LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja Urbane 2.0, Rama: Shoqëria është bërë më kërkuese! S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve

 •Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon investime me vlerë prej 1.5 miliardë euro. • Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se programi i ri nuk përfaqëson vetëm një fazë të re të zhvillimit urban, por edhe një përgjigje ndaj kërkesave në rritje të qytetarëve për standarde më të larta jetese. • Ai theksoi më tej se Shqipëria nuk mund të konsiderohet më një shoqëri e varfër, edhe pse sfida e varfërisë vijon të ekzistojë.  • Sipas tij, me zhvillimin ekonomik dhe social rriten edhe kërkesat e qytetarëve për cilësi më të lartë në infrastrukturë dhe shërbime. • Lideri i qeverisë tha ndër të tjera se  Shqipëria ka lënë pas shumë nga problemet bazike të së kaluarës dhe se tashmë sfida kryesore është rritja e cilësisë së shërbimeve publike, në përputhje me kërkesat gjithnjë e më të larta të qytetarëve. • Rama solli si shembull edhe menaxhimin e mbetjeve, duke theksuar se dikur shqetësimi ishte nëse makina e plehrave vinte një herë në javë, ndërsa sot debati është për mënyrën e përpunimit të mbetjeve. • Kryeministri u ndal edhe te perceptimi për shoqërinë shqiptare, duke theksuar se qytetarët nuk janë bërë më negativë, por më kërkues ndaj institucioneve dhe shërbimeve publike. • Sa i përket Integrimit Europian, Rama akuzoi opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit dhe të ushqejë, sipas tij, energji negative ndaj një prej proceseve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit. • Në fund, Rama nënvizoi se Integrimi në Bashkimin Europian nuk është një çështje abstrakte, por lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetarëve, ekonominë dhe veçanërisht me të ardhmen e brezit të ri.

5 artikuj për këtë temë.

6 ORE ME PARE

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit Europian dhe të ushqejë, sipas tij, energji negative ndaj një prej proceseve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Integrimi në Bashkimin Europian nuk është një çështje abstrakte, por lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetarëve, ekonominë dhe veçanërisht me të ardhmen e brezit të ri.

Më tej, Kryeministri theksoi se faza e re e qeverisjes, të cilën e cilësoi si “Rilindja 2.0”, duhet të fokusohet te cilësia e jetës, duke shtuar se qytetarët kërkojnë standarde europiane dhe jo vetëm investime infrastrukturore.

"Procesi i integrimit nuk duhet të banalizohet dhe që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne. është një process historik për 1001 arsye por edhe për ekonominë e kujtdo, vecanërisht të rinjve. Për ata që janë gjenerata më të rritura në moshë, kjo që thash është relativë, për të renë është absolute. Shqipëria e pas 10 vjetëve do jetë Europa e të rejave e të rinjve. Nuk mund që një narrativë absurde të kanalizojë energji negative ndaj procesit. Europaa është standardi që kërkohet, nevoja për të parë jo 5 km e ndërtuara po 100 m që mungojnë, është cfarë e lidh europën dhe Shqipërinë anëtare të BE me këtë nevojë. Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi, jete, bashkëjetese. Është të ndërtojmë më tej komunitetin, jo qytetin. Të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobilitet të brendshëm dhe jo thjesht parqe e sheshe. Jo thjesht ekonomi, po mirëqënie.

Besoj shumë te ky program dhe eksperienca që kemi akumuluar. Dhe nëse  nuk do na bëjë cinik, po më të hapur ndaj reagimit të kujtdo qoftë, nuk do na bëjë të ngurtë, por do na ndihmojë që të adresojmë si duhet edhe atë që vjen përballë, ne do bëjmë një sukses të ri. O do jemi viktima të suksesit tonë, që është një mundësi, po i kuptove do i japësh një marsh tjetër të arrish ti e ata, do bëhesh heroi i tyre. Ajo që ne kemi detyrë kombëtare, është të mos lejojmë në asnjë mënyrë që marrëzia e zgjidhjeve magjike të fitojë terren, se gjithcka kemi ndërtuar do shkojë me kokë poshte, dhe jo BE po kthim pas dramatik. Para se të jetë vonë për ata që besojnë në këto ilaçe çudibërëse duhet të vrapojmë më shpejt, shumë më shpejt. Vjen një moment kur njerëzit besojnë te mjekët popullorë, pastaj kalojnë te fallxhorët, ne s’duhet ta lejojmë këtë, duhet të kuptojmë pse njerëzve i lind nevoja për fallxhorë,dhe shkaku jemi ne, po e kërkuam te të tjera gjëra, duhet ta lëmë këtë punë se eksperienca na ka bërë cinik. Fallxhorët ia fusin kot, jo njerëzit. Po ngelën në dorë të fallxhorëve do jetë shumë vonë. Nuk ka më nevojë të shkosh prap te mjeku," tha Rama./Dosja.al

6 ORE ME PARE

"Shoqëria është bërë më kërkuese"/ Rama: Kush mendon se është negative, s'duhet të merret me politikë

"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka lënë pas shumë nga problemet bazike të së kaluarës dhe se tashmë sfida kryesore është rritja e cilësisë së shërbimeve publike, në përputhje me kërkesat gjithnjë e më të larta të qytetarëve. Rama solli si shembull edhe menaxhimin e mbetjeve, duke theksuar se dikur shqetësimi ishte nëse makina e plehrave vinte një herë në javë, ndërsa sot debati është për mënyrën e përpunimit të mbetjeve.

Kryeministri u ndal edhe te perceptimi për shoqërinë shqiptare, duke theksuar se qytetarët nuk janë bërë më negativë, por më kërkues ndaj institucioneve dhe shërbimeve publike. Sipas tij, përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve nuk është vetëm një objektiv administrativ, por një domosdoshmëri për funksionimin e shoqërisë demokratike dhe ekonomisë së tregut.

"Transporti publik, dikur përpara rilindjes urbane, furgonët ishin normaliteti. Lufta për të hequr furgonët ishte si një luftë për të luftuar Covidin me grushte, sot as nuk behët fjalë që ne të pretendojmë që njerëzit të jenë të kënaqur me transportin publik, pavarësisht se ka linja dhe autobusët etj etj. Duhet nivel tjetër. E tha ministri çështjen e mbetjeve, dikur nuk ishte problem se si përpunohen mbetjet, dikur ishte çështja se kur vinte makina e plehrave që vinte njëherë në javë, ndërkohë sot shqetësimi sot është si përpunohen mbetjet. 

Kush mendon se shoqëria është bërë më negative, nuk duhet të merret me politikë, nuk duhet të merret me punë, të cilat janë funksion dhe shërbim publik, sepse nuk përballon dot atë që e percepton si negativitet. Sot kush merret me këtë punë, duhet thjesht dhe vetëm ta ketë të ndarë mendjen se shoqëria është bërë më kërkuese, jo më negative. Se si e shpreh shoqëria kërkesën, është një tjetër temë, që nuk jemi këtu për këtë, por ne jemi këtu  për të kuptuar se duhet kaluar në një nivel tjetër me patjetër dhe kjo nuk është thjesht sot një çështje shërbimesh, por është një çështje ekzistenciale e shoqërisë demokratike, është një çështje ekzistenciale e shoqërisë së ekonomisë së lirë të tregut, e një shoqërie që bazohet te sipërmarrja për të mos lejuar që pastaj Shqipëria të kthehet me kokë poshtë”, tha Rama./Dosja.al

7 ORE ME PARE

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re zhvillimi

"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku suksesi i arritur deri më tani nuk i ul pritshmëritë e qytetarëve, por përkundrazi i rrit ato. Gjatë prezantimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, Rama theksoi se transformimi urban i viteve të fundit ka përmbushur misionin e tij dhe se tashmë vendi duhet të kalojë në një etapë të re.

Sipas tij, faza e parë e Rilindjes Urbane kishte si mision nxjerrjen e qyteteve nga degradimi dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit. Ai shtoi më tej se sot sfidat janë të tjera, pasi qytetarët nuk kërkojnë më vetëm investime bazë, por standarde më të larta të jetesës dhe zhvillimit urban, ndërkohë theksoi se shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re zhvillimi. 

“Suksesi, rezultati, ndryshimi nuk ul pritshmëritë, por i rrit. Ka dhe më mirë në shoqëritë e varfra. Ka dhe më keq në shoqëritë e zhvilluara. Ka dhe më mirë. Sigurisht që ka dhe më mirë. Kjo është shenja më e sigurt që ne sot jemi zyrtarisht në një fazë të re. Më kujtohet që pas zgjedhjeve të fundit, unë, në një mbledhje të mbyllur këmbëngula që 83 mandatet janë një bekim po aq sa janë edhe mallkim. Më thonin: çfarë është ky mallkim? Ne jemi në rregull. Jo, sepse jemi në një fazë të re. Programi është një nga instrumentet që e adreson këtë fazë të re, duke u nisur nga prezumimi që rilindja urbane që ne njohim e ka kryer funksionin e saj. Tani duhet kaluar përtej.

Para se të kaloj në disa nga pikat që kam shënuar, po i kthehem asaj që tha ministrja në lidhje me popullsinë. Të gjitha ato janë shifra reale, por prapë do të ishte gabim i madh të mendohet që ata që i refuzojnë ato shifra si një arsye për t’u ndjerë mirë, por përkundrazi i marrin ato shifra dhe thonë: ‘Çfarë punësimi? Këtu punojnë skllevër. Këtu të japin 200 euro’. Këtu është mbase gabim si i formulon gjërat, por pritshmëria është shumë e lartë. Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi dhe degradimi që ishte kudo. Dhe nëse e përmendi kryetarja e bashkisë çështjen e shesheve kryesore… Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve tona ishin degradimi i çdo qyteti.

Dalja nga degradimi, rikthimi i qytetit si vendi ku njerëzit kanë një jetë të mundshme sociale dhe të gjithë pastaj çfarë e përmbledh rilindjen urbane me sheshet, rrugët, ndriçimin, shkollat, çerdhet, ujësjellës-kanalizimet, i përkisnin një faze kur Shqipëria, njerëzit, filluan të besojnë te vetja. Filluan të besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur jo thjesht nëpër male dhe 100 metra nga bregu ku notoje, por mund t’i prezantohej bukur kujtdo që jetonte dhe që i hapte derën për vizitorë. Tani nuk jemi më në fazën që na mungojnë këto. Ne na kujtohet kur mbillnim pemë në Tiranë ishte sikur jepnim shfaqje. Njerëzit ndalonin dhe shihnin pemët”, u shpreh Rama./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon investime me vlerë prej 1.5 miliardë euro. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se programi i ri nuk përfaqëson vetëm një fazë të re të zhvillimit urban, por edhe një përgjigje ndaj kërkesave në rritje të qytetarëve për standarde më të larta jetese.

Ai theksoi më tej se Shqipëria nuk mund të konsiderohet më një shoqëri e varfër, edhe pse sfida e varfërisë vijon të ekzistojë. Sipas tij, me zhvillimin ekonomik dhe social rriten edhe kërkesat e qytetarëve për cilësi më të lartë në infrastrukturë dhe shërbime.

"Një program kombëtar ambicioz, për të kaluar te “Rilindja Urbane 2.0” duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot lidhet me jo thjesht dallimin mes këtij programi të ri dhe programit të parë të rilindjes urbane, por me arsyet, që na çojnë në këtë program. Sa më shumë përmirësohen kushte, aq më shumë bie në sy sie papranueshëm ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, por është pritshmëri për standarde të tjera. Shoqëritë e varfra, kemi qenë shoqëri e varfër, ne nuk jemi më një shoqëri e varfër, nuk thashë që ne nuk kemi varfëri, por nuk jemi më shoqëri e varfër, dhe shoqëritë e varfra janë shumë më tolerante ndaj mungesave, sepse në këto shoqëri dominion mendësia që ka edhe më keq, ndërkohë që shoqëritë e zhvilluar apo shoqëritë hyjnë në një fazë zhvillimi ku gjërat që deri dje dukeshin që nuk ishin pjesë e mundshëm e jetës bën realitet, janë gjithmonë e më shumë intolernate ndaj mungesave, që do të thotë se suksesi, rezultati, ndryshimi, nuk ul pritshmëritë, por i rrit pritshmëritë. Programi është një nga instrumentet, që e adreson këtë fazë të re duke u nisur nga prezumimi që rilindja urbane që ne njohim e ka kryer funksionin e saj, tani duhet kaluar përtej,“ tha Rama./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet: Investime në parkime, menaxhimin e mbetjeve e transport publik

"1.5 miliardë euro në dispozicion"/ Rilindja
Ervin Demo

TIRANË- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo gjatë fjalimit tij në eventin “Rilindja 2.0”, ka prezantuar projektet e reja për Bashkitë. Demo bëri të ditur se do të bëhen investime në parkime, menaxhimin e mbetjeve dhe transportit publik. Sipas tij, në vend janë aktualisht 83 muze, ndërsa përmes paketës së re të mbështetjes do të realizohen 22 projekte konkrete. Ai theksoi se kjo paketë do të mundësojë krijimin e rreth 70 muzeve bashkiakë, të cilët do të fokusohen te traditat dhe veçoritë lokale të zonave.

“Falënderoj kryeministrin Rama, që ka hedhur idenë për Rilindjen 2.0. Unë besoj fort se të gjithë ne kryetarët e bashkive jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që hasim çdo ditë në territor. Sot kemi 83 muze në territor, janë 22 projekte konkrete që do të marrin jetë. Me këtë paketë, me këtë mbështetje financiare, kjo paketë do krijojë 70 muze bashkiakë, që do të fokusohen tek traditat lokale. Ne po punojmë që të zgjidhim dhe çështjen e parkimit. 120 milionë euro do të harxhohen për ta zgjidhur çështjen e parkimit. Na duhen arkitektë, që krijojnë qytete, që ofrojnë dimensione të reja.

Kjo do ketë impakt edhe për peizazhin urban. Ne duam që të ndihmojmë të rinjtë, që duan të ndërmarrin hapa në sipërmarrje. Ne duhet të vazhdojmë këtë sukses. Edhe mjedisi është i rëndësishëm, sepse patjetër që mjedisi është një sfidë që na ka shoqëruar prej shumë vitesh. Është një sektor që kërkon investime të mëdha. Ne jemi të vetëdijshëm sesa rëndësi ka që territori të mbulohet 100 përqind në menaxhimin e mbetjeve. Investime janë parashikuar në këtë sektor, deri në 2030 do jenë 150 milionë euro që do të hidhen për të mbrojtur mjedisin”, tha Demo./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro