Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Avokati i Klosit, në një komunikim për mediat është shprehur se shtyerja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme, duke pretenduar se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për të shtuar kohën e hetimeve.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zyrtaren Alda Klosi. Pas seancës së sotme, avokati i Klosit, në një komunikim për mediat është shprehur se shtyerja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme, duke pretenduar se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për të shtuar kohën e hetimeve.
“Vazhdon praktika, ‘masë e arrestit me burg, derr sa të gjenden provat kundër’. Ndërkohë duhet të jetë inversi. Alda Klosi nuk ishte sot prezentë. Ligji procedurial lejon vetëm praninë e avokatit. Vullneti i saj është që duhej të rrëzohej kërkesa e Prokurorisë. Gjashtë muaj kanë kaluar nga urdhri i ndalimit. Ndaj saj duhet të kishte prova, por në rastin konkret nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm,”- ka bërë me dije avokati.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar kohë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë në SHBA, ku edhe po kurohej./Dosja.al
Foto ilustruese DURRËS- Një 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Durrës. Sipas Policisë së...
pamje nga arrestimi SARANDË- Dhimitri Guxo, 24 vjeç është arrestuar nga polivia, pasi shpërndante doza kanabisi në Ksa...
Foto ilustruese DURRËS- 32-vjeçarja Luljeta Preza është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë t...
Foto ilustruese BILISHT- Një aksident ka ndodhur ndodhur paraditen sotme në Bilisht, ku një makinë ka përplasur një vajzë...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për drejtorin e Drejtorisë s&e...
foto ilustruese SHKODËR- Një sherr mes zyrtarëve ka ndodhur në bashkinë e Malësisë së Madhe. Drejtori i Drejto...
Jetmir Pemaj BRITANI E MADHE- Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampt...
pamje nga vendngjarrja SPANJË- Policia spanjolle ka shkatërruar bandën shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike n...
SHBA- Një statujë prej brozi, e një kalorësi, realizuar në shekullin V-të para Krishtit, është ekspozuar gjatë k&...
foto ilustruese TIRANË- Eksportuesit shqiptarë i kanë dërguar një letër institucioneve ndërkombëtare sa i takon sit...