LIVE UPDATES
Aktualitet

Kostot e Dixhitalizimit dhe Promovimit të objekteve të Trashëgimisë Kulturore

Trashëgimia Kulturore shërben si një pasuri e përbashkët që pasqyron identitetin dhe historinë e një komuniteti. Në këtë kontekst, dixhitalizimi dhe promovimi i objekteve të kësaj trashëgimie kanë ardhur në fokus si një mundësi për t'i siguruar qëndrueshmërinë e duhur.

20 Dhjetor 2023, 09:44 Nga Besmir Kanushi dhe Enkeleda Memisha

Kostot e Dixhitalizimit dhe Promovimit të objekteve të

Qëllimi ynë si pedagogë është të informojmë dhe japim kulturën e nevojshme tek të rinjtë që kanë interesa në këto fusha dhe personave të tjerë të pasionuar pas Trashëgimisë Kulturore dhe teknologjisë, me qëllimin që të sjellë modernizim dhe promovim të  kësaj trashëgimie në mënyrë inovative dhe tërheqëse.

Artikulli pershkruan kostot e lidhura me proceset e dixhitalizimit dhe strategjitë për promovimin e suksesshëm të objekteve të Trashëgimisë Kulturore, duke shqyrtuar sfidat dhe kostot e përfshira në proceset e dixhitalizimit dhe strategjitë e nevojshme për promovimin në mënyrë efektive.

Si rast studimi është marrë Kalaja e Bashtovës.

E vendosur në një pozicion gjeografik shumë favorizues dhe e shtrirë në një zonë fushore, Kalaja e Bashtovës, shtrihet vetëm 3 km nga Grykëderdhja e lumit Shkumbin. Me një pamje mahnitëse, edhe pse ka mbetur vetëm një pjesë e saj, Kalaja është ndërtuar në shekullin XV-të duke u shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare.

Mbi kohën e ndërtimit të saj, historianët janë të ndarë edhe në bazë të rasteve të tjera të mëparshme nga objektet e gjetura. Disa pretendojnë se është ndërtuar në periudhën kur vendi ishte nën pushtetin e Venedikut, ndërsa studiues të tjerë mendojnë se venedikasit ndërtonin vetëm mbi rrënojat e një kalaje ekzistuese. Sipas grupimit të fundit ky objekt mund të ketë qenë ndërtim i shekullit të gjashtë, kur zona ishte nën Perandorinë Bizantine, kryesisht flitet në kohën e dinastisë së Perandorit Justinian. Ndërsa, lidhur me pjesën perëndimore të saj, ata bien dakord të jetë rindërtuar në shek. e 18-të.

Kalaja e Bashtovës zë një vend të vecantë ndër objektet e tjera të kësaj fushe në Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri, kjo për faktin sepse  është i vetmi ndërtim fushor në Ballkan. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota, por kjo vetëm per syrin e një studiuesi, ndërsa për turistët e shumtë të saj, kryesisht të huaj që e vizitojnë, ndihet nevoja për një restaurim të plotë dhe të shpejtë të saj, në mënyrë që të shpëtojë nga një dëmtim i mundshëm. Duke qenë pasuri kulturore e një rëndësie të vecantë, me shumë vlera historike, kulturore dhe arkitekturore, Kalaja përbën një burim mjaft fitimprurës për zhvillimin ekonomik të zonës në të cilën shtrihet.  

E vendosur pranë bregdetit, duke qenë e vetmja kala fushore në Ballkan, dhe një pikë e rëndësishme strategjike, objekti ishte qendër tregëtimi e përdorur nga Venedikasit, dhe me pas gjatë Perandorisë Osmane, u kthye në port me funksion mbrojtjen e shkëmbimeve tregtare bregdetare.

Kjo është ajo që e bën më të vecantë këtë Kala, pikërisht fakti që përvec rëndësisë historike, karakterizohet nga një nderthurje perfekte e  arkitekturës veneciane dhe osmane, ç’ka i japin asaj një stil tërheqës, madhështor,  e rrethuar nga një natyrë jashtëzakonisht e bukur. Zona përreth saj ruan statusin e Parkut Natyror Kombëtar. Për këto arsye, zona preferohet edhe për aktivitete në natyrë si peshkim, ecje, nje drekë e mirë me familjen në restorantet pranë saj apo për një piknik.

Më poshtë do të shqyrtohen sfidat dhe kostot e përfshira në proceset e dixhitalizimit dhe strategjitë e nevojshme për promovimin e objektit në mënyrë efektive.

Kostot e Dixhitalizimit

Procesi i dixhitalizimit i objekteve të Trashëgimisë Kulturore përfshin një gamë

të gjerë të kostove, duke kërkuar investime të konsiderueshme në teknologji dhe resurse njerëzore. Në kostot kryesore të këtij procesi përfshihen:

Investimet në pajisjet dhe softuerët e nevojshëm për procesin e dixhitalizimit, përditësimet dhe pasuritë e vazhdueshme të infrastrukturës për të mbështetur ruajtjen dhe prezantimin e dixhitalizuar. kostoja e rekrutimit dhe mirëmbajtjes së një stafi të specializuar për menaxhimin e teknologjisë dixhitale si dhe Kostoja e trajnimit të personelit ekzistues për përdorimin dhe mirëmbajtjen e teknologjisë.Kostoja e përpunimit dhe organizimit të informacionit të dixhitalizuar për të siguruar një bazë të qëndrueshme të të dhënave si dhe kostoja e sigurimit të standardeve të larta për cilësinë dhe saktësinë e të dhënave të dixhitalizuara.Kostoja e mirëmbajtjes së teknologjisë dhe infrastrukturës për të siguruar operacionalitetin e qëndrueshëm si dhe Investimet në sigurinë dixhitale për të mbrojtur objektet e trashegimisë nga kërcënimet potenciale.

Kostoja e strategjive të marketingut dhe promovimit në rrjetet sociale dhe media të tjera për të arritur audiencën e dëshiruar si dhe Investimet në ngjarje kulturore dhe projekte për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesin e publikut.

Strategjitë për Promovim

Për të siguruar suksesin në promovimin e objekteve të Trashegimisë Kulturore, është e rëndësishme të zhvillohen strategji të përshtatshme dhe të kujdesshme. Disa strategji kyçe përfshijnë: Përdorimin e platformave të rrjeteve sociale për të ndarë informacionin dhe për të përfshirë audiencën, krijimi i përmbajtjes tërheqëse dhe ndërtimi i një prezence aktive në rrjetet sociale. Organizimi i ngjarjeve kulturore që lidhen me objektet e trashegimise si dhe Përdorimi i këtyre ngjarjeve si mundësi për të prezantuar objektet në një kontekst të pasur kulturor. Përdorimi i Teknologjisë: Krijimi i aplikacioneve mobile dhe eksperiencave dixhitale për vizitorët dhe përdorimi i teknologjisë për të ofruar një përvojë interaktive dhe përfshirëse.  Ndërtimi i partneriteteve me institucione te tjera kulturore si shkollat dhe organizatat vendore, përdorimi i bashkëpunimeve për të shpërndarë informacionin dhe për të rritur ndikimin Krijimi i materialeve promovuese cilësore si foto, video, dhe materiale të tjera vizuale, përdorimi i website-ve dhe broshurave për të ofruar informacion të detajuar dhe tërheqës. Personalizimi dhe përshtatja Lokale: Kuptimi i audiencës lokale dhe personalizimi i strategjive për të përfshirë komunitetin, përdorimi i gjuhës dhe elementeve të lokalitetit për të krijuar një lidhje të ngushtë me audiencën.

Nëpërmjet analizës së kostove, avantazheve dhe sfidave të dixhitalizimit dhe promovimit të objekteve të Trashegimisë Kulturore, bëhet e qartë se ky proces është një rrugë me sfida por edhe me shumë potencial dhe te ardhura te larta.

Në zërat e kostove përfshihen: Blerja e teknologjisë (kamera, sensorë) në një shifër mesatare €20,000, Zhvillimi i aplikacioneve dhe platformave me vlerën €25,000, Përpunimi i mediave dixhitale (foto, video) me €15,000, Marketing online (rrjetet sociale, reklama), €15,000, Materiale promovuese (broshura, postera) për €8,000, Marketing tradicional (radio, gazeta) për €7,000 etj.

Përvec këtyre më sipër përfshihen edhe kostoja e personelit dhe trajnimi i tyre në lidhje me teknologjinë e re, shpenzimet e mirëmbajtjes së infrastrukturës dixhitale, të gjitha në një total afërsisht €160.000- €180.000.

Në projektin e prezantuar nga Ministria e Kulturës, Kalaja e Bashtovës shumë shpejt do t’i rikthehet identitetit të saj. Duke pasur parasysh interesin e madh të turistëve të huaj për këtë monument kulturor të ardhur nga e kaluara, për arkitekturën dhe historinë e saj, në të njëjtën kohë edhe pozicionin shumë të favorshëm pranë detit, përfitimi nga të ardhurat që do të sjellë pas restaurimit mendohet të jenë të larta për buxhetin e shtetit, gjithmonë nëse nuk abuzohet duke u dhënë me konçension, siç po veprohet aktualisht me objekte të tjera.

dixhitalizim trashegimi kulturore

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait