LIVE UPDATES
Aktualitet

Mesazhi nga Tirana i ambasadores izraelite për liderin e ri të Hezbollah: Do shkosh te paraardhësit nëse sulmon Izraelin

Referuar eliminimeve të drejtuesve të dy organizatave që konsiderohen terroriste, Hamas dhe Hezbollah, ambasadorja e Izraelit në Tiranë tha se  Haniyeh, Sinwar, Nasrallah, janë vrasës në masë.

1 Nëntor 2024, 22:33 Nga E. D
Mesazhi nga Tirana i ambasadores izraelite për liderin e ri të
foto nga emisioni

TIRANË- Ambasadrorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se nuk duan që të fillojmë një luftë me Iranin, por theksoi se Izraeli është në gjendje të reagojë. Peleg e futuar në emisionin ‘Log’ në News24 tha se ishte e qartë që ky sulm ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, dhe mesazhi nuk vjen vetëm nga Izraeli. Referuar eliminimeve të drejtuesve të dy organizatave që konsiderohen terroriste, Hamas dhe Hezbollah, ambasadorja e Izraelit në Tiranë tha se Haniyeh, Sinwar, Nasrallah, janë vrasës në masë.

Pjesë nga intervista:

Izraeli ndërmori sulme të drejtpërdrejta kundër Iranit të shtunën e kaluar, si një hakmarrje e një rëndësie të veçantë ndaj breshërisë së raketave balistike që Teherani lëshoi ndaj Izralit në fillim të tetorit. Katër anëtarë të ushtrisë iraniane u vranë në këtë sulm, sipas raportimeve të mediave shtetërore, kurse Teherani deklaroi më pas se rezervon “të drejtën” të mbrohet. Megjithatë, Irani e minimizoi sulmin në përgjithësi, duke raportuar dëme të kufizuara në baza ushtarake. Udhëheqësit botërorë po i bëjnë tani thirrje të dyja palëve që të shmangin një luftë më të gjerë rajonale. Cilat janë opsionet ushtarake kundër Iranit?

Ambasadorja izraelite-Faleminderit për këtë pyetje. Para së gjithash, kjo nuk ishte një hakmarrje. Më lejoni t’i vendos gjërat në perspektivë. Kjo është hera e dytë që Irani po sulmon drejtpërdrejt Izraelin, qytetarët e Izraelit. Kishim një sulm me raketa në prill, dhe tani kishim një sulm të dytë me raketa në Izrael, pa dallim. Izraeli duhet të reagonte. Tani, ne i dërguam mesazh Iranit që të frenohet në sulmet e tij ndaj Izraelit. Nuk është kjo mënyra e vetme që ata po sulmojnë Izraelin. Ne e dimë që ata kanë aleanca me organizata terroriste përreth Izraelit. Por kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmoi Izraelin drejtpërdrejt, dhe Izraeli duhej të përgjigjej për të dërguar një mesazh. Sigurisht, sulmi ndaj Iranit nuk reflekton të gjitha kapacitetet e Izraelit. Ne mund të shkaktojmë shumë më tepër dëme.

Por ishte sa për të dërguar një mesazh, pikësëpari. Së dyti, ne shënjestruam disa nga objektivat strategjikë në Iran. Pra ideja me të vërtetë ishte të godisnim disa site strategjikisht të rëndësishme për të dëmtuar kapacitetet raketore, të raketave balistike të Iranit, dhe kryesisht për të dërguar një mesazh. Dhe mendoj se mesazhi ishte shumë i qartë. Tani, sa i përket qëllimeve të Izraelit, ne nuk kemi dëshirë të fillojmë një luftë me Iranin. Por mendoj se ata duhet ta kuptojnë se Izraeli është në gjendje të reagojë. Dhe mendoj se përderisa ishte e qartë që ky sulm ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, mesazhi nuk vjen vetëm nga Izraeli. Pra që Irani të frenojë agresivitetin e sulmit të tij në rajonin tonë dhe të mos e sulmojë më Izraelin.

Zonja ambasadore, meqë po flisni për mesazhe, vrasjet e shënjestruara të Ismail Haniyeh në Teheran, dhe kjo ishte arsyeja e parë pse Irani sulmoi Izraelin, kujtoj që Ismail Haniyeh ishte lider i politik i Hamas, Yahya Sinëar në Rripin e Gazës, Hasan Nasrallah i Hezbollah në Liban, shpërthimet në distancë të pagers-ve dhe radiomarrëseve të militantëve të Hezbollah, të gjitha këto kanë dëshmuar aftësi operacionale të shërbimeve të inteligjencës izraelite për të gjurmuar, zbuluar dhe eliminuar kundërshtarë të rrezikshëm në operacione të komplikuara. Cili është mesazhi që dëshironi të jepni?

Ambasadorja izrealite Të gjithë emrat që ju përmendët, Haniyeh, Sinëar, Nasrallah, këta janë vrasës në masë. Këta janë njerëzit që qëndrojnë pas masakrës së tmerrshme që ndodhi në Izrael më 7 tetor 2023. Këta janë njerëzit që vrisnin civilë pa hezitim. Dhe ata ishin udhëheqësit e disa organizatave shumë të forta terroriste në rajonin tonë. Dhe mesazhi është se nëse Izraeli dëshiron t’ju eliminojë, mund t’ju gjejë. Pra, mos u ngatërroni me ne. Fakti që këto organizata po sulmojnë civilët në Izrael është diçka që duhet të jetë shumë, shumë e qartë, jo vetëm për ta, por për të gjithë botën, se ne nuk po përpiqemi të sulmojmë civilët. Ne po përpiqemi të arrijmë tek ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve terroriste, ata që qëndrojnë pas masakrës dhe ata duhet të paguajnë. Dhe gjithashtu është një mesazh i fortë për organizatën e tyre dhe për ata që i dërgojnë, se ne mund t’i gjejmë dhe mund t’i eliminojmë.

Ju e keni bërë, kur them “ju”, kam parasysh shtetin e Izraelit, që e ka bërë këtë gjë me organizatën e “Shtatorit të Zi” pas masakrës së Mynihut në vitin 1972, ku humbën jetën 11 anëtarë të ekipit olimpik izraelit, e keni bërë në 2008 në bashkëpunim Mossad-CIA me Imad Mughniyeh, i ashtuquajturi “Fantzma e Bejrutit”. Pyetja që kam është, çfarë fati e prej liderin e ri të Hebollah, Naim Qassem?

Ambasadorja izraelite -Nuk e di. Personalisht, shpresoj t’i bashkohet paraardhësve të vet. Por nuk mund ta them. E vetmja gjë që unë mendoj se ai duhet të dijë, është që ne po e vëzhgojmë. Pra, nëse planifikon të sulmojë Izraelin, ka për ta paguar!

galit peleg

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet