LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kjo histori do të hapë probleme", Hoxha për arrestimin e Goros: I kanë bërë nder me këto akuza

Gazetari tha se ndërkohë që Bashkia kryente veprimet për të cilat akuzohet sot Goro, në Tiranë merrej vendimi për shpalljen investitor strategjik i Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës. 

25 Mars 2024, 22:09 Nga r.ll
"Kjo histori do të hapë probleme", Hoxha për arrestimin
artan hoxha, jorgo goro

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për arrestimin e Jorgos Goros, kryebashkiak i Himarës i cili vijon ta mbajë detyrën, për shkak se kryetari i zgjedhur, Fredi Beleri është në burg për blerje votash.  

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se fati i Jorgo Goros ishte i vendosur, ndërkohë që i konsideroi akuzat ndaj ti për "shpërdorim detyre" si një nder që i është bërë nga SPAK. 

Gazetari tha se ndërkohë që Bashkia kryente veprimet për të cilat akuzohet sot Goro, në Tiranë merrej vendimi për shpalljen investitor strategjik i Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës. 

"Duket si fundi i një kronike të paralajmëruar. Goro nuk do të kishte fund tjetër përveç këtij. I vetmi avantazh që shoh deri tani, është që deri në këto momente ka vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të bësh të gjithë atë falsifikim, zhvendosje, të shpronësosh shtetin në favor të privatit, pastaj të shpronësosh privatin në favor të shtetit, pastaj 10 mijë metra katrorë i shkojnë një ish-deputeti dhe bashkëshortja e tij është deputete dhe ish-ministre e disa dikastereve. Duket sikur janë përpjekur të bëjnë një lloj zgjidhje. Kjo histori do të hapë probleme. Ose do t’i hapësh letrat, sepse nëse ngelesh aty, do të mbetet si historia e inceneratorëve, që duan ta mbyllin por nuk mbyllet.

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e prokurorit për "arrest me burg" për Jorgo Goron. Goro ka qenë oficeri i Forcave të Armatosura, kur vajti në Greqi u bë Jorgo, shtetas grek. Të dy kandidatët pra në Himarë janë grekë, bashkë me familjet e tyre. Ndryshe nga Beleri, zoti Goro është himarjot, jo i ardhur. Është kapur në një lokal në Dhërmi. Akuza është shpërdorim detyre, por më i rëndësishëm është fakti që u hap drita jeshile të hetohen pronat me shumë problematikë në bregdet. Mediat greke kanë reaguar fuqishëm. Madje thonë se në Himarë po asimilohen grekët. Grekët kur e kanë patur Bashkinë, kanë bllokuar çdo investim me zotin Bollano. Zoti Goro është i treti që arrestohet. Bollano, Beleri dhe tani Goro. Zoti Goro dhe vartësit e tij dhe përfaqësuesit e Kadastrës së Vlorës, kanë ndryshuar pronësinë shtet në favor të një privati në përmasa 5500 metra katrorë.

Ndërsa 5080 metra të tjera, kanë bërë zhvendosjen, nga pronë private, e kanë kaluar në varësi të shtetit. E gjithë lëvizja është bërë me letra të falsifikuara, në favor të një qytetari.  Të gjithë lëvizje janë bërë dhe përputhen në kohë rekord, me një veprim tjetër në Tiranë, po bëheshin letrat gati për ti dhënë statusin investitor strategjik me pronar një ish deputet të PS dhe bashkëshorte ministren e qeverisë Rama. E gjithë kjo gjë, shpërdorimi i detyrës ka një problem. Çfarë kanë përfituar këta? Pra dokumentacioni ka filluar para se kompania e zotit Gaçi të marrë statusin investitor strategjik. Pra një pagesë është bërë pa e marrë statusin investitor strategjik.

Problemi që shohim aty (në bregdet), që i janë dhënë investitorëve strategjikë, ka shkuar një kompani e madhe, kanë bërë gati infrastrukturën, kanë thënë duam letrat kështu, bashkia ka firmosur, është gjetur vendaliu që ka bërë letrat. Më kujton kjo histori një moment kur u bë situate e agravuar, sepse në Vlorë ndërroheshin drejtorët e hipotekës dhe një rast tjetër kur u fut në lojë Ervis Martinaj, sepse nëna e tij ishte trashëgimtare e një trualli ku do të ndërtonte një oligark", tha Hoxha. 

artan hoxha jorgo goro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj