Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për mediat, pas shtyrjes së seancës në themel, ai deklaroi për mediat se nuk e kupton nxitimin për të cënuar të drejtat kushtetuese.
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca tha se dosja ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës është shumë voluminoze. Në një deklaratë për mediat, pas shtyrjes së seancës në themel, ai deklaroi për mediat se nuk e kupton nxitimin për të cënuar të drejtat kushtetuese.
Gjithashtu shtoi se prokurori Ols Dado kishte një reagim emocional në sallën e gjyqit, që nuk janë në përputhje me rolin e tij.
"Unë vlerësoj që ajo që konstatohet është fakti që ka një nxitim për të bërë një proces që është voluminoz. Ju e dini që ka humbur një shkallë gjykimi duke mos i dhënë mundësinë Erion Veliajt për tu mbrojtur. Nuk e kuptoj nxitimin, nuk e kuptoj nxitimin për të cënuar të drejtat kushtetuese.
Lidhja që bën prokurori me mbrojtjen e Veliajt është një lidhje emocionale dhe nuk ka lidhje me përputhjen e rolit të prokurorit. Nuk ka strategji për ta shtyrë, por për ta njohur çështjen në themel. Ne do kemi një ekip jo vetëm avokatësh, por edhe ekspertësh.
Veliaj është i vendosur për të mbrojtur çështjen e tij. Ai akoma nuk është njohur me dosjen. Ka filluar leximi, ai lexon me një rritëm 200-300 faqe në ditë dosjen. Por është një dosje shumë voluminoze. Vetëm prova materiale janë rreth 1500 faqe”, tha Ndreca.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
SHKODËR- Një 41-vjeçar ka rënë pranga pasi tentoi të trafikonte rreth 10 kilogramë lëndë narkotike me mor...
TIRANË- Janë dërguar në gjyq për shpërdorim detyre ish-drejtorët e AMP-së, të cilët mundësuan punë...
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një aut...
Evisi është i dypunësuar, në dy kompani private, si administrator dhe konsulent. Gjatë vitit 2024, në punën ku ishte admini...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.&n...
pamje nga vendngjarja FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fsha...
foto ilustruese TIRANË- Institucionet e drejtësisë shqiptare mohuan të jenë sulmuar të martën më 31 korrik nga hak...
Foto ilustruse Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja...
LIBRAZHD- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, publikon për herë të parë eks...
Bekri Bajrami Kishin dalë nga Kosova për të ndërtuar një jetë më të mirë, si shumë të tjerë. N&...