Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kuadër të kësaj, janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabis, të kultivuar në platforma polistiroli.
SHKODRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre familjarë në Malësi të Madhe dhe ka shpallur në kërkim një të katërt. Ata u arrestuan, pasi kishin kultivuar bimë narkotike, kanabis. Në kuadër të kësaj, janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabis, të kultivuar në platforma polistiroli.
Ndërkohë që një pjesë e tyre u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe ndaj dy personabe të tjerë. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi:
Kontrolle intensive në territor për parandalimin dhe goditjen që në fazën përgatitore të tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Faza e parë”.
Asgjësohen një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabis, të kultivuar në platforma polistiroli. Arrestohen tre shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë dhe një shpallet në kërkim.
Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë disa persona po kishin mbjellë fara kanabisi në platforma polistiroli, shërbimet e specializuara në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe, të mbështetura nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Faza e parë”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Bajzë, u evidentuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi, të kultivuar në platforma polistiroli, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Platformat me filiza u shkatërruan gjatë operacionit, ndërkohë që një pjesë e tyre u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale. Si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u arrestuan shtetasit: E. Q., 29 vjeç, B. Q., 23 vjeçe dhe A. Q., 26 vjeçe (familjarë), të tre banues në fshatin Bajzë.
Po në vijim të operacionit, në fshatin Gruemirë Çezmë, në një magazinë u konstatuan edhe disa platforma të tjera polistiroli, në të cilat ishin kultivuar filiza dhe fara narkotike të dyshuara kanabisi.
Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, dhe nisi procedimi penal për shtetaset E. R., 41 vjeçe, dhe Z. R., 75 vjeçe, banuese në këtë fshat.
Vijon puna për kapjen e shtetasit B. R., si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Arrestimi i 51-vjeçarit GJIROKASTRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar në Këlcyrë, pasi ishte shpallu...
Foto ilustruese LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës, ku shoferi i furgonit të shkollës ësh...
TIRANË- Teatri Kombëtar synon të zgjerojë audiencën përtej kufijve përmes projektit SEEDS, të financuar nga Bashkimi E...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masat e sigurisë për katër të pandehurit e dosjes “Bankers&...
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i n...
GREQI- Pano Ruçi humbi djalin e tij 21-vjeçar në aksidentin hekurudhor të Tempit tre vite më parë në Greqi. ...
Jorgo Goro TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pasi Apeli i Posaçëm i GJKKO-s...
Pamjet TIRANË- Një burrë shqiptar që jeton në Michigan është dënuar me 25 vjet burg në një rast traf...
Imagjinoni Shqipërinë e vitit 1938. Dhjetor! Milosh Gjergj Nikolla, 27 vjeç, ishte ndarë nga jeta katër muaj më herët nga...
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku një 17-vjeçar ka rënë pre e dhunës barbare, ...