Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kostoja e jetesës, problemi më i madh në vend
Krahasuar me katër muaj më parë, problemet më kryesore në vend janë të njëjtat, por kanë ndryshuar renditjen e tyre. Emigrimi në maj të 2024 perceptohej nga 54.8% e qytetarëve si problemi kryesor në vend, ndërkohë që në shtator 2024 renditet i dyti si problem i identifikuar nga 39.55% e qytetarëve
13 Nëntor 2024, 21:26Nga N.F
Të dhënat
TIRANË- Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024, Datacentrum dhe Barometri, Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me problemet kryesore në vend dhe zgjidhjen e tyre nga partitë politike.
Të pyetur nga "Barometri", Euronews Albania lidhur me tri problemet kryesore në vend, 46.1% e qytetarëve kanë thënë se problemi kryesor në vend është kostoja e jetesës, 39.5 % e tyre emigrimi, 34.7% korrupsioni dhe 27.8% e tyre kanë thënë papunësia. Më pas në përqindje më të ulët renditet niveli i krimit në vend, shëndetësia, arsimi, plakja e popullsisë etj.
Krahasuar me katër muaj më parë, problemet më kryesore në vend janë të njëjtat, por kanë ndryshuar renditjen e tyre. Emigrimi në maj të 2024 perceptohej nga 54.8% e qytetarëve si problemi kryesor në vend, ndërkohë që në shtator 2024 renditet i dyti si problem i identifikuar nga 39.55% e qytetarëve. E njëjta gjë mund të thuhet për korrupsionin, që nga problem i katërt i renditur nga 26.9% e qytetarëve në maj 2024, në shtator 2024 renditet problem i tretë nga 34.7% e tyre./ Euronews