Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Gjatë mbledhjes plenare të rradhës KLGJ vendosi të mos pranojë kërkesën e Suela Zhegut, Firdes Shulit, Alma Faskajt, Brunilda Bekteshit, Pamela Qirkos, Olsi Komicit, Valbona Sanxhaktarit, Xhensila Pines, Etleda Çiftjas dhe Roland Ilisë.
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar një kërkesë të dhjetë ish-anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët kërkuan të emëroheshin gjyqtarë Apeli pas përfundimit të mandatit të tyre si shkalla e parë e vettingut.
Gjatë mbledhjes plenare të rradhës KLGJ vendosi të mos pranojë kërkesën e Suela Zhegut, Firdes Shulit, Alma Faskajt, Brunilda Bekteshit, Pamela Qirkos, Olsi Komicit, Valbona Sanxhaktarit, Xhensila Pines, Etleda Çiftjas dhe Roland Ilisë.
Pas hedhjes së shortit, Këshilli vendosi për zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësimin Merita Karaj në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve. Këshilli vendosi gjithashtu caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Suela Dashi.
Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 29.04.2026 dhe 06.05.2026.
Njoftimi i plotë
Sot, më datë 10.07.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë: Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. Brunilda Kadi, për vitin 2024. Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. Adrian Shega për periudhën 2021-2023”. Këshilli vendosi për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 1/2026, të filluar ndaj magjistrates znj. Suela Dashi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Këshilli vendosi për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit të gjyqtarit z. Sokol Ibi.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. Sokol Ibi, në Gjykatën Administrative të Apelit.
Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesave, për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:
- znj. Suela Zhegu;
- znj. Firdes Shuli;
- znj. Alma Faskaj;
- znj. Brunilda Bekteshi;
- znj. Pamela Qirko;
- z. Olsi Komici;
- znj. Valbona Sanxhaktari;
- znj. Xhensila Pine;
- znj. Etleda Çiftja;
- z. Roland Ilia.
Pas hedhjes së shortit, Këshilli vendosi për zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësimin znj. Merita Karaj në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve.
Më tej, Këshilli vendosi për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten për në programin e formimit fillestar, në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2026-2027, profili ndihmës ligjor, znj. Kledjana Llalla.
Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, buxheti i gjykatave, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2026”.
Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 29.04.2026 dhe 06.05.2026./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët,...
Foto ilustruse TIRANË- Qindra mijëra qytetarë do të mblidhen sërish sot në ditën e 41-të të protestë...
TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke finalizua...
TIRANË – Vetëm tri javë pas shpërbërjes së Bordit të Transparencës, tregu i karburanteve në vend ka regjist...
Gjatë protestës para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë më 6 korrik Në javët e fundit në Koso...
Pamje LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i një zjarri që shkaktoi dëme të...
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza KOSOVË- Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryeministri në de...
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, dhe ai rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në margjinat e Samitit të Ogranizatës për Bashkë...
Foto DURRËS- Për vite me radhë, ura që lidh fshatin Gjuricaj në njësinë administrative Ishëm me rrugën kryesor...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj Raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve...