LIVE UPDATES
Aktualitet

Kontrolli në kampin e opozitës iraniane në Manzë/ Çfarë dihet për financimin e MEK-ut?

Financuesit e kësaj organizate nuk dihen publikisht, pasi MEK-u nuk ofron të dhëna zyrtare. Megjithatë, financimi i saj ka qenë disa herë pikë diskutimi në mediat botërore.

25 Qershor 2023, 17:23 Nga m.s
Kontrolli në kampin e opozitës iraniane në Manzë/
kampi i MEK

DURRES- Se kush qëndron prapa financimit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), mbetet një enigmë. Kampi i rreth 3.000 pjesëtarëve të kësaj organizate në Kamëz të Shqipërisë shtrihet në një territor prej 38-40 hektarësh, ku janë të ndërtuara rreth 127 objekte. Për dislokimin e tyre në kampin Ashraf 3, kishte kontribuar SHBA-ja, që kishte dhënë 20 milionë dollarë për agjencinë e refugjatëve të OKB-së për ta ndihmuar shpërnguljen në Shqipëri.

Por, pas një aksioni të Policisë së Shqipërisë në këtë kamp mbi dyshimet se pjesëtarë të saj kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se SHBA-ja nuk e financon këtë organizatë.

Financuesit e kësaj organizate nuk dihen publikisht, pasi që MEK-u nuk ofron të dhëna zyrtare. Megjithatë, financimi i saj ka qenë disa herë pikë diskutimi në mediat botërore.

Në një artikull të publikuar në vitin 2018, gazeta britanike "The Guardian" shkruan se organizata MEK është financuar nga ish-udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussien, “për pjesën më të madhe të jetës së saj në azil”.

MEK-u u shpërngul në Irak më 1986, pasi u ndalua aktiviteti i saj në Iran më 1981. Këshilli për Marrëdhënie të Huaja, me seli në Nju Jork të SHBA-së, shkruan se Hussein kishte qenë financuesi kryesor i MEK-ut deri para pushtimit amerikan të Irakut më 2003.

“Por, në vitet e fundit, grupi pretendon se mbështetet në numrin e madh të emigrantëve të pasur iranianë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, dhe njerëz të tjerë që kundërshtojnë regjimin klerik në Teheran”, thuhet në një raport të Këshillit për Marrëdhënie të Huaja.

Por, pjesëmarrja e ish-shefit të inteligjencës së Arabisë Saudite, Princit Turki al-Faisal, në një grumbullim të këtij grupi në Paris më 6 korrik të vitit 2016 kishte nxitur kritika nga Irani pasi që ai kishte përkrahur rrëzimin e Qeverisë së Iranit.
Një zyrtar iranian, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, e kishte akuzuar Arabinë Saudite se po sponsorizon terrorizëm.

Se Arabia Saudite është prapa financimit të MEK-ut kishte thënë edhe profesori i Universitetit të Qytetit të Nju Jorkut, Ervand Abrahamian, në vitin 2018, për "The Guardian".

“Paratë përfundimisht vijnë nga (Arabia) Saudite. Nuk ka asnjë tjetër që mund t’i subvencionojë me këtë nivel financimi”, kishte thënë Abrahamian, historian për Lindjen e Mesme.

Por, "The Guardian" thekson se MEK-u e ka mohuar gjithmonë se financohet nga Arabia Saudite. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar zëdhënësin e kësaj organizate lidhur me financimin e MEK-ut në Shqipëri, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. Për periudha të ndryshme nga viti 1997 deri në vitin 2013, MEK-u ishte listuar si organizatë terroriste në disa vende, si SHBA, BE, dhe Britani të Madhe.

Në vitin 2009, Britania e Madhe e kishte larguar MEK-un nga kjo listë. Njëjtë kishte vepruar edhe SHBA-ja, nën administratën e ish-presidentit Barack Obama, në vitin 2012. Në atë kohë, "The Guardian" kishte raportuar se për largimin e saj nga kjo listë ishte bërë një fushatë multimilionëshe. MEK-u e cilëson veten si “grupin më të madh dhe më jetëgjatë të opozitës iraniane me një histori prej pesë dekadash të luftës për liri dhe demokraci në Iran”. Por, më 21 qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se nuk e cilëson MEK-un si “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian” dhe theksoi se SHBA-ja nuk kontribuon në financimin e MEK-ut dhe nuk ofron asnjë mbështetje apo trajnim për pjesëtarët e kësaj organizate. /REL 

mek manze muxhahedinet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj