Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga kontrolli në banesë mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.
KORÇË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Korçë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë teksa shiste doza kokainë në qytet. Policia më tej bën e dije se i arrestuari gjithashtu nxiste të miturit të futeshin në këtë veprimtari kriminale për të shpërndarë doza kokaine.
34-vjeçari është identifikuar si Spartak Selimi. Nga kontrolli në banesë mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Gjithashtu janë proceduar dy persona pasi ata u kapën në lagjen nr. 6 me doza kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë 34-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Shtytja e të miturit në krim".
Ky shtetas, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shiste doza kokaine në qytet dhe shtynte një shtetas të mitur, që të ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Vorë, dhe për një shtetas 17 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lagjen nr. 6, Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë shtetasit S. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Vlore GJERMANI- Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga këshillimi për projektin e ndërtimit të aeroportit të ri në ...
Dorina Bardhi ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 46-vjeçare shqiptare. Aksi...
Arrestimi TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Të arrestuarit bëhet me dije se...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arres...
Nuredin Dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në seancën e sotme në Gjykatën e Pos...
viktima dhe autori TIRANË- Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në banes&eu...
gjkko TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Art&e...
Anija "Libra" DURRËS- 3 anijet italiane kanë mbërritur paraditen e sotme në Portin e Durrësit. Anija “Libra” i ës...
Resuli TIRANË-Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka komentuar situatën e rëndë me...
Foto ilustruese MANZË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotmë në Durrës. Arrestimi ...