LIVE UPDATES
Aktualitet

“Këtu s’ka mundësi punësimi, minierat janë mbyllur”, kryebashkiaku i Hasit: Kanë ngelur vetëm të moshuarit! Çdo familje ka një të afërm në Britaninë e Madhe

Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht lindja e fëmijëve është 3% më pak se vitet paraardhëse, duke shënuar shifra alarmante për të ardhmen e vendit. Për shkak të këtyre lindjeve ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve në disa shkolla, të cilat rrezikojnë të mbyllen, ndërsa në disa shkolla mësimi zhvillohet në klasa kolektive.

6 Shkurt 2025, 20:57 Nga N.F
“Këtu s’ka mundësi punësimi, minierat janë
Miftar Dauti

HAS- Në total, duke iu referuar të dhënave të gjendjes civile, popullsia e Bashkisë Has e regjistruar është 23 mijë banorë. Emigracioni në këtë zonë është shumë i theksuar, nuk gjen një familje që të mos ketë emigrant, në disa raste 80% e anëtarëve të familjes kanë ikur në emigrim. Për “Vetting”, kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti sqaron se emigracioni po e dëmton atë vend.

“Ne jemi një bashki ku fenomeni i emigracionit është shumë i theksuar, sepse në përgjithësi njerëzit tanë kanë emigruar në Britaninë e Madhe, por emigracioni ka filluar më herët, me Greqinë, Italinë, Gjermani, me këto vendet më afër Hungarinë, Rumaninë, d.m.th. është i shpërndarë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe sot mund të them me siguri se nuk ka familje që të mos kenë një përfaqësues të tyre në Britaninë e Madhe”.

Mundësitë e punësimit në këtë qytet janë të pakta, pasi nuk ka kompani private, por edhe minierat e hekurit, nikelit, kromit dhe bakrit nuk funksionojnë, gjë e cila kontribuonte në ekonominë e hasjanëve. Bizneset e vogla që shikon në qytet janë vetëpunësime për mbijetesë, nuk kanë mundësi të ofrojnë vende pune.

“Mundësitë e punësimit në Has janë të vogla sepse ne nuk kemi ndonjë kompani, ne me të vërtetë jemi zonë minerare por vlen shumë për të dëshiruar sepse ka hekur, nikel, krom dhe bakër. Me Hekur-nikeli dhe bakrin pothuajse nuk është marrë askush me të, kromi është keqpërdorur, është keqpërdorur sepse kanë ardhur disa kompani dhe sipas meje dhe atë që kam parë janë bërë vetëm shitblerje letrash nuk është bërë punë.

Kemi patur një fabrikë kromi ku kanë qenë të punësuar 20 vetë, është mbyllur fabrika, janë kufizuar pjesa e minierës, dhe çdo ditë e më shumë numri i të punësuarve ka ardhur duke u ulur. Në të njëjtën kohë duke qenë se fenomeni i emigracionit është shumë i madh, biznesi i vogël këtu aq është. Ai që mund të vetëpunësohet është mbijetesë.”

Çdo vit në Shqipëri, mesatarisht lindja e fëmijëve është 3% më pak se vitet paraardhëse, duke shënuar shifra alarmante për të ardhmen e vendit. Për shkak të këtyre lindjeve ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve në disa shkolla, të cilat rrezikojnë të mbyllen, ndërsa në disa shkolla mësimi zhvillohet në klasa kolektive.

“Numri i lindjeve është shumë i ulët, unë e parandiej që shumë shkolla do të vijnë drejtë mbylljes sidomos shkollat e fshatrave shumë të thella të bashkisë. Kanë filluar që të jenë klasa kolektive, ka klasa që nuk parashikohet të fillojë klasa e parë për efekt të fëmijëve që nuk janë, është fenomen i dhimbshëm por është evident në Bashkinë tonë si në Bashki të tjera është ky fenomen”.

Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Has, Mirela Lleshi tregon se numri i nxënësve ka rënë, dy shkolla janë mbyllur për shkak se njerëzit kanë ikur në emigracion. Gjithçka sipas saj, ndodh për shkak të emigrimit të shumë familjeve nga Hasi. Problemi i emigracionit është një problem që në Shqipëri ka vite që vazhdon dhe Hasi nuk mund ti shpëtonte një fenomeni të tillë, shprehet Mirela Lleshi.

Shkollat tona kanë qenë me një numër më të madh nxënësish n.q.s do të shohim marzhin e ndryshimit që nga vitin 2019 e në vazhdim ka një rënie të numrit të nxënësve. Në shtatorin e vitit 2019 kishim 2070 nxënës në arsimin 9-vjeçar, 699 nxënës në arsimin e mesëm dhe 571 nxënës në kopshte. Përsa i përket numrit të shkollave që janë mbyllur plotësisht, kemi vetëm dy shkolla, shkolla “Dome”, dhe “Kishaj”.

Ndërsa disa shkolla të tjera në fshatra kanë kaluar në shkolla vartëse dhe qendër, mund të përmendim këtu që në shkollën “Letaj” kemi vartëse shkollën “Beraj”, që është një fshat i largët me “Bajram Currin”, ka kaluar shkolla e “Gjinajve” në varësi të shkollës “Metaliaj” dhe në shkollën “Helshan” dhe “Kostor” janë të bashkuara, ndërsa të gjitha shkollat e tjera vazhdojnë që të jenë shkolla qendër”.

Në të gjithë Shqipërinë gjatë 5 viteve të fundit janë regjistruar 3658 lindje më pak. Po të krahasojmë me numrin e vdekjeve por edhe të rritjes së moshës, numri i lindjeve është shumë i vogël. Një tregues tjetër është fakti që popullsia në vendin tonë po pëson një plakje, pasi numri i personave me moshë të madhe ka ardhur në rritje.

Edhe pse Hasi paraqitet i varfër dhe me gjithë këto probleme, ka një peizazh malor me një faunë të pasur. Kullat e Hasit janë një ndër elementet arkitektonikë që karakterizojnë rajonin dhe janë  një shembull i traditës së ndërtimit të kullave të fortifikuara të cilat shërbenin për mbrojtjen e pas Luftës së Parë Botërore.

Hasi ka pasur një traditë të fortë bujqësore, por për shkak të migrimit të brendshëm por edhe të jashtëm, tradita e bujqësisë është zbehur duke ngelur më së shumti me toka djerr. Prodhimet bujqësore më së shumti i blejnë në Gjakovë sepse i gjejnë me kosto më të lirë se në zonën e tyre.

Shqipëria po kthehet në një parajsë të braktisur. Prej politikës, varfërisë dhe sistemit shumë pak ose aspak social, popullsia po zhvendoset dhe po deformohet jeta sociale e qyteteve të vogla. Të rinj shqiptarë të moshës nën 35-vjeç shtyhen të marrin valixhet të lënë pas nënën dhe babanë për një jetë më të mirë./ Marrë nga Vetting, BalkanWeb

miftar dauti has punesim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje