All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Korrupsioni me patentat e makinave, GJKKO jep vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët (EMRAT)

Mes të pandehurve janë: 4 punonjës policie, 9 ndërmjetës dhe 12 qytetarë (drejtues automjetesh).

13 Mars 2024, 20:34 Nga r.ll
Korrupsioni me patentat e makinave, GJKKO jep vendimin për zyrtarët e
gjkko
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët të akuzuar për korrupsion me patentat e makinave. 

Mes të pandehurve janë: 4 punonjës policie, 9 ndërmjetës dhe 12 qytetarë (drejtues automjetesh). Ndaj tyre rënduan 4 akuza: “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 23.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Lidian Broshka, Evisjon Salku, Revi Osmani, Spiro Tore, Besiko Demaj (Zoto), Eduard Caka, Sotiraq Lamaj, Arian Lika, Enis Balla, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Ilir Tafa, Neritan Selmani, Gerald Lusha, Kujtim Xhaja, Endrit Xhambazi, Oltjan Muҫa, Altin Koҫi, Sefer Gianfrate (Beqiri), Renato Meҫuli, Ervis Dakolli dhe Vilson Delia.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 37/120 Akti, datë 13.03.2024 vendosi:Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alkid Ndreu akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 259, pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alkid Ndreu akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Lidian Broshka), parashikuar nga neni 259, pg 1 i Kodit Penal në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alkid Ndreu për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite  burgim.

1.3. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Alkid Ndreu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

1.4. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Alkid Ndreu me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1.5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Alkid Ndreu nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

1.6. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Alkid Ndreu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Lidian Broshka), parashikuar nga neni 245/1 pg 3 dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Revi Osmani), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Neritan Selmani), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Oltion Muça), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Altin Koçi), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elio Picoku dënohet me një dënim të vetëm prej 2 vite e 6 muaj burgim.

2.8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Elio Picoku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

2.9. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 16.02.2023 dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Lika për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit Enis Balla), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Lika për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit Sotiraq Lamaj), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Amarildo Lika dënohet me një dënim të vetëm prej 2  (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

3.3. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Amarildo Lika i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

3.4. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Amarilod Lika me vendimin nr. 12, datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e  paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

3.5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Amarilod Lika nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lidian Broshka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Lidian Broshka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

4.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Lidian Broshka duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

4.3. Urdhërohet i pandehuri Lidian Broshka të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Lidian Broshka, duke mbajtur në konisderatë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Evisjon Salku për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
5.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Evisjon Salku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

5.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Evisjon Salku duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

5.3. Urdhërohet i pandehuri Evisjon Salku të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

5.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Evisjon Salku, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin e tij, Revi Osmani), parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit Neritan Selmani), parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Revi Osmani dënohet me një dënim të vetëm prej 1  (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Revi Osmani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

6.5. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Revi Osmani për një periudhë kohe prej 2 vite me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Spiro Tore për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
7.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Spiro
Tore i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

7.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Spiro Tore duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

7.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

7.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Spiro Tore, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Besiko Demaj (Zoto) për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
8.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës Besiko Demaj (Zoto)  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

8.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurës Besiko Demaj (Zoto) duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 80 orësh.

8.3. Urdhërohet e pandehura të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

8.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga e pandehura Besiko Demaj (Zoto), duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të saj si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduard Caka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
9.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Eduard Caka  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim. 9.2. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 01.12.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Eduard Caka do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sotiraq Lamaj për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
10.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Sotiraq Lamaj  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

10.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Sotiraq Lamaj për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Lika për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
11.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Arian Lika  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

11.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Arian Lika për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Enis Balla për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
12.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Enis Balla i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

12.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Enis Balla për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Shehu për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
13.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ardit Shehu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

13.2. Llogaritja e dënimit fillon data e ekzekutimit të dënimit, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Ardit Shehu do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arisjon Rakipi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
14.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Arisjon Rakipi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

14.2. Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Tafa për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
15.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ilir Tafa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

15.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Ilir Tafa për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Neritan Selmani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
16.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Neritan Selmani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit,   u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

16.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Neritan Selmani duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

16.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Proves që mbulon vendbanimin e tij.

16.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Neritan Selmani, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gerald Lusha për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
17.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Gerald Lusha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

17.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Gerald Lusha duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

17.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

17.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Gerald Lusha, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Xhaja për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
18.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Kujtim Xhaja i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

18.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Kujtim Xhaja për një periudhë kohe prej 2 vite e 8 muaj, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Xhambazi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
19.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Endrit Xhambazi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

19.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Endrit Xhambazi për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltjan Muça për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
20.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Oltjan Muça i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

20.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Oltjan Muça duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

20.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

20.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Oltjan Muça, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Koçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
21.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Altin Koçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

21.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Altin Koçi për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri) për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
22.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

22.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri), për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Renato Meçuli për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
23.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Renato Meçuli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

23.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Renato Meçuli duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

23.3. Urdhërohet i pandehuri Renato Meçuli të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

23.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Renato Meçuli, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Dakolli për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
24.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ervis Dakolli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

24.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Ervis Dakolli duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

24.3. Urdhërohet i pandehuri Ervis Dakolli të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Proves që mbulon vendbanimin e tij.

24.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Ervis Dakolli, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
25.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Vilson Zelia i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

25.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Vilson Zelia për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet si (i) Disk BD-R me materialet e përgjimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 1 (një) dhe (ii) CD me materialet e vëzhgimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 8 (tetë) të qëndrojnë në dosje.
Në bazë të nenit 190 pika 1, shkronja ç) të K.Pr.Penale, të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara si më poshtë: ******** t’i kthen personave që ju përkasin.
Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më datë 13.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

gjykata e posacme

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll