LIVE UPDATES
Aktualitet

Koncesionarët e naftës çuditërisht dalin me humbje, lënë punëtorët pa paga!

Administratori i kësaj firme, z. Shefqet Dizdari, një avokat i njohur si “avokat i Berishës” ka bërë disa takime dhe u ka premtuar zgjidhjen e problemit.

23 Janar 2025, 21:39 Nga E. D
Koncesionarët e naftës çuditërisht dalin me humbje,
foto ilustruese

TIRANË- Fiks Fare denoncoi gjendjen e punëtorëve të firmës koncesionare që shfrytëzon vendburimin e naftës në Visokë, Mallakastër.

Grupi i xhirimit udhëtoi në këtë vendburim, i dhënë me koncesion në 2009-ën dhe i finalizuar në 2012-ën. Punëtorët e firmës “United Terra Oil”, që më parë ka qenë “Trans Oil”, u ankuan se prej muajit tetor 2024 s’kishin marrë pagat.

Administratori i kësaj firme, z. Shefqet Dizdari, një avokat i njohur si “avokat i Berishës” ka bërë disa takime dhe u ka premtuar zgjidhjen e problemit. Por, vetëm pas interesimit të emisionit investigativ, u paguan dy paga, tetori dhe nëntori. Ndërkohë, drejtori teknik thotë se firma ka pasur probleme me likuiditetin dhe deri më sot ka dalë më humbje. Ai kërkoi “ndihmën” e qeverisë që firma të ishte fitimprurëse!

Disa javë më parë, grupi i Fiks Fare bisedoi me dhjetëra punonjës të kësaj firme, të cilët thanë se me vendime të dyshimta është ndryshuar disa herë emri. “Njëherë vijnë kanadezë, herë të tjera kinezë, rusë, serbë e tani zviceranë. Kanë ndryshuar emrat, por këtu vjen vetëm z. Shefqet Dizdari, avokati i Sali Berishës. Nuk e dimë përse i ndryshon emrat, por ne kemi ngelur në vendnumëro. Jemi rreth 100 e ca vetë” pohojnë disa punëtorë.

Ndërkohë, ankesa e tyre kishte të bënte me pagesat e prapambetura, të 3 muajve të fundit të 2024-ës; tetor, nëntor dhe dhjetor. “Këta vijnë dhe bëjnë takime dhe asnjë lekë. Kemi pagesa për të kryer, por këta s’çajnë kokë. Ka ardhur avokati këtu, por këta s’dijnë si ta menaxhojnë” pohojnë të tjerë. Sipas tyre, keqmenaxhimi ka sjellë këtë situatë, pasi gjatë 12 viteve që firma shfrytëzon atë vendburim, nuk janë bërë investime.

Kamera e Fiksit filmoi disa aparatura të vjetra të vendburimit, disa në punë dhe disa jo. Ata ishin aparatura që para viteve ’90, teksa punëtorët pohojnë se investimet e firmës janë disa rrugë, disa depozita dhe pemët e mbjella në atë territor. “Pemët i kanë mbjellë për jeshillëk, se në hije nuk rrimë dot se duhet të punojmë” thotë Edmond Kita, përgjegjës i firmës “United Terra”. Ai thotë se vendburimi është i mbytur me ujë dhe përpjekjet për ta rivënë në punë kanë dështuar.

Ndërkohë, ngjitur me depozitat e kësaj firme, janë me dhjetëra punëtorë të firmës shtetërore “Albpetrol”. Ata, jo vetëm që i kanë marrë pagat, por i kanë më të larta se firma private koncesionare. “Ne i kemi marrë, se jemi shtet. Këta kanë frikë të flasin” pohojnë ata.

Pas ankesave dhe vëzhgimit, Fiksi shkoi te firma “United Terra Oil” dhe bisedoi me z. Edmond Bejtja, drejtor teknik i kësaj firme. Z. Bejtja tha se edhe ai s’ka marrë pagat. “Ne jemi në mes të periudhës së koncesionit. Janë bërë disa investime dhe firma s’ka pasur mundësi likuiditeti. Ka ardhur avokati dhe na ka thënë se çështja do të zgjidhet” thotë drejtori teknik.

Fiksi e pyet se përse s’jepen këto paga dhe kush janë problemet. “E para, kemi kërkuar me koncesion vendburimin e Amonicës, por s’na e kanë dhënë deri tani. E dyta kemi bërë disa shpenzime për pajisje dhe se e treta, qeveria s’na ka miratuar panelet diellore të dalim nga rrjeti elektrik” thotë ai. Bejtja tha se kompania del gjithmonë me humbje dhe këto humbje mbulohen nga firma mëmë në Zvicër. Gazetarët e pyesin se, përse e mbajnë kur dalin gjithmonë me humbje? “Pyetje që na bëhet gjithmonë, përse e mbajmë? Deri tani kemi investuar dhe tani shpresonim që të merrnim investimin mbrapsht” shton ai.

Drejtori tha se firma është në Arbitrazh me një kompani. “Jemi në Arbitrazh, pasi Albpetrol i ka dhënë një pus një kompanie tjetër që në letra e kemi ne” thotë Bejtja. Në fund, pyetjes se a ka një datë për pagat, ai shprehet se “datë s’të jap dot se do gënjeja, unë prisja edhe sot që të hidheshin”.

​Jo vetëm që pagat s’u hodhën atë ditë, por ato vijuan të vonoheshin për javë të tëra. Fiksi kontaktoi edhe me zyrën e firmës në Tiranë, e cila veproi duke bërë pagesën e muajit tetor dhe nëntor. Dy pagat u hodhën para datës 31 dhjetor 2024, teksa sot jemi në datën 23 janar 2025 dhe punëtorët s’kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor 2024 dhe shpërblimin e festave të fundvitit.

Bisedë mes Fiksit dhe punëtorëve të firmës “United Terra Oil”

Punëtori – Terra Oil, pastaj e ndërroi atë Zvicër Oil, di unë si e ka kështu.

Gazetari – E ka ndryshuar disa herë?

Punëtori – Tani së fundmi nja 4 herë. E katërta herë është ajo që lamë reklamë te zyrat.

Gazetari – Pse e ka ndryshuar disa herë?

Punëtori – Ku di unë ça problemi ka ai.

Gazetari – Ka ndryshuar koncesionin apo ka ndryshuar (emrin)?

Punëtori – Emrin, nga Hasan e vë Hysen, sikur e ka marrë dikush tjetër dhe bën këto veprime, marifete.

Gazetari – Po ndërkohë që ai është vetë?

Punëtori – Ai është vetë!

Gazetari – I keni marrë rrogat apo jo?

Punëtori 2 – Këta janë Albpetroli.

Punonjësja – Jemi ndërmarrja Albpetroli.

Punëtori 2 – Këta janë në rregull ere babam.

Punonjësja – Jemi shtet!

Gazetari – Ju e keni marrë?

Punonjësja – Po.

Gazetari – Po ju e keni marrë?

Punëtori 2 – Jo!

Gazetari – Sa muaj?

Punëtori 2 – Megjithë dhjetorin bëhen nja 3. Ka 30 vjet këtu që në ’90-ën që thashë unë duan vrarë të tërë këta dhe t’u bëjmë shkolla kalamajve. Ça thonë këta, ato që thonë 30 vite në televizor.

Punonjësja – Këta të privatit asnjë s’të vjen.

Gazetari – Pse ju i keni marrë?

Punonjësja – Ne jemi OK-ej.

Gazetari – Ju i keni rrogat më të mira?

Punëtori 2 – Këta janë të Edi Ramës, 1 milionë.

Punonjësja – Ta pret mendja.

Gazetari – Rrogat i keni marrë apo jo?

Punëtori – Jo, jo ja është muaji i tretë ky.

Gazetari – Po sa punëtorë janë gjithandej?

Punëtori – Bëhen a s’bëhen 100 veta.

Gazetari – Dhe të gjithë kanë këtë problem?

Punëtori – Të tërë me një kallëp edhe inxhinierët që janë atje s’kanë marrë lekët.

Gazetari – Po këta të shtetit i kanë marrë?

Punëtori – Shteti i ka tharë lekët.

Gazetari – Direkt?

Punëtori – Ne ngelëm te bishti urës!

Punëtori – Edhe prodhimi ka rënë, po edhe prodhimi në bazë të shkencës që kanë inxhinierët. Unë kam që nga ’85-sa që punoj këtu.

Gazetari – Ka bërë ndonjë investim kjo firma?

Punëtori – Firma këtu hiç, ça investimi! Ja vetëm ka bërë depot dhe paratë i paguan shteti ose Albpetroli. Çdo investim që bën ky i paguan ai që andej.

Gazetari – Nuk i bën vetë firma?

Punëtori – Jo s’i bën vetë firma!

Gazetari – Këto puset kanë qenë ekzistuese që në atë kohë?

Punëtori – Kanë qenë ekzistuese.

Gazetari – Ashtu janë?

Punëtori – Janë hequr kullat dhe i vënë pompa.

Gazetari – Me pompa!

Punëtori – Po s’u mat se ku është thellësia e naftës, niveli i naftës edhe po s’u injektua, detyrimisht edhe prodhimi do bjerë.

Gazetari – Nga 2012-ta dhe deri më sot asnjë investim?

Punëtori – Hiç asnjë gjë, se ça bën ca sistemime, bien disa të huaj, ca anglez e kinez.

Gazetari – Po ç’a bëjnë ata?

Punëtori – Hiç ëë, bëjnë ca sistemime merr paratë …

Gazetari – Me fitim apo me humbje del, si del?

Punëtori – Ore që dalin me fitim s’bëhet llaf./Top Channel

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën