LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore, DW: Një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të 16 serbëve në dy operacione të ndara, tha se në mesin e tyre kishte edhe "oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”.

8 Prill 2025, 14:58 Nga N.F
Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore, DW: Një muaj
Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet e Serbisë reaguan të zemëruara pas arrestimit të dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë fundjavës. Reagime pati edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Një gjykatë në qytetin e Gjakovës aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër serbëve të Serbisë për shkak të "dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

Përveç katër të dyshuarve në Gjakovë, që sipas autoriteteve kosovare të sigurisë dyshohet se kanë lidhje me strukturat e sigurisë së Serbisë, policia ndaloi edhe 12 serbë të tjerë në Prizren gjatë fundjavës.

Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore

Për katër serbët e arrestuar në Gjakovë, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në disa nga manastiret ortodokse në Kosovë. 

"Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria.

Prandaj, këtë kërkesë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake, i cili vlerësoi se "janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që, nëse do të gjendeshin në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale si dhe rreziku i ikjes”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të 16 serbëve në dy operacione të ndara, tha se në mesin e tyre kishte edhe "oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”.

"Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.

Për rastin Banjska, në Kosovë është ngritur aktakuzë kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe udhëheqësin e tyre Millan Radoiçiq. Vetëm tre nga këta persona mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, sipas organeve kosovare të sigurisë, qëndrojnë të lirë në Serbi. Seanca e parë për tre prej grupit të Banjskës që po mbahen në paraburgim do të mbahet më 17 prill.

Vuçiç: Kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve

Autoritetet e Serbisë reaguan me zemërim për arrestimin e dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë kësaj fundjave dhe, sipas Presidentit të Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, "personat e ndaluar shkuan në Kosovë vetëm për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit”.

"Imagjinoni, disa nga këta persona thonë se janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale. Dhe kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, bëri të ditur lidhur me 12 të arrestuarit në Prizren, se tashmë dy prej tyre, me inicialet L.S. dhe S.R., po mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, pas marrjes në pyetje nga policia, janë liruar dhe janë kthyer në Serbi.

Sa i përket katër serbëve të arrestuar në Gjakovë, të cilëve gjykata u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë kontrollit të makinës së tyre iu gjetën "fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë”. Ndërsa, për grupin e dytë që u arrestua në Prizren, ministri Sveçla tha se "fakti që grupi i dytë që u ndalua në Prizren, dhe që ishte strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë, mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.

Deklaratat e ministrit Sveçla u kundërshtuan nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Ajo tha se "Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar”.

"Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë', siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit./DW

kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet