Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Në mbledhjen e radhës u miratuan ndryshime në procedurat dhe kriteret për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar, pagesat për personat me aftësi të kufizuara, mbështetjen për të verbrit, si edhe u zgjeruan masat e mbrojtjes për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë.
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh që prekin fushat e mbrojtjes sociale, sigurisë, integrimit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Në mbledhjen e radhës u miratuan ndryshime në procedurat dhe kriteret për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar, pagesat për personat me aftësi të kufizuara, mbështetjen për të verbrit, si edhe u zgjeruan masat e mbrojtjes për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë.
Njëkohësisht, qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kontrollit të përbashkët, rregullat për kompensimin e punonjësve të Policisë së Shtetit që plagosen ose dëmtohen gjatë detyrës, si dhe trajtimin e familjarëve të efektivëve që humbin jetën në krye të detyrës.
Po ashtu, u miratuan masa për përafrimin e legjislacionit penal me standardet e Bashkimit Evropian, marrëveshja me Ukrainën për transportin ndërkombëtar rrugor, si dhe Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026-2030, e shoqëruar me planin e veprimit për vitet 2027-2029. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli i Ministrave vendosi edhe lirimin nga detyra të zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për:
-Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 722, datë 11.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar, të ndihmësit personal, si dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”, të ndryshuar.
-Një shtesë në Vendimin nr. 182, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të ndihmësit personal”, të ndryshuar.
-Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.
-Për përcaktimin e rregullave, të procedurave dhe të masës së kompensimit në rastet e plagosjes dhe dëmtimit të shëndetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së trajtimit të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit që humbin jetën për shkak të detyrës.
-Për disa shtesa në Vendimin nr. 751, datë 1.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për një mbrojtje të veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç”.
-Një shtesë në Vendimin nr. 277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të ndryshuar.
-Për marrjen e masave për hartimin e legjislacionit në fushën penale, në kuadër të procesit të integrimit evropian.
-Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për transportin ndërkombëtar rrugor.
-Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026 – 2030 dhe të planit të veprimit 2027 – 2029.
Njëherësh Këshilli i Ministrave miratoi vendimin:
-Znj. Vilma Premti, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë./Dosja.al
Pamje TIRANA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere ka rë...
Foto ilustruse TIRANA- Një aksident i rënë rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshoh...
Pamje LAZARAT- Një zjarr ka rënë në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, i cili ka përfshirë një sipërfa...
Foto ilustruse TIRANA- SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen “Metamorfoza 2″ dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Ervis...
Pamje HIMARA- Policia Kufitare ka shpëtuar 5 pjesëtarë të një familjeje, të cilët rrezikuan të mbyteshin ...
Ambulanca duke shkuar në vendngjarje KUÇOVA- Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Tapi në ...
foto ilustruese TIRANË- Interesi i mediave ndërkombëtare për projektet në bregdetin shqiptar, të lidhura ...
SPAK TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të pandehurish në kuadër të dosjes &ldq...
Emin Riza SHKODËR- Akademiku Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kul...
TIRANË- Autoritetet europiane kanë lëshuar një alarm për sigurinë ushqimore lidhur me një produkt perimesh të ngrira t...