LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkuan shfuqizimin e VKM-së që përcakton pagën sipas nivelit të diplomave, Gjykata Kushtetuese rrëzon Sindikatën e Mësuesve

Votimi në Gjykatë Kushtetuese u nda në barazim, 4 pro me 4 kundër, dhe në rast të mungesës së shumicës kërkesa për shpalljen antikushtetuese të VKM-së u rrëzua.

24 Korrik 2025, 20:31 Nga r.ll
Kërkuan shfuqizimin e VKM-së që përcakton pagën sipas
gjykata kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Sindikatës së Mësuesve për shfuqizimin e vendimit të qeverisë që përcaktonte pagesat e tyre sipas nivelit të diplomave. Votimi në Gjykatë Kushtetuese u nda në barazim, 4 pro me 4 kundër, dhe në rast të mungesës së shumicës kërkesa për shpalljen antikushtetuese të VKM-së u rrëzua.

Sindikata e Mësuesve kërkoi shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të qeverisë që sipas tyre ul pagat për një kategori të caktuar arsimtarësh, me argumentin se krijon pabarazi dhe diskriminim. 

Bëhet fjalë për kategorinë 2 dhe 3 të nivelit të diplomave, që sipas lidhjes 4 të VKM-së, përcakton vlerë shtesë në pagë sipas kualifikimit 10 mijë dhe 12 mijë lekë shtesë, ndryshe nga një kategori më sipër, që shpërblehet 14 mijë lekë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 26.06.2025 shqyrtoi në seancë plenare publike çështjen me kërkuese Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar, me objekt: “Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 425, datë 26.06.2024 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar”, pikërisht pika 2.ii, vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për grupin vetëm nivelet 6 dhe 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), master profesional, dhe niveli 6 dhe të lidhjes nr. 4, si pjesë përbërëse e vendimit për pjesën e vlerës së shtesës së nivelit të kualifikimit për grupin e diplomës 2, KSHK 7 dhe grupi i diplomës 3, KSHK 6, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese u mblodh në datën 24.07.2025 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve vlerësoi, për sa vijon.

Fillimisht, Gjykata mori në shqyrtim nëse ka juridiksion për kontrollin e kushtetutshmërisë së aktit normativ, objekt kërkese, duke analizuar natyrën e pretendimeve të paraqitura.

Për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të hierarkisë së normave juridike, për shkak se VKM-ja bie në kundërshtim me ligjin, Gjykata nuk arriti numrin e nevojshëm të votave për vendimmarrje sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë ky pretendim u konsiderua i rrëzuar. Sipas njërit qëndrim u vlerësua se pretendimet e kërkueses në këtë drejtim janë me natyrë ligjore, pasi kanë të bëjnë me përplasjen mes aktit nënligjor dhe ligjit, për rrjedhojë nuk kanë natyrë kushtetuese. Ndërsa sipas qëndrimit tjetër, ky pretendim përfshihet në juridiksionin kushtetuese për sa kohë ka të bëjë, në thelb, me rregullat që zbaton Këshilli i Ministrave në miratimin e akteve nënligjore, në kuptim të neneve 116 dhe 118 të Kushtetutës.

Për sa u përket pretendimeve të tjera të kërkueses, për cenimin e parimit të sigurisë juridike dhe të parimit të barazisë përpara ligjit e mosdiskriminimit, Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se ato përfshihen në juridiksionin kushtetues dhe i shqyrtoi ato së bashku.

Për bazueshmërinë në themel të këtyre pretendimeve, për shkak se qëndrimet e gjyqtarëve u ndanë në dy drejtime, për rrjedhojë nuk u arrit numri i kërkuar prej 5 gjyqtarësh për vendimmarrje, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, u vendos rrëzimi i tyre.

Sipas njërit qëndrim, kërkuesja pretendonte si të drejtë të fituar masën  për një nga elementet e pagës sipas VKM-së nr. 425/2024. Megjithatë, në fakt, e drejta ligjore është paga në tërësinë e saj dhe jo elementet e veçanta përbërëse të saj dhe kjo e drejtë nuk është cenuar. Njohja e diplomave për efekt page për sa i përket personelit mësimdhënës në kuptim të nenit 72, pika 6, të ligjit nr. 48/2018 është një çështje që ka të bëjë me interpretimin dhe zbatimin e ligjit dhe, si e tillë, ajo i takon juridiksionit gjyqësor të zakonshëm.

Sipas qëndrimit tjetër, njohja e diplomës së përfituar si arsim i lartë për efekt page, sipas ligjit nr. 48/2018, për personelin mësimdhënës në arsimin parashkollor dhe fillor deri në momentin e fillimit të zbatimit të detyrimeve sipas Kartës së Bolonjës, përbën një të drejtë të fituar. Për rrjedhojë, Këshilli i Ministrave me nxjerrjen e VKM-së nr. 425/2024, me të cilën nuk e njeh në të njëjtën mënyrë diplomën e kësaj kategori për efekt page, ka cenuar parimin e sigurisë juridike dhe parimin e barazisë përpara ligjit dhe të mosdiskriminimit.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkuan shfuqizimin e VKM-së që përcakton pagën sipas

gjykata kushtetuese sindikata e mesuesve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj