mbrapsht.

“Këto kritere kanë vite që janë vendosur dhe janë shumë strikte por ndonjëherë edhe atje ligjet votohen pa e parë se çfarë kanë përpara në tryezë”, thekson Gjoka për Gazetasi.al duke argumentuar se këto bimë janë konsumuar prej shekujsh, në çajra, lëngje të ndryshme dhe në gatime.

Kthimi mbrapsht i kamioneve po paguhet me kosto jo të vogla.

“Vetëm rruga e vajtjes e një kamioni drejt Hamburgut kushton rreth 3 mijë euro. Po e njëjta kosto është edhe për kthimin mbrapsht në Shqipëri. Dhe kjo vetëm për një kamion, imagjinoni për rreth 50 të tillë”, thekson ai mandej duke shtuar se sektori i bimëve medicinale dhe erëzave në Shqipëri ka nevojë ende për rritjen e kapaciteteve përpunuese.

Shoqata kërkon që të ngrihen laboratorë të akredituar në Shqipëri në mënyrë që kompanitë të kenë mundësi të kryejnë analizat përpara se t’i dërgojnë për t’i eskportuar.

Aktualisht në vendin tonë funksionon vetëm një laborator privat i akredituar për kryerjen e analizave specifike për bimët medicinale që eksportohen jashtë ndërsa kostot për kryerjen e tyre jashtë vendit janë shumë të larta.

“Vetëm nëse dërgojmë një mostër duhet të paguajmë rreth 50 euro ndërsa kryerja në total e analizës kushton nga minimalja që është rreth 120 euro deri në 500. Prandaj kërkojmë me ngulm ngritjen e këtyre laboratorëve në Shqipëri.

Është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë me ngritjen e këtyre laboratorëve pranë institucioneve shtetërore me qëllim reduktimin e kostos së kompanive dhe ku analizat të kryhen me standardet e reja europiane”, thotë Gjoka për Gazetasi.al duke shtuar se Shqipëria në fakt ka shumë kapacitet për prodhimin e këtyre bimëve.

“Totali i eksporteve për këtë vit që po lëmë pas është deri në 62 milionë dollarë, por nëse do të kishim patur më tepër investime, vlera e tyre do të rritej deri në 40% më shumë. Bimët kryesisht eksportohen në Turqi, Europë, SHBA deri në Australi. Vendin kryesor në Europë e mba Gjermania.

Ne jemi të pranishëm në tregun botëror, falë dhe vendit tonë të bekuar, pozicionit gjeografik, ku bimët rriten në mënyrë të shkëlqyer.

Sot kemi arritur të krijojmë rreth 31 kompani të cilët janë në tregun e bimëve dhe erëzave, duke krijuar një punësim sezonal dhe stabël për rreth 90 mijë të punësuar të cilët marrin pjesë në këtë treg.

Realisht Shqipëria numëron rreth 330 lloje specie të ndryshme që janë të mundshme për eksport dhe që kanë gamë të prodhimit dhe përdorimit në industri dhe në farmaceutikë, ndërsa ne eksportojmë vetëm rreth 186 artikuj", thotë Gjoka.

Por sipas tij, vetëm 25% e këtyre bimëve eksportohen si produkt final ndërsa pjesa e mbetur, rreth 75% eksportohet si lëndë e parë, për shkak se në Shqipëri mungojnë kapacitetet përpunuese./GazetaSi

bimet medicinale

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 15:36 F.M

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Mbledhja e KLP TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj