LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës/ Detaje nga rrëfimi i autorit: Isha gati të luftoja që ajo të kthehej si e dashura ime! Kriza në çift nisi në janar

Por sipas 23-vjeçarit gjithçka ka ndryshuar kur Ilaria i ka kërkuar rreth tre muaj më parë, t’i shihte notat e provimeve të universitetit. Po ashtu gjykatësi e ka përshkruar marrëdhënien ndërmjet të riut dhe 22-vjeçares, duke thënë se ata ishin njohur në vitin 2023 në vendin e punës dhe më pas u lidhën në 30 prill të të njëjtit vit.

8 Prill 2025, 16:17 Nga E. D
Vrasja e Ilaria Sulës/ Detaje nga rrëfimi i autorit: Isha gati të
Ilaria Sula dhe Mark Antony Samson

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmija e 23-vjeçarit filipinas Mark Antony Samson, i cili vrau 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula në Romë. Mark Antony Samson ka deklaruar para gjykatës se ishte gati të luftonte që Ilaria të kthehej si e dashura e tij. Gjithashtu Samson ka shpjeguar se kanë pasur një marrëdhënie normale, me ulje-ngritje, ashtu siç ndodh në çdo lidhje.

Por sipas 23-vjeçarit gjithçka ka ndryshuar kur Ilaria i ka kërkuar rreth tre muaj më parë, t’i shihte notat e provimeve të universitetit. Po ashtu gjykatësi e ka përshkruar marrëdhënien ndërmjet të riut dhe 22-vjeçares, duke thënë se ata ishin njohur në vitin 2023 në vendin e punës dhe më pas u lidhën në 30 prill të të njëjtit vit.

“Kjo ka qenë gjithmonë një problem i madh, pothuajse një traumë”, ka treguar ai, që nga koha kur ka qenë në shkollë të mesme.

Siç thekson gjykatësi, kjo ka shkaktuar te ai ankth për performancën në shkollë, veçanërisht ndaj prindërve. Më pas, djali ka thënë se Ilaria i kishte vënë një ultimatum, nëse ai nuk i tregonte notat e universit, ajo do ta linte, duke theksuar se ajo ndryshe nga ai nuk do kishte asnjë problem për t’ia treguar ato. Ndërsa në fund të janarit 2025, siç është raportua, të dy të rinjtë kanë vendosur për një pauzë në lidhjen e tyre, e cila nuk ka ndodhur kurrë, pasi ata kanë vazhduar gjithmonë të takohen. 

Mark Antony Samson ka deklaruar gjithashtu se sjellja e Ilarias ishte e paqëndrueshme, herë e trajtonte si të dashur, herë si një mik të thjeshtë.  Sipas gjykatësit që ka zbardhur detajet, ai tha gjithashtu se nuk mund të pranonte përfundimin e marrëdhënies me Ilarian, megjithëse të gjithë miqtë e tij, të cilëve iu drejtuar, e kishin këshilluar të largohej nga kjo situatë. Në fillim të marsit, situata mes tyre përkeqësohet edhe më tej, pasi Ilaria i ka thënë se është regjistruar në një platformë takimesh.

“Ai mbeti i shokuar, ndërkohë që ata vazhduan të shiheshin dhe ajo dukej më e ftohtë dhe më e distancuar dhe dëshironte të dilte me shoqet e saj edhe vetëm”, ka treguar gjykatësi. 

Sipas gjykatësit, siç ka dalë në një pjesë të urdhrit të masës së sigurisë, pas vrasjes, Mark Samson ka treguar një qëndrim të kontrolluar, pavarësisht se ai kishte thënë disa herë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe se nuk mund të imagjinonte një jetë pa të. Gjykatësi thotë se edhe pasi e vrau barbarisht dhe e zhduku trupin e saj, ai ka arritur të kthehet në normalitet menjëherë. Nga akti gjyqësor, gjithashtu del se pas krimit, 23-vjeçari takon shoqen e saj, me të cilën kishte dalë për drek, duke folur për problemet që kishte me Ilarian e vrarë pak më parë, dhe njëkohësisht duke diskutuar për çështje të parëndësishme.

Ai nuk ka pasur asnjë hezitim për t’i dërguar babait të vajzës mesazhe si të ishte Ilaria. Po kështu ka bërë dhe me shoqet e saj, duke u shfaqur si Ilaria dhe duke i mashtruar ato se shoqja ishte ende gjallë Për gjykatësin, akuza është e pakundërshtueshme, duke marrë parasysh gjithashtu pranimet e nënës së vrasësit.

ilaria sula mark antony samson

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet