Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mes të arrestuarve është një 63-vjeçar i cili transportonte me kamionë sasi të mëdha produktesh për konsum, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.
QAFË BOTË- Një rast kontrabandimi mallrash për konsum është goditur nga policia në Qafë Botë duke sjellë arrestimin e tre personave. Mes të arrestuarve është një 63-vjeçar i cili transportonte me kamionë sasi të mëdha produktesh për konsum, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.
Ndërkoh administratori i një biznesi për është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. Në njofitmin e policisë bëhet me dije se janë vënë në pranga dhe 2 punonjës të Degës Doganore Qafë Botë për shpërdorim të detyrave. Në hetim për të njëjtën vepër penale, një punonjës i tretë i kësaj dege.
Njoftimi i plotë:
Doganierë dhe një 63-vjeçar u arrestuan nga Policia e Vlorës në kuadër të operacionit “Tranzit4”, i cili goditi kontrabandën me produkte për konsum. Policia ka identifikuar administratorin e biznesit për llogari të të cilit transportoheshin mallrat dhe vijon punën për kapjen e tij. Gjithashtu janë arrestuar 2 punonjës të Degës Doganore Qafë Botë, mbi dyshime për shpërdorim të detyrave. Në hetim për të njëjtën vepër penale, një punonjës i tretë i kësaj dege.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës së mallrave, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast paligjshmërie në këtë fushë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Tranzit 4”, gjatë të cilit:
– U vunë në pranga shtetasi N. G., 63 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasja A. A., 54 vjeçe, me detyrë doganiere në Degën Doganore Qafë Botë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe shtetasi A. V., 49 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Qafë Botë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. – U shpall në kërkim shtetasi A. M., 52 vjeç, administrator biznesi, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. – U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin E. A., 43 vjeç, me detyrë agjent në Degën Doganore Qafë Botë.
Gjatë operacionit, shtetasi N. G. u kap në PKK Qafë Botë, duke futur në Shqipëri, me mjete të rënda (kamionë dhe trajlera), sasi të mëdha produktesh për konsum, të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkaq, 52-vjeçari u shpall në kërkim, pasi dyshohet se këto mallra transportoheshin për llogari të biznesit që ai administronte.
Arrestimi i shtetasve A. A. dhe A. V., si dhe procedimi i 43-vjeçarit u bënë pasi dyshohet se, duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar kryerjen e këtij aktiviteti kriminal. Punohet për kapjen e shtetasit A. M., dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese FIER- Pesë persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Fier. Policia përmes një njoftimi ka bër&eu...
Posteri GJERMANI- Mbrëmjen e djeshmë është mbyllur ndeshja startuese për kombëtarën shqipare. Përveç atmosfe...
Foto ilustruese VLORË-Një turist polak ka gjetur vdekjen ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se turisti polak 74-vjeç...
Aksidenti POGRADEC- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit. Sipa...
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistrua ditën e sotmë në Kamëz. Sipas njoftimit t&e...
Aksidenti GREQI- 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një ...
Policia VLORË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi është kapur me armë ...
Renato Nasto TIRANË- Pesë persona janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njër...
Gjykata e Tiranës TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, që u arrestua pas protest...
Policia ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në Elbasan ditën e sotme për vjedhje. Mësohet se një 47-vjeçar ka...