Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Të pandehur në këtë çështje janë Denis Brajoviq, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Nuredin Dumani, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Bardhyl Mavraj.
TIRANA- SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen “Metamorfoza 2″ dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Ervis Martinajt dhe 9 të pandehurve të tjerë. Ata akuzohen për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal.
Ervis Martinaj, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Të pandehur në këtë çështje janë Denis Brajoviq, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Nuredin Dumani, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Bardhyl Mavraj.
Ata akuzohen për një sërë veprash penale që përfshijnë “Vrasje me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake.
Njoftimi
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.9/2 të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:
1.Ervis Martinaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), e kryer në datën 09.8.2020 në qytetin e Shkodrës, në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
2.Denis Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), finalizuar në datën 09.08.2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nnga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” , “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
3.Klaodor Hakaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
4.Prekë Kodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
5.Aleks Ndreka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
6.Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantëbashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
7.Eljon Hato, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Tauland Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Arsad Bashli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Taulant Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, të parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
Bardhyl Mavraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici, kryer në formë të vecantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.
Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake./Dosja.al
Pamje HIMARA- Policia Kufitare ka shpëtuar 5 pjesëtarë të një familjeje, të cilët rrezikuan të mbyteshin ...
Ambulanca duke shkuar në vendngjarje KUÇOVA- Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Tapi në ...
foto ilustruese TIRANË- Interesi i mediave ndërkombëtare për projektet në bregdetin shqiptar, të lidhura ...
SPAK TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të pandehurish në kuadër të dosjes &ldq...
Emin Riza SHKODËR- Akademiku Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kul...
TIRANË- Autoritetet europiane kanë lëshuar një alarm për sigurinë ushqimore lidhur me një produkt perimesh të ngrira t...
foto ilustruese TIRANË- Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit,...
Muçi Shaljani TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-drejto...
GJKKO TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, ku mes të pandehurve është edhe bashkëpunëtori i drejt...
Laert Haxhia TIRANË- Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të D...