16 Qershor 2024, 16:23
Nga N.F
Foto ilustruese
FIER- Pesë persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Fier. Policia përmes një njoftimi ka bërë me dije se mes të proceduarve është një 60-vjeçari i cili ka përplasur një të moshuar me motor. I moshuari ndodhet në spital ndërsa 60-vjeçari ka konstuar se drejtonte motorin pa patentë.
Gjithashtu janë proceduar babë e bir pasi dyshohet se kanë dhunuar vajzën e familjes. Dy persona të tjerë janë proceduar pasi njëri ka plagosur me mjet prerës një 49-vjeçar ndërsa tjetri ka goditur me grusht një person.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. G., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet, ka përplasur biçiklistin, shtetasin H. Q., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. Ç., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. Sh., 49 vjeç;
•S. K., 21 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin R. R., dhe më pas i ka dëmtuar automjetin që ky shtetas drejtonte.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 51 vjeç, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Për këtë rast u procedua penalisht dhe djali i tij shtetasin A. Xh., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
fier procedim dhune
Aktualitet
16 Qershor 2024, 16:09
N.F
Posteri
GJERMANI- Mbrëmjen e djeshmë është mbyllur ndeshja startuese për kombëtarën shqipare. Përveç atmosfe...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 15:23
N.F
Foto ilustruese
VLORË-Një turist polak ka gjetur vdekjen ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se turisti polak 74-vjeç...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 15:08
N.F
Aksidenti
POGRADEC- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit. Sipa...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 15:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistrua ditën e sotmë në Kamëz. Sipas njoftimit t&e...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 14:02
I.A
Aksidenti
GREQI- 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një ...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 13:35
I.A
Policia
VLORË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi është kapur me armë ...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 12:55
Elton Qyno
Renato Nasto
TIRANË- Pesë persona janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njër...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 11:49
I.A
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, që u arrestua pas protest...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 11:28
I.A
Policia
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në Elbasan ditën e sotme për vjedhje. Mësohet se një 47-vjeçar ka...
Aktualitet
16 Qershor 2024, 11:07
I.A
Zjarri
TIRANË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme nga Kodrat e Priftit në Tiranë. Ende nuk dihet se cili &...