“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Krimi familjar në Fier/ Vajza ishte ndarë nga partneri dhe jetonte me prindërit, zbardhet deklarata e rreme në polici: Babai u rrëzua në tualet...
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ajo ishte autorja e krimit dhe se në bashkëpunim me nënën e saj, e cila gjithashtu është shoqëruar në komisariat, ka inskenuar ngjarjen si aksidentale.
24 Korrik 2025, 18:29Nga r.ll
shtepia e familjes rama
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi familjar në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja, Emalinda Rama ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama. Sipas informacioneve, vajza ishte ndarë nga partneri i saj dhe ishte kthyer të jetonte më prindërit.
Në deklaratën e saj të parë në polici, ajo ka gënjyer duke thënë se i ati ka vdekur aksidentalisht sepse është rrëzuar në tualet.
Ndërkohë nga veprimet hetimore, rezultoi se ajo ishte autorja e krimit dhe se në bashkëpunim me nënën e saj, e cila gjithashtu është shoqëruar në komisariat, ka inskenuar ngjarjen si aksidentale.
Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte.