Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Babai i viktimës, ka rrëfyer në gjykatë detaje mbi jetën e të birit, Elton Mermali, si dhe momentet kur familja u njoftua për vrasjen e tij. Gjatë dëshmisë, ai theksoi se nuk ka dijeni për motivet e vrasjes së të birit dhe se nuk mund të tregojë se kush mund të jetë autori.
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, ku mes të pandehurve është edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, po mbahet këtë të mërkurë në GJKKO. Gjatë seancës së kësaj të mërkure, SPAK paraqiti shtatë dëshmitarë për të dëshmuar mbi episodet që përfshihen në dosjen hetimore. Një prej tyre ishte Kujtim Mermali, babai i Elton Mermalit, i vrarë në tetor të vitit 2021.
Babai i viktimës, ka rrëfyer në gjykatë detaje mbi jetën e të birit, Elton Mermali, si dhe momentet kur familja u njoftua për vrasjen e tij. Gjatë dëshmisë, ai theksoi se nuk ka dijeni për motivet e vrasjes së të birit dhe se nuk mund të tregojë se kush mund të jetë autori.
Ai tha se i biri doli nga shtëpia një natë para ngjarjes dhe nuk u kthye më, ndërsa familja u njoftua më pas se trupi i tij ishte gjetur pa jetë. Sipas tij, Elton Mermali kishte dalë nga burgu në maj të vitit 2021, por nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk punonte.
Elton Mermalit u shpreh se djali ishte arrestuar fillimisht në Itali në vitin 2004, pasi akuzohej për vrasjen e Artan Sulçes, por mohoi që të kishte qenë i përfshirë në ngjarjen e vitit 1997.
Në dëshminë e tij, Kujtim Mermali deklaroi gjithashtu se e njihte prej vitesh Laert Haxhiun dhe se e kishte strehuar në shtëpinë e tij kur ishte i ri. Ai zbuloi edhe se pas daljes nga burgu, Elton Mermali kishte ndryshuar emrin, duke u identifikuar si Alban Semaku dhe njihej me nofkën "Kinezi".
"Elton Mermalin e kam djalë. Një natë para ngjarjes, ditën e shtunë në darkë doli dhe nuk u kthye më në shtëpi. U njoftuam për vrasjen e djalit, kishin gjetur trupin. Fillimisht e çuam në Peqin, me pas në morgun e Elbasanit. Policia kishte lajmëruar vajzën e madhe që jeton në Itali, ajo më mori mua në telefon. Ika nga puna, shkova në morg , mora trupin e djalit dhe e solla në shtëpi. Motivet nuk i dija fare. Unë nuk vë dot gishtin se kush e ka bërë, sepse nuk e di. Eltoni ishte fëmija im i dytë, nuk punonte. Pasi bëri burgun, nuk ishte në terezi dhe nuk punonte. Se për çfarë u fut në burg, nuk e di. Djali është arrestuar në 2004 në Itali, fillimisht.
Ndenji 2 muaj në burg, mbas gjyqit e kanë nxjerrë ne arrest shtëpie për dy vite. Gabimi i tij që theu arrestin e shtëpisë dhe pastaj e sollën këtu. E arrestuan atje sepse akuzohej për vrasje këtu ne Shqipëri. Për vrasjen e Artan Sulcces. Në 1997 djali ka qenë në Shqipëri. Në dijeninë time djali nuk ka qenë i përfshirë, sepse do merrej haku që në atë kohë, siç u mor për të gjithë. Djali ka qenë i akuzuar bashkë me grupin e Aldo Bares. Laert Haxhiun e njoh shumë mirë, sepse hante bukë në shtëpinë time. E kam strehuar kur e rrihte i ati. Nuk di të them nëse vrasja e djalit tim është kryer për motive hakmarrje për shkak të vrasjes së Artan Sulçes e Bledar Haxhiut në 1997.
Djali im nuk i ruhej askujt. Doli nga burgu i Peqinit në 6 maj 2021, në 17 tetor 2021 u vra. Kur doli nga burgu djali nuk ishte mirë, nuk e mora vesh se kush i fuste lëndë narkotike brenda burgut. Në shtëpi nuk pinte ndonjëherë lëndë narkotike. Sjella e djalit në raport me mua ishte shumë e mirë, nuk ishte agresiv. Nuk më përmendi asnjëherë nëse kërcënohej nga dikush në burg, apo se me kë e ndau qelinë. Djali njihej me pseudonimin “Kinezi” sepse ka patur sytë e vegjël, kështu i thërrisnin që i vogël. Kur doli nga burgu, shkoi në gjendje civile ndërroi emrin, e bëri Alban Semaku. Artan Tafanin do t’i gjente punë djalit kur ta takonte. Kështu më ka thënë djali”, u shpreh i ati i viktimës, Kujtim Mermali./Dosja.al
Laert Haxhia TIRANË- Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të D...
banorët FIER- Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë kanë dal&eum...
pamjet LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Shëng...
TIRANË- I penduari kryesor i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, është marrë për herë të dytë...
ANGLI- Një hajdut serial me origjinë shqiptare që kishte në shënjestër banesat në Berkshire, si pjesë e një ...
pamje nga protesta TIRANË- Sot mbahet protesta e 53-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehe...
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një...
LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e njo...
foto ilustruese HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një...
pamjet KRUJË- Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në rrethin e Krujës është përfshirë nga flakët, duke shkrumbuar&nb...