25 Qershor 2023, 15:24
Nga m.s
foto ilustruese
KORÇË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik në fshatin Neviçisht në Korçë, ku ka humbur jetën një oficer policie. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në Neviçisht, në aksin Korçë-Bilisht, ku një trajler që është përplasur me një makinë, i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit të vogël.
Kamioni lëvizte nga Korça në drejtim të fshatit Plasë. Ndërsa mjeti i vogël udhëtonte në drejtim të Korçës, por ka qenë duke lëvizur në korsinë e kundërt.
Mësohet paraprakisht se drejtuesi i kamionit është përpjekur të shmanget. Drejtuesi i mjetit të vogël që ka humbur jetën është oficeri i policisë Ilir Duni, 63-vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policie dhe ambulanca.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
neviçisht korçë
Aktualitet
25 Qershor 2023, 15:11
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Paraditen e sotme, një person me inicialet M. S., i cili trajtohej me probleme të shëndetit mendor në sh&...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 14:16
A.B
Pamjet nga video
TIRANË- Të tjera detaje janë publikuar nga deklarimet që ka dhënë Alma. K, vajza që shfaqet në vid...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 14:03
A.B
Universiteti
KORÇË-Universiteti i Korçës, i cili prej vitesh është përballur me uljen e numrit të studentë...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 13:47
A.B
Policia
TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme, nga shkelja e masës s&e...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 13:19
a,b
Policia
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për disa efektivë policie, të cilët dyshohe...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 13:16
A.B
Policia
TIRANË- Mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, janë dhunuar ditën e sotme. Personi i identifikuar si Mar...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 12:31
A.B
Aksident
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në hyrje të kompleksit 'Delijorgji' në kryeqytet. Siç shihet dhe nga fotoja, nj&eu...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 12:14
A.B
Policia
SHKODËR- Hetimet për kanabis kanë 'fundosur' disa ish-drejtues dhe punonjës të Policisë në Shkodër. Kë...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 12:03
A.B
Pallati
TIRANË- Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte nisur të ndërtonte nj&eum...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 11:51
A.B
Policia
GREQI- Arrestohen dy shqiptarë në Greqi. Ndalimi i tyre u bë pasi u përfshinë në një konflikt pak ditë m&eu...