Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Operacionet e koduara policore “Alpe të pastra” dhe “Territor i pastër” zhvillohen prej disa muajsh në këtë zonë ku, që nga fillimi i vitit, janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 160 mijë fidanë dhe bimë narkotike, të dyshuara si cannabis sativa.
TIRANË- Dhjetëra forca policie, të mbështetura me helikoterë dhe dronë, i drejtohen thuajse çdo ditë zonës malore në veri të Shqipërisë, ku fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike është më i përhapur.
Operacionet e koduara policore “Alpe të pastra” dhe “Territor i pastër” zhvillohen prej disa muajsh në këtë zonë ku, që nga fillimi i vitit, janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 160 mijë fidanë dhe bimë narkotike, të dyshuara si cannabis sativa.
Por kjo sasi mendohet se është vetëm një pjesë e asaj çfarë gjendet e kultivuar në terren. Për nga numri i bimëve të asgjësuara, Qarku i Shkodrës me 5 bashkitë e tij qëndron në krye të hartës së kultivmit të bimëve narkotike në Shqipëri.
Vetëm në dy javët e fundit policia asgjësoi me djegje rreth 50 mijë bimë narkotike, të shpërndara në parcela të vogla, në zona të thella malore dhe të pabanuara, ku edhe forcat e policisë vendore e kanë thuajse të pamundur të kontrollojnë territorin.
Parcelat më të shumta me bimë narkotike janë zbuluar në zonën e Dukagjinit, të Bashkisë së Shkodrës, në njësitë administrative malore të Shalës, Shoshit, Pultit dhe Temalit.
Prej thuajse 30 vitesh kjo është edhe zona ku vazhdimisht janë përqendruar operacionet policore anticannabis, por pa mundur të ndalojnë fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë zonë jeton një popullsi e pakët, për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe shpërnguljes së një numri të madh të familjeve drejt zonave urbane. Kjo ka favorizuar grupet kriminale që të shfrytëzojnë territorin për kultivimin e cannabisit.
Operacionet e policisë “Alpe të pastra” dhe “Territor i pastër” i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme grupeve kriminale që ushtrojnë kultivimin e bimëve narkotike, çka ka sjellë edhe reagimin e tyre. Të paktën 7 raste te vendosjes së lëndëve shpërthyese pranë banesave të punonjësve të policisë së Shkodrës si dhe vendosja e lëndës shpërthyese në banesën e një gjyqtari, dyshohet se janë pjesë e reagimit të individëve dhe grupeve kriminale ndaj asgjësimit të parcelave të drogës./VOA
foto nga Komani VAU I DEJËS- Ndërron jetë një 39-vjeçare franceze në liqenin e Komanit. Bëhet me dije se 39-vje&c...
foto ilustruese VLORË- Personi që mbeti i plagosur nga helikat e një gomoneje në Karaburun është nisur me helikopter drejt Ti...
gomonia VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Sh&...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen në flagrancë tre persona në Tiranë. Mësohet se L.V., 40 vjeç, A.R., 26 vje&cce...
zjarri FIER- Një stan në Mbrostar të Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke shkaktuar djegie...
foto ilustruese SHKODËR- Procedohet penalisht një 29-vjeçar në Shkodër. Mësohet se E.G 29 vjeç, i ka shitur nj&...
foto ilustruese VLORË- Shpallet në kërkim një 40-vjeçar në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari A.T ose A.H, ...
foto ilustruese KORÇË- Shpallet në kërkim një 41-vjeçar në Korçë. Mësohet se 41-vjeçari...
Foto ilustruese TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...
foto ilustruese PËRMET- Arrestohet një 42-vjeçar në Këlcyrë. Mësohet se 42-vjeçari L.K ka ngacmuar seksual...