LIVE UPDATES
Aktualitet

Konviktet e UBT-së pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër, ngrohëset i kemi blerë vetë!

Pasi tërmeti i 2019 i shkatërroi ato u rindërtuan duke u finalizuan në vitin 2022. Tetë godina të reja u  rindërtuan nga themelet për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale ashtu  si edhe në konviktet në Evropë.

8 Prill 2025, 20:59 Nga M.B
Konviktet e UBT-së pa ngrohje e ujë të ngrohtë,
Foto nga emisioni

TIRANA- Konviktet e studenteve të Universitetit Bujqësor që u inauguruan në vitin 2020 si godina me kushte evropiane, nuk kanë ujë të ngrohtë dhe as kushte gatimi. Pasi tërmeti i 2019 i shkatërroi ato u rindërtuan duke u finalizuan në vitin 2022. Tetë godina të reja u  rindërtuan nga themelet për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale ashtu  si edhe në konviktet në Evropë. Godinat supozohej që do të ishin  moderne, me standarde europiane, ku studentët do të kishin  ambientet e ngrënies, ambientet e fjetjes, ambientet e studimit, e konceptuar si një qendër komunitare. Por pas 3 vjetësh nga inaugurimi i tyre, filluan probleme për 144 studentët të cilët jetojnë në godinën Nr.1 në UBT.

Në emisionin e ‘Fiks Fare” studentët e këtij konvikti ankohen për kushtet aspak të përshtatshme në të cilat jetojnë. Vajzat shprehen që nga Shtatori i 2024 nuk kanë pasur ujë të ngrohtë në konvikt dhe  janë detyruar që të lahen  tek godina Nr 7 e cila ndodhet përballë godinës së tyre. Ato shprehen se nuk kanë ujë të ngrohtë në dushet e konviktit, as nëpër dhoma që nuk bëhet fjalë fare. Ato tregojnë se për këtë gjë janë ankuar disa herë tek përgjegjëset, drejtoresha e godinës, por edhe tek drejtoresha e Administrimit të  Godinave Znj. Ilda Shehu  madje kanë bërë peticione tek Drejtoria e Konvikteve Tiranë (DKSHM).

Përveç kësaj ato thonë se sistemi i ngrohjes me kaldaja është jashtë funksionit dhe që janë detyruar të blejnë rezistenca për t’u ngrohur në dhomë. Ndërkohë që drejtoresha e konviktit Enerilda Ndoci u thotë të shpërngulen në një godinë tjetër, ose të dalin me qira. Vajzat shprehen  para kamerës se ‘FIKS FARE’ se  godina  për të cilën drejtoresha flet që ato të zhvendosen është e papërshtatshme dhe që nuk ndihen të sigurta, sepse janë godina të hapura dhe nuk ka kamera sigurie siç ka godina nr 1 ku ato aktualisht banojnë. Ato thonë se ajo godinë ka shërbyer për turistët, “godinë mikpritëse”. Madje  godina është në kushte aspak të mira sepse është tejet e amortizuar. Tualetet rrjedhin ujë, sirtarët janë të mykur, ujë të ngrohtë nuk ka, kamera sigurie nëpër korridore nuk ka. Ato shprehen se janë ndjerë nën presion sepse iu është vendosur kushte që ose të kalojnë në godinën Nr 7 ose të gjejnë banesa me qira.

‘Fiks Fare’ në bashkëpunim me vajzat e konviktit hynë në godinat dhe nga pamjet konstatohet  amortizim i godinës duke nisur nga dyert , tek tualetet që rrjedhin ujë. Fiksi bisedoi me drejtoreshe e konviktit znj. Enerilda Ndoci. Kjo e fundit pohoi se zgjidhja më e mirë është zhvendosja në godinën Nr.7 , pasi problemi me ujin në godinën ku vajzat jetojnë është teknik të cilën nuk e merr përsipër ta shpjegojë. Ndërkohë  godina Nr 7 thotë znj. Ndoci ka ujë të ngrohtë.

Por pas interesimit të Fiksit Drejtoria e Administrimit të Godinave në UBT i zhvendosi vajzat në godinë tjetër me kushtet dhe sigurinë si në godinën Nr1. Zhvendosja e 140 vajzave në godinën Nr4 u ofron atyre sigurinë që ato kërkonin dhe kushte më të mira jetese./ Top Channel

ubt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj