2 Nëntor 2024, 09:35
Nga r.ll
universiteti
ELBASAN- Gjashtë pedagogë të Universitetit të Elbasanit janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policore "Teza". Pedagogët janë arrestuar pasi shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime një studente.
Policia bën me dije se në pranga është vënë edhe, Gazmend Hodaj, personi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve. Pedagogët e arrestuar, që i përkasin Fakultetit të Ciklit të Ulët, janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Monika Hodaj, ndërsa në kërkim është shpallur Edlira Gugu.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Teza”.
Shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime studenten, vihen në pranga 6 pedagogë dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.
Në pranga edhe shtetasi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.
Në kuadër të operacionit policor nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe, A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe G. H., 59 vjeç.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen E. G., 51 vjeçe, pedagoge.
Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi G. H..
policia e elbasanit
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 09:25
r.ll
Robert Menasse
TIRANË- Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerimi”, i cili është përkthyer edhe në gjuh&...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 09:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) është konfirmuar në fshatin Mëzez, në Tira...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 08:31
r.ll
anija libra e marines italiane
ITALI- Nga e hëna "Libra", anija e Marinës, do të kthehet në stacionin e saj 20 milje nga Lampedusa...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mungesat në tregun e punës dhe rritja e pagave në dy vitet e fundit mund të frenojnë largimin e t&eum...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy linja hekurudhore shqiptare Durrës-Hani i Hotit dhe Rrogozhinë – Maqedoni e Veriut u shpallën pjes&eum...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do t&eum...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 22:48
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- A e keni pyetur ndonjëherë veten, si e shtyn ditën një i burgosur në qeli? Sheh televizor. Lexon...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 22:29
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Mediat italiane i kanë kushtuar vazhdimisht artikuj dhe shkrime zbatimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqip&e...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 22:46
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg, tha se me Bektashinjtë kanë marrëdhënie shum...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 22:33
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Ambasadrorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se nuk duan që të fillojmë një luft&e...