16 Dhjetor 2022, 15:20
Nga I.A

TIRANË- 5 milion euro pasuri të paluajtshme janë sekuestruar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se pasuria i përkiste 32-vjeçarit Elvi Osmaj. Osmajt i janë sekuestruar gjithsej 1 ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare. Sipas njoftimit të policisë, këto pasuri 32-vjçari dyshohet se i ka bërë duke u marrë me veprimtari kriminale në Britani.
Njoftimi i Policisë:
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u zhvillua operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”.
Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij. Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 5 milionë euro, konkretisht:
•1 ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi E. O., në shtetin anglez. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
elvi osmaj sekuestrohen 5 mln euro pasuri
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 14:59
a.l
arrestimi i shqiptarëve
SPANJË- Një grup grabitësisht shqiptarë që funskiononin si bandë e mirëfilltë ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 15:15
A.B
Seanca
TIRANË- Ka përfunduar seanca dëgjimore për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK në Këshillin e Lart&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 15:10
I.A
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama
MALI I ZI- Një skandal është publikuar ditën e sotme në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe h...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 14:57
A.B
Edvin Kondili
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili tregoi se çfarë do bënte ndryshe përgjatë këtyre ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 14:31
A.B
Kondili
TIRANË- Një nga tre kandidatët për kreun e SPAK,Edvin Kondili, u shpreh në Këshillin e Lartë të Prokuroris&...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 14:11
f.g
Ambasadorja amerikane te Poli i Drejtesise
TIRANE-Ambasadorja amerikane Yuri Kim sapo ka mbërritur në sallën e Këshillit të Lart&e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 14:06
k.m.
Edvin Kondili
TIRANË- Edvin Kondili dhe Alfred Balla janë përplasur për 2 minuta. Gjatë intervistimit të tij për kreun e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 13:56
k.m.
Ervin Trashi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 15 dhjetor 2022 vendimin për lënien n&e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 13:53
f.g
Ervin Kondili
TIRANE- Kandidati Ervin Kondili, në garën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), d...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 13:46
k.m.
Edvin Kondili
TIRANË- Kandidati për kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. N&eum...