Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Dy ish-zyrtarët e AMP-së u hetuan pas dyshimeve se nuk kishin respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjenci të Muçi Shaljanit, i cili u vra në atentatin e Rinasit në nëntor të vitit të kaluar.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-drejtorin Artjol Saliasi dhe Gëzim Salën për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se dy ish-zyrtarët janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke u konvertuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie. Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.
Dy ish-zyrtarët e AMP-së u hetuan pas dyshimeve se nuk kishin respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjenci të Muçi Shaljanit, i cili u vra në atentatin e Rinasit në nëntor të vitit të kaluar. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Saliasi dhe Sala kanë komunikuar së bashku me punësimin e Shaljanit në AMP. Dokumentet janë përgatitur nga Gëzim Sala ndërsa në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë anashkaluar të gjitha procedurat e parashikuara për rekrutimin e agjentëve të rinj.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
GJKKO TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, ku mes të pandehurve është edhe bashkëpunëtori i drejt...
Laert Haxhia TIRANË- Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të D...
banorët FIER- Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë kanë dal&eum...
pamjet LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Shëng...
TIRANË- I penduari kryesor i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, është marrë për herë të dytë...
ANGLI- Një hajdut serial me origjinë shqiptare që kishte në shënjestër banesat në Berkshire, si pjesë e një ...
pamje nga protesta TIRANË- Sot mbahet protesta e 53-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehe...
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një...
LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e njo...
foto ilustruese HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një...