3 Gusht 2023, 12:58
Nga k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Një 52-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi ka qenë duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit Mat. 52-vjeçari Alket Zeneli po gërryente për të nxjerrë inerte kur u vendos në pranga gjatë natës. Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i subjektit Fatmir Vuthaj, 58 vjeç, banues në Tiranë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kurbin
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë, konstatohet dhe goditet veprimtaria e kundërligjshme e një tjetër subjekti ekonomik që nxirrte inerte nga lumi Mat. U kap në flagrancë gjatë natës, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Mat, arrestohet 52-vjeçari. Policia vijon punën për kapjen e pronarit të këtij subjekti ekonomik. Në bashkëpunim me IMT Lezhë sekuestrohen 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera të mbështetura edhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën një tjetër rast të gërryerjes së shtratit të lumit, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve. Për këtë rast, u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator, dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit që kryente këtë veprimtari të kundërligjshme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në Tiranë. Në bashkëpunim me IMT Lezhë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.
Vijon puna për kapjen e 58-vjeçarit. Monitorimi i territorit përreth lumit Mat, vijon. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
alket zeneli kurbin
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:35
k.m.
Pamje nga operacioni
KRUJË- Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve nark...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:29
f.i
foto ilustruese
KAPSHTICË- Numri i personave që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave të kalimit kufitare tok&eum...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:31
k.m.
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur me 3 muaj hetimet ...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:24
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Durrës. Sipas Policisë së...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:18
f.i
pamje nga arrestimi
SARANDË- Dhimitri Guxo, 24 vjeç është arrestuar nga polivia, pasi shpërndante doza kanabisi në Ksa...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:14
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- 32-vjeçarja Luljeta Preza është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë t...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 12:12
k.m.
Foto ilustruese
BILISHT- Një aksident ka ndodhur ndodhur paraditen sotme në Bilisht, ku një makinë ka përplasur një vajzë...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 11:58
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për drejtorin e Drejtorisë s&e...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 11:52
f.i
foto ilustruese
SHKODËR- Një sherr mes zyrtarëve ka ndodhur në bashkinë e Malësisë së Madhe. Drejtori i Drejto...
Aktualitet
3 Gusht 2023, 11:42
k.m.
Jetmir Pemaj
BRITANI E MADHE- Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampt...