Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 10 Korrik, 19:04 ...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
• Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhu mbrëmjen e kaluar në lagjen “Erdogan” në Laç, ku viktimë mbeti i Ilir Lika. • Viktima e cila njihej mekatër mbiemra, Kokaj, Lika, Gjini e Nure, është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte. • Edhe pse ka tentuar të largohet, Lika është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. • Ndërkohë, Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar, Emiljan Suti, alias Artur Suti. • Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. • Sipas raportimeve të deritanishme, viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje dhe po ashtu ata kanë pasur konflikt disa kohë më parë. • Sa i përket autorit, Emiljan Suti, alias Artur Suti, ai është emër i njohur për blutë. • Suti është i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. • Ai ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Ndërsa, në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit. • Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, i arrestuar më parë për drogë, vjedhje e vrasje. • Në vitin 2019, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre vranë Mikel dhe Jani Jushin, kushërinj, kurse Gentian Suti mbeti i plagosur. •Ndërsa në 2010, vëllezërit Suti u arrestuan dhe akuzuan për tentativë vrasjeje pasi hapën zjarr ndaj Policisë së Shtetit, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje të urdhrit të policisë”. • Prokurori Eugen Beci asokohe kërkoi shpalljen fajtor dhe dënoi me 21 vjet burg Artur Sutin, ndërsa për të vëllain e tij, Gentianin, 20 vjet burgim. • Trupi gjykues, i kryesuar nga Klodian Kurushi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për vrasje në tentativë të policëve për vëllezërit Suti, duke i dënuar ata për veprat penale të “kanosjes”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, Dënim i cili u ul përfundimisht me 5 vite për Arturin dhe 4 vite burg për Gentianin.
6 artikuj për këtë temë.
KURBIN- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Ilir Gjini. Bëhet me dije se viktima i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këmbë në momentin kur është qëlluar me shtatë plumba, teksa po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte.
Autori Emiljan Suti alias Artur Suti ka qëlluar me një armë tip pistoletë, e më pas është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Policia po heton edhe për përfshirje të personave të tjerë që mund ta kenë ndihmuar për tu larguar. Po ashtu raportohet se autori dhe viktima kanë patur konflikt disa kohë më parë./Dosja.al
KURBIN- Personi që shihni në foto është Emiljan Suti, alias Artur Suti, autori që ekzekutoi me breshëri plumbash Ilir Likën mbrëmjen e kaluar në Kurbin. 40-vjeçari ka qëlluar menjëherë pasi Lika, i njohur ndryshe edhe me mbiemrat Kokaj, Gjini e Nure, kishte parkuar automjetin e tij dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Sipas raportimeve të deritanishme, viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje.
Emiljan Suti, alias Artur Suti është i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit.
Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, i arrestuar më parë për drogë, vjedhje e vrasje. Në vitin 2019, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre vranë Mikel dhe Jani Jushin, kushërinj, kurse Gentian Suti mbeti i plagosur. Ndërsa në 2010, vëllezërit Suti u arrestuan dhe akuzuan për tentativë vrasjeje pasi hapën zjarr ndaj Policisë së Shtetit, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje të urdhrit të policisë”.
Prokurori Eugen Beci asokohe kërkoi shpalljen fajtor dhe dënoi me 21 vjet burg Artur Sutin, ndërsa për të vëllain e tij, Gentianin, 20 vjet burgim. Trupi gjykues, i kryesuar nga Klodian Kurushi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për vrasje në tentativë të policëve për vëllezërit Suti, duke i dënuar ata për veprat penale të “kanosjes”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, Dënim i cili u ul përfundimisht me 5 vite për Arturin dhe 4 vite burg për Gentianin.
Sa i përket atentatit të mbrëmshëm, dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit Emiljan Suti, alias Artur Suti./Dosja.al
KURBIN- Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku viktimë mbeti Ilir Lika. Blutë bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar si Emiljan (Artur) Suti, një person me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.
Nga verifikimet rezultoi se Suti ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Ai rezulton gjithashtu i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Viktima njihej me katër mbiemra, Kokaj, Lika, Gjini e Nure. Ai është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, Lika është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.
Pas të shtënave, Lika është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Sakaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer mbrëmjen e djeshme, në Kurbin. Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.
Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.
Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht.
Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

KURBIN- Emiljan Suti, është autori që vrau mbrëmjen e kaluar Ilir Likën në Laç. Mësohet se Suti rezulton të ketë përdorur disa identitete. Ngjarja ndodhi pranë hyrjes së pallatit ku banonte viktima.
Sipas hetimeve paraprake, viktima e cila njihej me mbiemrat Kokaj, Lika, Nure e Gjini, është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte. Dyshohet se shkak i vrasjes janë bërë borxhe të pashlyera. Edhe pse ka tentuar të largohet, Lika është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.
Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Gjithashtu Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën dhe konfliktet e mundshme të 40-vjeçarit./Dosja.al
KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhu mbrëmjen e kaluar në lagjen “Erdogan” në Laç, ku viktimë mbeti i Ilir Lika. Viktima e cila njihej edhe me mbiemrat Kokaj, Lika, Gjini e Nure, është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte.
Edhe pse ka tentuar të largohet, Lika është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Gjithashtu Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën dhe konfliktet e mundshme të 40-vjeçarit./Dosja.al
KURBIN- Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10 në një atentat me armë zjarri në Kurbin. Pas të shtënave, 40-vjeçari, Ilir Lika është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Ilir Lika njihej edhe me mbiemrat Lika, Kokaj, Gjini dhe Nure.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Gjithashtu Policia ka njoftuar se nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për grumbullimin e provave, zbardhjen e rrethanave të krimit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Dosja.al