LIVE UPDATES
Aktualitet

Këtë vit pritet "5G" në Shqipëri, ja hapat që po ndiqen për realizimin

Faza e konsultimit publik është mbyllur që në muajin prill, megjithatë AKEP nuk ka shpallur ende garën për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin në fjalë. Mbështetur në raportin vjetor të institucionit, pritet që gara të hapet në gjysmën e dytë të këtij viti.

14 Korrik 2024, 08:36 Nga M.B
Këtë vit pritet "5G" në Shqipëri, ja hapat që
Foto ilustruese

TIRANA- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) zhvilloi në fillim të këtij viti procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz. Këto do të jenë frekuencat e para që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri.

Faza e konsultimit publik është mbyllur që në muajin prill, megjithatë AKEP nuk ka shpallur ende garën për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin në fjalë. Mbështetur në raportin vjetor të institucionit, pritet që gara të hapet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Në vendimin për “Miratimin për këshillim publik të Dokumentit ’Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin efrekuencave 3400-3800 MHz (3.5 GHz)’”, Këshilli Drejtues shprehet se në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në muajt nëntor dhe dhjetor, operatorët One Albania dhe Vodafone Albania kanë paraqitur me shkrim pranë AKEP shprehjen e interesit për brezin në fjalë.

Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, nëse AKEP, në bazë të vlerësimit të tregut, konsideron se interesi për brezin e kërkuar të frekuencave mund të tejkalojë disponueshmërinë e frekuencave në këtë brez, si dhe për garantimin e një përdorimi efektiv të tyre, ai zhvillon një proces këshillimi publik me palët e interesuara, lidhur me kushtet e përdorimit të këtij brezi frekuencash dhe procedurën që mendohet të zbatohet për dhënien në përdorim të tyre.

Dokumenti i konsultimit publik nuk përmban propozime për vlerën minimale për çdo njësi spektri që do të jepet në përdorim (zakonisht çmimi përcaktohet për çdo 1 MHz spektër), por subjektet e interesuara pyeten për çmimin që janë të gatshëm të paguajnë. Dokumenti nuk përmban as propozime për mënyrën se si do të ndahet spektri dhe për numrin e të drejtave të përdorimit që mund të jepen.

Në praktikën e vendeve të BE-së dhe të rajonit, numri i të drejtave të përdorimit në brezin 3.5 GHz është i ndryshëm, përfshi edhe dhënien e të drejtave të përdorimit në nivel lokal, madje edhe për ndërtimin e rrjeteve private të komunikimit.

Në teori, procesi krijon hapësira edhe për hyrjen e operatorëve të rinj në tregun celular. Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar, këto shanse janë kryesisht teorike, ndaj pritet që edhe në frekuencat e reja të ofrojnë shërbim dy operatorët celularë ekzistues.

Numri i të drejtave të përdorimit dhe çmimi i kërkuar pritet të përcaktohet pas mbylljes së konsultimit publik. Dokumenti i konsultimit publik nuk përmban propozime për vlerën minimale të ofertave që duhet të paraqiten në garë. Megjithatë, për të krijuar një ide lidhur me të ardhurat që mund të sigurojë buxheti i shtetit nga licencat 5G mund t’u referohemi përvojave të vendeve fqinje, që janë më të avancuara se Shqipëria në këtë proces.

Në ndryshim nga Shqipëria, vendet fqinje, si Kosova, Maqedonia e Veriut i kanë tenderuar në të njëjtën kohë brezat e frekuencave që janë alokuar për zhvillimin e teknologjisë 5G, përkatësisht 700 MHz, 3.5 GHz. Madje, Mali i Zi, ka tenderuar edhe frekuenca në brezin e 26 GHz. Shqipëria pritet ta nisë procesin me brezin 3.5GHz, ndërsa brezi kryesor për zhvillimin e teknologjisë 5G, ai 700 MHz ende nuk është liruar nga operatorët audiovizivë.

Në rastin e Kosovës, dy operatorët që u pajisën me të drejta për të shfrytëzuar frekuencat e brezit 3.5 GHz vitin e kaluar, paguan gjithsej rreth 4.6 milionë euro për një sasi spektri prej 200 Mhz (100 MHz) secili. Ndërkohë, dy operatorët paguan edhe afërsisht 7 milionë euro të tjera për frekuencat në brezin 700 MHz, brez që në Shqipëri nuk mund të tenderohet ende.

Në Kosovë, kushtet e autorizimeve të dhëna për operatorët parashikojnë edhe mundësinë e pagesës me këste, të shtrira deri në pesë vjet. Në Maqedoninë e Veriut, ankandi për brezat e teknologjisë 5G u zhvillua në vitin 2021 dhe vlera minimale e kërkuar për çdo të drejtë përdorimi (prej 100 MHz) në brezin 3.5 GHz ishte 3 milionë euro.

Vlera pak më e lartë në rastin e Maqedonisë së Veriut mund të shpjegohet me numrin më të madh të popullsisë (rreth 2.1 milionë banorë kundrejt 1.9 milionë banorë të Kosovës). Si në rastin e Kosovës, ashtu edhe të Maqedonisë së Veriut, të drejtat e përdorimit për brezin 3.5GHz janë dhënë për një periudhë 20-vjeçare.

Shqipëria ka zyrtarisht një popullsi prej pothuajse 2.8 milionë banorësh, por vlerësohet se shifra reale duhet të jetë ndjeshëm më e ulët, për shkak të tendencave negative demografike, të lidhura me rënien e lindshmërisë dhe sidomos me emigracionin e lartë në dekadën e fundit.

Megjithatë, në teori, shifrat që pritet të përfitojë shteti shqiptar nga dhënia e të drejtave të përdorimit 5G në brezin 3.5 GHz duhet të jenë pak më të larta se ato të Maqedonisë së Veriut (rreth 3 milionë euro për çdo 100 MHz).

Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G e rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit të frekuencave. Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3400-3800 MHz dhe 26 GHz.

Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive, por që po i nënshtrohet një procesi lirimi nga AMA. Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do të bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe duke zbatuar procedurat përkatëse ligjore. Procesi i lirimit të brezit 700 MHz është shtyrë disa herë dhe ende nuk ka një afat përfundimtar se kur ky brez do të lirohet për t’u përdorur në funksion të teknologjisë 5G.

Sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar në vitin 2021, brezi 700 MHz (694-790 MHz), duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara. Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

Në raportin vjetor për Kuvendin të vitit 2023, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), bën të ditur se as vitin e kaluar nuk u arritën rezultate të prekshme nga ky proces. AMA vlerëson se lirimi i brezit 700 MHz (DD2) është një proces kompleks, i cili përfshin disa vendimmarrje në kuadrin ligjor, financiar, teknik, i cili ngarkon me përgjegjësi jo vetëm AMA-n, por një sërë aktorësh, të cilët të gjithë së bashku duhet të kenë vullnetin e mirë për të nxitur dhe për të përshpejtuar arritjen e objektivit.

Me urdhrin e datës 20 korrik 2022 të Kryeministrit, është ngritur grupi ndërinstitucional i punës për lirimin e brezit, grup që do të jetë përgjegjës për koordinimin e veprimtarive, si dhe për propozimin e të gjitha vendimmarrjeve të nevojshme tek organet kompetente për arritjen e këtij qëllimi.

Sipas AMA-s, gjatë vitit 2023, grupi ndërinstitucional i punës ka zhvilluar disa takime ku është diskutuar mbi rëndësinë e lirimit të brezit 700 Mhz, si dhe rezultatet në dokumentet finale të projektit të BE-së “Mbi asistencën teknike në fushën e telekomunikacionit”, si Strategjia e Migrimit, Vlerësimi i kostove të migrimit dhe rekomandime mbi licencat.

Sipas AMA-s, problematikat kryesore të këtij procesi janë procesi i koordinimit ndërkufitar, një proces sfidues për shkak të evidentimit të papajtueshmërive me fqinjët; kërkesës së administratës shqiptare për të mundësuar përdorimin e shtatë rrjeteve kombëtare numerike, ndërkohë që vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjeve SEDDIF dhe Adriatik & Jon do të operojnë me gjashtë rrjete të tilla; pamjaftueshmërisë së frekuencave të lira (për shkak të reduktimit të ndjeshëm të brezit UHF), etj.

Shtrirja e komunikimeve celulare në brezin 700MHz pritet të jetë hallka më e rëndësishme drejt adoptimit të teknologjisë 5G, në kuptimin e administrimit të spektrit, sepse teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave më të gjera).

Bazuar në Vendimin e Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017, vendet anëtare të BE-së duhet të lejojnë përdorimin e këtij brezi për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronik broadband të lëvizshme. Ato mund të vonojnë lejimin e përdorimit të brezit të frekuencave 700MHz deri në dy vjet në bazë të arsyeve të justifikuara./ Monitor

5g

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion