Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi dyshohen për fshehje të të ardhurave.
GJIROKASTËR- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për katër persona. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi dyshohen për fshehje të të ardhurave.
Gjatë kontrollit fizik të banesave të tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të konsiderieshme parash në euro, paund, dollarë dhe franga. Mbi katër të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale "Fshehja e të ardhurave".
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.
Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 13.470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë, 40.895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro, 8.780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund, 9.922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan, 10.380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga, 3.145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez, 85.720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira, 1 pajisje DVR 2 blloqe shënimesh.
Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan. Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 13.443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë, 91.865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro, 7.965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund, 12.674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan, dhe 5 pajisje elektronike “Kompjuter”. Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan; 3.580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe 118.500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë. Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal./Dosja.al
pamje nga arrestimi TIRANË- Policia ka zbardhur plagosjen e rëndë të 26-vjeçarit me inicialet F. Y., më 6 dhjetor n&e...
Laert Haxhia TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim grupin e Laert Haxhisë, Kristi...
Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk ësh...
Foto ilustruese Ndërsa pritej që Air Albania të rifillonte sot fluturimet drejt Stambollit, pasi deri në mëngjesin e të premt...
Pamjet e sherrit SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në lagjen Zdrale t&e...
Franc Çopja PARAGUAJI- Mafia shqiptare dhe klanet e rrezikshme kriminale duket që janë shtrirë në të gjithë Ameri...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia ka bërë me dije detaje rreth sherrit me thika që ndodhi pranë Shkollës së Mesme t&...
Pamje nga vendngjarja SHKODËR- Një ngjarje e rëndë me thika ka ndodhur në lagjen Zdrale të Shkodrës, pranë shkoll&e...
Foto Ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se sherri mes disa t...
Banesa ku mbahej peng kosovari VLORA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja e shtetasit kosovar, Fisnik Xhaka...