"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Sipas shoqërisë, ajo nuk ishte ftuar të merrte pjesë në procedurat e konkurrimit për marrjen e licencës për transmetime digjitale dhe për rrjedhojë nuk kishte mundur të aplikonte për marrjen e kësaj licence.
FRANCË- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg, ka shpallur sot “të papranueshme” një padi të ngritur nga shoqëria “Agonset”, e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kundër Shqipërisë. Ndërhyrja e kësaj Gjykate ishte kërkuar mbi pretendimet e shoqërisë që zotëronte televizionin Agon Channel se “është shkelur e drejta për lirinë e shprehjes, sipas kërkesave të nenit 10 të Konventës dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar sipas nenit 14 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të Konventës”.
Sipas shoqërisë, ajo nuk ishte ftuar të merrte pjesë në procedurat e konkurrimit për marrjen e licencës për transmetime digjitale dhe për rrjedhojë nuk kishte mundur të aplikonte për marrjen e kësaj licence.
Gjykata evropiane, vendosi ta refuzojë kërkesën, duke qenë se ankuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike të shtetit shqiptar, duke mos i ngritur pretendimet e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përpara se t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut.
Zëri i Amerikës ka mësuar se shoqëria e sipërmarrësit Becchetti kishte kërkuar dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 350 milion euro, për pasojat që sipas saj ishin shkaktuar, nga pamundësia për t’u pajisur me licencë për tranmetime digjitale.
Në Gjykatën evropiane, shoqëria “Agonset” u përfaqësua nga avokati Italian Andrea Saccucci, i cili drejton një studio të njohur ligjore italiane. Ndërsa pala shqiptare, u mbrojt nga Avokati i Shtetit Artur Metani, aktualisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Vitin e kaluar, Shqipëria humbi përfundimisht një tjetër gjyq me zotin Becchetti për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro.
Ndërsa pak muaj më parë, Gjykata e Tiranës, e dënoi sipërmarrësin Italian me 17 vite burg, pasi e gjeti atë fajtor Gjykata e deklaroi sot fajtor, për të katër akuzat e ngritura nga prokuroria, që nga falsifikimi i dokumentave, te vjedhje duke shpërdoruar detyrën, evazion fiskal dhe pastrim parash./VOA/
Policia ELBASAN- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Elbasan, pasi dyshohet se ka paguar furn...
Pamje nga shiu LIBRAZHD- Qyteti i Librazhdit është pushtuar nga shirat. Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e verës, një shtr&...
DASH Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që p&...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Foto Ilustruese TIRANË- Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve i është përgjigjur pyetjes së deputetit socialist Erion Br...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve në ven...
Foto ilustruese Koncesionari i segmentit Thumanë-Kashar projekton që të vjelë nga tarifa e kalimit të rrugës 1 miliard e 307 ...
TIRANË- Politikanë, miq e kolegë, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Bujar Nishanit. Në homazhe kanë qenë ...
Foto ilustruese Gjykata e Sarandës vendosi të enjten caktimin e masës së sekuestros paraprake për një sipërfaqe toke pre...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë bilancin e muajit maj. Në...