12 Dhjetor 2025, 17:23
Nga E. D
Erion Boba
DURRES- Shokë dhe bashkëmoshatarë të Erion Bobës, 15-vjeçari i cili u vra me thikë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kanë protestuar sot në sheshin qendror të qytetit. Ata kanë kërkuar drejtësi për shkkun e tyre dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes.
I pranishëm në protestë ishte edhe vëllai i Erionit, i cili zgjodhi të mos fliste për mediat. Njëri nga shokët e viktimës deklaroi se nuk ka besim se drejtësia do ta zbardhë siç duhet këtë çështje dhe ndjejnë pasiguri për jetën e tyre.
“Nuk kam besim se drejtësia do ta zbardhë siç duhet këtë çështje. Ne ndjehemi të pasigurtë në jetën tonë, sepse ka shumë të rinj që mbajnë armë të ftohta me vete”, tha një prej shokëve të viktimës, duke kërkuar masa më të forta për ndalimin e mbajtjes së thikave nga adoleshentët.
Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Erjoni dhe 14-vjeçari me inicialet M.K nuk kishin lidhje me konfliktin, por po shoqëroinin persona të tjerë.
Konflikti në rrjetet sociale, me sharje dhe ofendime kishte nisur mes shokut të Erion Bobës dhe vëllait të autorit. Dy grupet e kishin lënë të takoheshin, ku Erjoni po shoqëronte me makinë shokun e tij, ndërsa autori shoqërohej nga shokët e tij.
Por takimi i tyre përfundoi me një tragjedi, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
erion boba
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 16:27
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka firmosur ditën e sotme rritjen e pagave, për vartësit tek Drejtoria e Shë...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 16:16
Gazeta “Koha Jone”, e cila njihet publikisht si gazeta e parë e pavarur në Shqipëri ka organizuar sondazhin online, për N...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 15:39
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgji...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 15:17
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Policia ka zbardhur plagosjen e rëndë të 26-vjeçarit me inicialet F. Y., më 6 dhjetor n&e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 14:46
E. D
Laert Haxhia
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim grupin e Laert Haxhisë, Kristi...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 14:31
M.L
Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk ësh...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 14:28
M.L
Foto ilustruese
Ndërsa pritej që Air Albania të rifillonte sot fluturimet drejt Stambollit, pasi deri në mëngjesin e të premt...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 13:46
M.L
Pamjet e sherrit
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në lagjen Zdrale t&e...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 12:22
I.A
Franc Çopja
PARAGUAJI- Mafia shqiptare dhe klanet e rrezikshme kriminale duket që janë shtrirë në të gjithë Ameri...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 11:55
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia ka bërë me dije detaje rreth sherrit me thika që ndodhi pranë Shkollës së Mesme t&...