LIVE UPDATES
Aktualitet

Kapet autobusi me 176 mijë euro dhe municion në portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Autobusi vinte me tragetin që bënte rrugën Bari-Brindisi dhe gjatë kontrollit janë gjetur 176 mijë euro, 500 dollarë dhe 50 euro të falsfikuara, përvec këtyre është gjetur dhe një pako me fishek çifteje.

15 Tetor 2023, 12:18 Nga h.k
Kapet autobusi me 176 mijë euro dhe municion në portin e
Foto nga arrestimi

DURRËS-Dy persona janë arrestuar paraditen e sotme në Portin e Durrësit për trafikim dhe falsifikim parash. Algert Atia 34-vjeç dhe Ardian Bello 51 vjeç të dy drejtues të atobusit, mjeti në të cilin u gjetën materialet e ndaluara, kanë rënë në prangat e policisë.

Autobusi vinte me tragetin që bënte rrugën Bari-Brindisi dhe gjatë kontrollit janë gjetur 176 mijë euro, 500 dollarë dhe 50 euro të falsfikuara, përvec këtyre është gjetur dhe një pako me fishek çifteje. Policia po heton për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË

"Port, Durrës/Finalizohet faza e 5-të e operacionit policor të koduar “Fluksi”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në Shqipëri, para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Faza e 5-të e këtij operacioni u finalizua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe me autoritetet doganore të këtij porti. Sekuestrohen 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash. 

Vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesit e autobusit ku u gjetën të fshehura shuma e parave dhe mallrat që tentuan t’i kontrabandonin në Shqipëri). Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në mënyrë të kundërligjshme në Shqipëri, shuma parash që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale,  specialistët e Sektorit për  Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan fazën e 5-të të operacionit policor të koduar “Fluksi”.

Në baskëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrës dhe me autoritetet doganore të këtij porti, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit, kaloi për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, autobusin që vinte me tragetin e linjës Bari-Durrës, i cili dyshohej se transportonte një shumë të madhe parash dhe mallra.  Gjatë kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të autobusit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë cifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme).

Në vijim të veprimeve, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- A. A., 34 vjeç, banues në Berat  dhe A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, të dy drejtues të autobusit ku u gjetën të fshehura paratë dhe mallrat që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, të cilët kanë ndimuar ose favorizuar, drejtuesit e këtij autobusi dhe të autobusëve të tjerë të kësaj shoqërie, gjatë hyrjeve ose daljeve nga PKK Port Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim."

arrestim ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj