15 Tetor 2023, 11:15
Nga h.k
Policia e Qarkut Elbasan
LIBRAZHD-Klodian Qoshku, është vendosur në prangat e policisë në mesnatë pasi është kapur në flagrancë për vjedhje. 33-vjeçari banues në Librazhd është nisur për të vjedhur një biznes telefonash, ku është konstatuar se ka thyer xhamin dhe më pas ka tentuar të hyjë.
Qoshku rezulton edhe më i parë i dënuar për veprën penale, vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Gjergj Golemi” dhe 33-vjeçari akuzuar dhe përvec vjedhjes dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
NJOFTIMI I POLICISË
"Tentoi të vidhte në mesnatë, duke thyer xhamin e derës kryesore të një dyqani që tregtonte celularë dhe aparate dixhitale, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari. 33-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin "Gjergj Golemi", kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale "Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës".
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme."
vjedhje ne librazhd klodian qoshku
Aktualitet
15 Tetor 2023, 10:51
a.l.
I riu
TIRANË- Reidi Balla është personi i cili dyshohet se porositi zjarrvënien në tarracën e një lokali në Tiran&...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 10:20
h.k
Universiteti
TIRANË-Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë si dhe Fakulteti i Ekonomisë të Universitetit të Tiranës nj...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 10:10
a.l
Blue Taxi
TIRANË- Një 28-vjeçar, shofer taksie, është shoqëruar në policinë e Tiranës, pas akuzave të ...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 09:35
a.l
Sende të sekuestruara
TIRANË- Klizajn Bajrami është vënë në pranga nga pasi ka hedhur lëndë djegëse n&eu...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 08:29
a.l
Harta
TIRANË- Për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën, mbi 2 mijë ef...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 08:18
a.l
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele ...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 08:00
a.l
Foto ilustruese
BELSH- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në r...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 07:59
a.l
Moti
TIRANË- Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 22:28
I.A
Pollicia
SARANDË- Policia ka bërë të mundur arrestimit e autorit të sulmit ndaj Leonard Poçit mbrëmjen e ...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 22:07
I.A
SARANDË- Një i ri ka përfunduar mbrëmjen e sotme në spitalin e Sarandës, me plagë të shumta në trup. Më...