Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
• Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë dita e 41-të e protestës së qytetarëve, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ata kanë nisur grumbullimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas pritet që të zhvendosen drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protestën e djeshme.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një proetstues nga diaspora akuzoi si pozitën ashtu edhe opozitën si tradhtarë që po e mbajnë vendin peng përmes gënjeshtrave dhe egoizmit për pushtet.
Në një deklaratë të ashpër, ai u shpreh se populli shqiptar është i vetmi që vuan pasojat e kësaj klase politike, duke theksuar se e vërteta dhe ndëshkimi për ta janë të pashmangshme.
Sipas tij, koha do t'i nxjerrë të gjithë 'të shpëlarë në pazar', pasi dinjiteti për Shqipërinë ka munguar krejtësisht te kjo elitë sunduese.
"Pozita dridhet dhe spërdridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita i ëndërron dhe do ti arrijë me çdo mjet. Përfundimi, populli i heq të gjitha. Ngel në mes dhe paguan haraçet e këtyre. Ky popull vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci. Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur sipas synimit të tyre. Kërkojnë të fitojnë pushtetin arrijnë të bëjnë çdo gjë i atribuojnë egos së vet. Populli nuk harron kurrë. E vërteta vonon por kurrë nuk harron. Pozitë dhe opozitare ju tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë. Do vijë fundi juaj. Koha do iu nxjerrë të shplarë në Pazar. Nuk mund të kishit dinjitet për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.", u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar tha para protestuesve të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë se kryeministri Rama e përdor votën për karrige dhe për ta shypur popullin. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se populli nuk pajtohet me vjedhjet dhe korrupsionin.
Protestuesi theksoi se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij pa negociata, pasi prej 13 vitesh po sillet si mbret dhe ka humbur lidhjen me popullin. I revoltuar ai foli edhe për emigracionin, për të cilin tha se shumë shqiptarë po largohen nga vendi, duke i lënë prindërit vetëm, sepse shpirti i tij social nuk ekziston.
“Protesta vijon në ditën e 41 po me atë entuziazëm për të rrësuar Edi Ramën dhe stafin e tij denigrues. Rama nuk turpërohert nëse njerëzit me aftësi të kufizuara nuk kanë as gjërat më minimale pë rtë jetuar, se bujqit jan ënë siklet të nxjerrin shpenzimet, nuk turoërohet se shiti për hekur uzinën e Ballshit, por turpërohet për një koncert. Nuk turpërohet se shqiptarët largohen dhe i lënë prindërit vetëm, sepse shpirti i tij social nuk ekziston.
Rama përdor votën për karrige dhe për ta shypur popullin. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata, prej 13 vitesh sillet si mbret, ka humbur lidhjen me popullin. Ne do të jemi këtu gjithmonë për të kërkuar me paqe dorëheqjen e tij. Uroj që Shqipëria të mos vijë në ditët e 97, jo se populli nuk guxon, por ne kërkojmë që kryeministri të largohet nga detya e tij, ndaj duhet të jemi këtu.
Nuk pajtohemi me vjedhjet dhe korrupsionin”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Pas 41 ditësh rezistence, protestuesi shpalli fitoren morale të lëvizjes, duke e cilësuar atë si protestën më të madhe dhe më të qëndrueshme në vend.
Në fjalën e tij, protestuesi u shpreh se pushteti po gërryhet çdo ditë dhe bëri thirrje për dhënien fund të kësaj qeverisjeje të inkriminuar. Ai akuzoi qeverinë për panik dhe përdorim të metodave autoritare, të cilat i krahasoi me një mentalitet komunist që po e mban vendin peng prej 36 vitesh.
"E kemi fituar se kemi prodhuar protestat më të mëdhaja që ky vend ka parë. Nëse dikush mendon se ka një protestë në numra më të mëdha se kjo le të na e tregojë. Është një luftë qëndrueshmërie. Rezistencë sepse qëndrueshmëria jonë këtu për 41 ditë këta po i gërryen dita ditës. Janë në proces gërryerje çdo ditë. Mjafton të shikoni çdo ditë postimet e tyre në rrjete, janë postime që shprehin panik, janë postime që janë me shpatulla pas murit.
Dua të them se këta që e premtojnë Europën, vetëm Europën që nuk po e sjellin, këta na akuzojnë agjentë të Iranit, këta po sillen si Irani. E keni parë që kanë krijuar një polici virtuale morali me në krye Taulant Balla që na del dhe na tregon si duhet të jetë një protestues. A mundet një qeveri e inkriminuar të na bëjë moral? Ky kryeministër e nis ditën në mëngjes duke postuar fletë rruge digjitale. Ta shporrim këtë mendësi komuniste që na udhëheq për më shumë se 36 vite.", u shpreh protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar tha gjatë protestës së 41-të të qytetarëve se një qeveri e cila sipas tyre është e inkriminuar nuk mund të bëj moral për protestën. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kjo protestë është një luftë qëndrueshmërie.
I riu shtoi se kryeministri Rama e nis ditën në mëngjes duke postuar fletë rruge digjitale. Aktivisti thekosoi se duhet shporrur mendësia komuniste që po udhëheq vendin, për më shumë se 36 vite.
Aktivisti: E kemi fituar se kemi prodhuar protestat më të mëdhaja që ky vend ka parë. Nëse dikush mendon se ka një protestë në numra më të mëdha se kjo le të na e tregojë. Është një luftë qëndrueshmërie. Rezistencë sepse qëndrueshmëria jonë këtu për 41 ditë këta po i gërryen dita ditës. Janë në proces gërryerje çdo ditë. Mjafton të shikoni çdo ditë postimet e tyre në rrjete, janë postime që shprehin panik, janë postime që janë me shpatulla pas murit.
Dua të them se këta që e premtojnë Europën, vetëm Europën që nuk po e sjellin, këta na akuzojnë agjentë të Iranit, këta po sillen si Irani. E keni parë që kanë krijuar një polici virtuale morali me në krye Taulant Balla që na del dhe na tregon si duhet të jetë një protestues. A mundet një qeveri e inkriminuar të na bëjë moral? Ky kryeministër e nis ditën në mëngjes duke postuar fletë rruge digjitale. Ta shporrim këtë mendësi komuniste që na udhëheq për më shumë se 36 vite./Dosja.al

TIRANË- Pankarta me shkrime pikante kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave në ditën e 41-të të protestave në kryeqytet.
Me karikatura dhe mesazhe ironizuese, protestuesit kanë zgjedhur të vijojnë revoltën e tyre në Tiranë.
"Mbylli kapitujt për BE, edhe kapitulli yt do të mbyllet shpejt!", shkruan një poster i cili i referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi kapitujt e integrimit në BE./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar tha se të gjitha rrugët e mangësive dhe korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se në 10 vite, gjysma e zyrtarëve ose janë në burg ose janë nën hetim.
Qytetari foli për rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe ilaçeve. Sipas tij, nëse kryeministri do ishte i devotshëm, do të kishte marrë masa përpara se situata të arrinte në këtë pikë.
Protestuesi: Të gjitha rrugët e mangësive, korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë 10 viteve të fundit, gati gjysma e zyrtarëve të qeverisë, me ministri, me drejtori, me drejtori bashkish, janë në burg ose janë nën hetim.
Rruga të çon te kryeministri, sepse po të jetë i devotshëm dhe ta dojë punën e vet, do t’i merrte më parë masat dhe do të bënte disa gjëra. Unë jetoj në Itali. Është një problem që disa herë e kam folur me miqtë: janë çmimet, duke filluar nga ushqimet. Një kilogram oriz në Itali, te Conad, kushton 4.8 euro, kurse këtu gjysmë kilogrami kushton 460 lekë.
Ilaçet, unë jam me diabet dhe mjekohem me ilaçet e Italisë. Janë rreth 265 euro në dy muaj që m’i rimburson Italia. Një herë në 6 muaj bëj analizat, kushtojnë 120 euro dhe unë nuk paguaj. Edhe çmimet nuk janë të lehta, por ata që kanë kontribute dhe paguajnë taksa, i kanë falas./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.
Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

TIRANË- Një qytetare ka shprehur revoltën e saj ndaj klasës politike në vend, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe mungesë të theksuar llogaridhënieje.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë, ajo theksoi se politikanët aktualë përfaqësojnë antivlerat e shoqërisë shqiptare. Sipas qytetares, gjuha e politikanëve është kthyer në sulmuese ndaj vetë shqiptarëve, të cilët shpesh etiketohen me terma përçmues si serbë, grekë, iranianë apo rusë.
“Nuk mund të përfaqësohemi më nga figura që vetëm po shfaqin antivlera. Gazetarëve u drejtohen gjithë arrogancë agresivitet. Kohën televizive e përdorin sikur të jenë një star, aktor holliwood dhe jo si persona që duhet të japin llogaridhënie Shqipëria nuk është skenë Holliwood që këta të tregojnë se sa karizmatik janë. Janë sulmues ndaj rinisë, ndaj shqiptarëve duke i quajtur, serb grek, iranianë e rusë. Ndërsa detyra e tyre është të punojnë për mirëqenien e qytetarëve. Ka korrupsion , kokat më të rëndësishme në pushtet në korrupsion.”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se qytetarët po protestojnë për papunësinë dhe shpopullimin që po i bëhet vendit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro, kur pensionet janë më të ulëta në Europë.
Sipas tij qytetarët do ta vijojnë revoltën e tyre dhe nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protestuesi foli eshe për rritjen e çmimeve dhe pensionet, të cilat i konsideroj si 'vrasje' për qytetarët.
“Arsyet janë të shumta, shpopullimi, papunësia. Nuk e ka targetin Shqipëria të bëjë koncert 4.2 milionë euro, kur pensionet janë më të ulëtta në Europë.
Nuk jemi ndalur asnjëherë dhe do të vijojmë.
Në zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrate ëstë për tokë, çmimet janë shtrenjtuar, pensionet janë rritur 500 lekë. Kjo është vrasje për qytetarët”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 41-të e qytetaarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, një qytetar u shpreh se ata që kanë dosjet e shantazhit e tmerrojnë Ramën.
Sipas tij, kryeministri Rama e urren popullin dhe vjedh votat. Ai shtoi vendi po përballet me një sistem arsimor dhe shëndetësor të përkeqësuar.
“Edin Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë nxjerrë paparacët apo e ka bërë vetë? Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lart, se sa më lart të shkosh aq më shumë prova ke lënë? Tmerri i Edi Ramës kanë ata që i di përgjigjet. Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë. Ai e urrën popullin, sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar, bën terror. Ai e urren këtë popull, sa herë i vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë para nga vjedhja e këtij populli por edhe për sabotimin e tij. Nuk kemi siguri, nuk kemi ushtri, nuk kemi shëndetësi nuk kemi arsim”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një i moshuar ka deklaruar ditën e sotme se pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se populli po vret frikën, ndaj duhet që protesta të radikalizohet.
I moshuari shtoi se duhen politika zhvillimi, që vendi të përparojë.
I moshuari: Edi Rama argëtohet duke e parë, as nuk skuqet as nuk zverdhet, Pa radikalizim nuk largohet Edi Rama. Pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira. Nuk është problem te pensioni, nuk ia dal dot, duhet të tërhiqem zvarrë, po bëjmë jetë zvrarranikësh. Po nuk u çrrënjos. Radikalizimin duhet ta bëjë populli, s’ka kush të vijë, populli po vret frikën. Ky vend nuk bëhet se nuk ka politika zhvillimi./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 41-të të protestës. Pas grumbullimit , ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në krye të listës, qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al