Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, arrestohet 51-vjeçari në Këlcyrë
I arrestuari është Fatbardh Çela 51 vjeç, banues në Këlcyrë.
1 Prill 2026, 15:05Nga E.d
Arrestimi i 51-vjeçarit
GJIROKASTRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar në Këlcyrë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge. I arrestuari është Fatbardh Çela 51 vjeç, banues në Këlcyrë.
Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Fugitive”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. I dënuar me 10 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, kapet në Këlcyrë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 51-vjeçari.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas të kërkuar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fugitive”.
Gjatë këtij operacioni, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, u bë e mundur kapja në Këlcyrë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit: Fatbardh Çela alias Gentian Çela, 51 vjeç, banues në Këlcyrë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./Dosja.al