18 Korrik 2023, 16:07
Nga DOSJA
avokatet
TIRANE- Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për "shpërdorim detyre" në dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Avokatët e Mediut kanë kërkuar që të hiqet dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të zhvillohet gjykim i zakonshëm, pasi duan të sjellin prova të reja për këtë çështje.
Avokatët thonë se do të kërkohet një ekspertizë e re për shkakun e shpërthimit të tij.
Mbrojtja kishte tre argumente:
1 pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (SHBA, Britani, Itali).
2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen
3. Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç'rrethana ka ndodhur regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)
Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi, për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar, dhe kërkuan proces të zakonshëm. Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm. Në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.
Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6-vjeç në këtë tragjedi. Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish-ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008.
Aktualitet
18 Korrik 2023, 16:07
A.B
Dorian Matlija
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar sa i përket çësht...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 15:52
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike. M...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 15:51
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës për çështjen Gërdeci ku SPAK ka marrë ...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 15:33
A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar p&...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 15:29
foto ilustruese
TIRANE- I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e nesërme për vendin tonë. Kjo situatë vjen si pas...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 15:25
A.B
Erisa Aliaj
TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në 'arrest me burg' Indrit Ukën, 24-vjeçarin i cili përplasi për...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 15:09
A.B
Policia
TIRANË- Një konflikt ka ndodhur brenda një familje në Pogradec. Policia bën të ditur se kanë arrestuar një ...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 15:01
A.B
Policia
VLORË- Një konflikt brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Policia bën të ditur se një 48-vjeçar...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 14:21
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në seanca gjyqësore për çështjen 'Gërdeci'. Më her&...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 14:19
I.A
Gjykata Kushteuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Alban Alikos për të përfituar nga amnistia. Al...