LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Drejtësia shqiptare e digjitalizuar, nis projekti i BE-së 7.5 milionë euro

Në Tiranë, nisi sot projekti “BE për Drejtësinë Digjitale”, me një fond prej 7.5 milionë euro, përmes të cilit sistemi gjyqësor do të përmirësojë menaxhimin elektronik të çështjeve në gjykata dhe prokurori, si dhe përpunimin e statistikave. Përfaqësues të institucioneve të drejtësisë pohuan sot se teknologjia aktuale në sistemin gjyqësor ka mangësi të shumta, ndërsa modernizimi që pritet nga ky projekt do të afrojë standartet e Shqipërisë me ato të Bashkimit Europian.

23 Janar 2025, 19:47 Nga r.ll
VOA: Drejtësia shqiptare e digjitalizuar, nis projekti i BE-së 7.5
foto nga takimi

TIRANË- Në Tiranë, nisi sot projekti “BE për Drejtësinë Digjitale”, me një fond prej 7.5 milionë euro, përmes të cilit sistemi gjyqësor do të përmirësojë menaxhimin elektronik të çështjeve në gjykata dhe prokurori, si dhe përpunimin e statistikave. Përfaqësues të institucioneve të drejtësisë pohuan sot se teknologjia aktuale në sistemin gjyqësor ka mangësi të shumta, ndërsa modernizimi që pritet nga ky projekt do të afrojë standartet e Shqipërisë me ato të Bashkimit Europian.

Në qendër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian me një buxhet prej 7.5 milionë euro “BE për drejtësinë digjitale” është fuqizimi dhe mbështetja teknike për Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, si dhe Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve për Gjykatat dhe Prokurorinë.

Krahas përpunimit më të mirë të statistikave gjyqësore, projekti që do të zbatohet për 4 vjet nga zyra UNOPS-it, siguron bashkëpunimin e gjithë sistemeve të kësaj fushe, por vëmendje e posaçme është përqëndruar tek Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve në Prokurorinë e Përgjithshme, ku sipas drejtuesit të saj, kufizimet janë të ndjeshme.

“Ne kemi një përvojë nga një projekt i mëparshëm mbi Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, që rezultoi difektoz. Sot Prokuroria e Përgjithshme ka një sistem, i cili punon me një të pestën e kapacitetit të tij, por këto janë gabime, nga të cilat ne duhet të mësojmë, që të mos i përsëritim në të ardhmen”, tha zoti Çela.

Përfaqësuesit e pranishëm të institucioneve të drejtësisë shpresojnë që për herë të parë transformimi digjital, që premton projekti, të zgjidhë për herë të parë dhe plotësisht çështjen e mangësive në statistikat e sistemit gjyqësor, ndërsa një ndër produktet më të shumëpritura është Dosja Digjitale, që do t’u shërbejë gjithë operatorëve të sistemit, për të prodhuar dhe përpunuar rezultatet e punës së tyre në mënyrë cilësore, të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse.

“Është realitet që ka një punë fizike të madhe, dhe më shumë kohë punonjësve të drejtësisë iu kalon me punën fizike e mbartjes dhe marrjes së dosjeve, e komunikimit të akteve se sa koha që realisht harxhojnë për t’i lexuar ato dhe për të dhënë atë që kanë misionin e tyre, për të dhënë drejtësinë. Besoj se ky digjitalizim do të rritë shpejtësinë e veprimeve, shërbimeve dhe efektivitetin e sistemit për ta dhënë drejtësinë sa më shpejt të jetë e mundur për qytetarin”, tha Ilir Rusi, kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ai shtoi se e ardhmja është bashkëpunimi digjital i gjithë hallkave të drejtësisë edhe pa qenë të pranishëm fizikisht, dhe krijimi i dosjeve digjitale të drejtësisë, por tha se krahas digjitializimit të sistemit gjyqësor, ndër tre objektivat e punës së tij janë është edhe ajo që gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit në Tiranë si dhe prokuroria e shkallës së parë dhe apelit të kenë një ndërtesë të mjaftueshme pune.

Ndërsa ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, tha se qeveria do të bashkëfinancojë projektin dhe do të krijojë kushtet për drejtësi transparente dhe cilësore me sistemin e ri, që do të jetë i shfrytëzueshëm nga çdo skaj i vendit dhe do të lehtësojë marrjen dhe monitorimin e shërbimeve gjyqësore, për të cilat gjendja aktuale është problematike.

“Çështje gjyqësore të zvarritura, stoku i mbartur i dosjeve, rritja e dosjeve të reja të regjistruara dhe infrastruktura e kufizuar e disponueshme e bëjnë drejtësinë digjitale mjetin e duhur për t’u përballur me sfidat e ardhshme të sistemit tonë të drejtësisë”, tha zoti Manja.

Ai theksoi se përparimi i Shqipërisë drejt BE-së bazohet tek reformimi rrënjësor dhe i pakthyeshëm i sistemit të drejtësisë, që vazhdon të mbështetet fuqishëm nga SHBA-të dhe BE-ja, me të cilët po nis edhe ndërtimi i drejtësisë digjitale.

Zbatimi i plotë i reformës në sistemin e drejtësisë është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, sepse lidhet më grupkapitullin e parë të negociatave, i cili ndikon mbi gjithë kapitujt e tjerë.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së theksoi se bashkëpunimi midis gjithë institucioneve të drejtësisë është thelbësor për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Gjithë institucionet e drejtësisë kanë një rol për të luajtur; të sigurojnë paanshmërinë, pavarësinë, llogaridhënien, profesionalizmin, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. Ky projekt për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë dhe gjithë mbështetja jonë për reformimin e drejtësisë ka një objektiv kryesor; të garantojë për qytetarët shqiptarë cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë dhe shërbimeve gjyqësore”, tha ambasadori Gonzato. Krahas stoqeve të çështjeve gjyqësore, sistemi gjyqësor shqiptar ka vuajtur në vite po ashtu nga mungesat në statistika të sakta, nga efikasiteti i ulët, shërbime të dobëta si dhe nga besimi i ulët prej qytetarëve shqiptarë./VOA

drejtesia shqiptare projekti “be për drejtësinë digjitale”

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet