Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pak javë më parë ndryshoi qeveria "Meloni" ndryshoi planin për dy qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të ndërtuara fillimisht për të strehuar emigrantët në pritje të azilit, teksa tani do përdoren për të strehuar emigrantët e dëbuar nga shteti italian.
ITALIA- Të mërkurën në Portin e Shëngjinit pritet të mbërrije anija me rreth 100 emigrantë nga Italia që do të vendosen në kampin e Gjadrit. Pak javë më parë ndryshoi qeveria "Meloni" ndryshoi planin për dy qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të ndërtuara fillimisht për të strehuar emigrantët në pritje të azilit, teksa tani do përdoren për të strehuar emigrantët e dëbuar nga shteti italian.
Bazuar në këtë, koha e qëndrimit të emigrantëve në kampet shqiptare do të jetë deri në 18 muaj. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi në një intervistë të datës 25 mars 2025 konfirmoi një ulje të ndjeshme të ardhjeve të emigrantëve falë politikave të parandalimit, duke treguar se si qendrat shqiptare të Gjaderit dhe Shëngjinit mund të përdoren për të forcuar sistemin e riatdhesimit. Ai propozoi që këto qendra të shndërrohen në Qendra të Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR), duke lejuar kështu që emigrantët e parregullt të kthehen në shtëpi, pa të drejtë qëndrimi në Itali.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
foto ilustruese ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për grabitje ...
foto ilustruese GREQI- Një grup të burgosurish në Greqi kishin planifikuar që të arratiseshin nga burgu, duke marrë peng nj&e...
Ilaria Sula dhe Mark Antony Samson ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmija e 23-vjeçarit filipinas Mark Antony Samson, ...
Foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet e Serbisë reaguan të zemëruara pas arrestimit të dy grupeve të serbëve në Kosov...
Droga KORÇË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Korç&eu...
Vlore GJERMANI- Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga këshillimi për projektin e ndërtimit të aeroportit të ri në ...
Dorina Bardhi ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 46-vjeçare shqiptare. Aksi...
Arrestimi TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Të arrestuarit bëhet me dije se...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arres...
Nuredin Dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në seancën e sotme në Gjykatën e Pos...