Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një auditim i fundit i KLSH që ndalet tek teknologjia e informacionit dhe konkretisht “Mbi auditimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në rrjetin akademik shqiptar” konstaton se ekzistenca e institucionit është vënë seriozisht në rrezik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se Rrjeti Akademik Shqiptar një institucion që ka ndërtuar sisteme informatike me programues që janë punonjës të institucionit duke ofruar zgjidhje për informatizimin e disa proceseve në universitete nuk është mbështetur financiarisht nga qeveria duke u lënë në mëshirë të fatit.
Një auditim i fundit i KLSH që ndalet tek teknologjia e informacionit dhe konkretisht “Mbi auditimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në rrjetin akademik shqiptar” konstaton se ekzistenca e institucionit është vënë seriozisht në rrezik.
“Grupi i auditimit mbështetur në Standardet ndërkombëtare të Auditimit përkatësisht në ISSAI 100, ISSAI 5300, ISSAI 5310 si dhe nenet 3 dhe 14 të ligjit 154 “Për Organizimin dhe Funksionimin e KLSH” datë 27.11.2014 konstaton se, Rrjeti Akademik Shqiptar është i vetmi institucion në vend që ka zhvilluar dhe ndërtuar disa sisteme informatike me programues të cilët janë punonjës të institucionit, duke ofruar zgjidhje në informatizimin e proceseve të administrimit të brendshëm dhe akademik të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe informatizime të rëndësishme për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Për Rrjetin Akademik Shqiptar nuk është financuar asnjë e ardhur nga buxheti i shtetit apo buxhetet e universiteteve, me qëllim mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve informatike që ka ndërtuar dhe ofron për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Nga Ministria e Arsimit dhe Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, megjithëse si institucione themeluese të RASH, nuk është zbatuar pika 5/c e VKM nr.88, datë 14.02.2018, në të cilën ato përcaktohen si burime të financimit të Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, duke vendosur institucionin në kushtet e riskut të ekzistencës së tij dhe të zhvillimeve e produkteve informatike të rëndësishme që ka ofruar deri tani” thuhet në raportin e auditimit.
KLSH ka rekomanduar që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Institucione e Arsimit të Lartë, si anëtarë të asamblesë së Rrjetit Akademik Shqiptar të marrin masa për të vënë në funksion të administrimit të tyre akademik dhe administrativ produktet informatike që janë zhvilluar nga RASH si asete të rëndësishme në drejtim të inovacionit dhe të bashkëpunojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të informatizojnë më shumë procese dhe me më pak kosto financiare./MONITOR
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është përfshirë në sinjalizimet e Platformës për Mbrojtjen e G...
ambulance KAVAJË- Një drejtues mjeti është plagosur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në lagjen nr 2 në...
Ardian Visha TIRANE- Gjykata ka shtyrë vendimin për kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për gjykim të zakonsh&eum...
avokatet TIRANE- Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet p&eu...
Dorian Matlija TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar sa i përket çësht...
foto ilustruese ITALI- Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike. M...
Fatmir Mediu TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës për çështjen Gërdeci ku SPAK ka marrë ...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar p&...
foto ilustruese TIRANE- I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e nesërme për vendin tonë. Kjo situatë vjen si pas...
Erisa Aliaj TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në 'arrest me burg' Indrit Ukën, 24-vjeçarin i cili përplasi për...