LIVE UPDATES
Aktualitet

Kurum në qendër të skandalit ndërkombëtar? Zbardhen dokumentet/ Turqit i shesin një pjesë të mbetjeve kompanisë “Alliance Resource”, mijëra ton lëndë toksike nuk dihet ku përfundojnë

Për të transportuar këto mbetje drejt vendeve të tjera, Shqipëria duhet të ketë një leje paraprake nga vendi destinacion si Tajlanda, por edhe nga vendet tranzit ku do të kalojë produkti. Në leje specifikohen informacionet mbi llojin dhe sasinë e mbetjeve, si dhe destinacioni dhe mënyra e përpunimit ose asgjësimit të tyre.

19 Shtator 2024, 20:58 Nga N.F
Kurum në qendër të skandalit ndërkombëtar? Zbardhen
Ahmet Mehmeti

TIRANË- Por a është kompania turke KURUM në qendër të këtij skandali ndërkombëtar?  Shqipëria është anëtare e konventës ndërkombëtare të Baselit për mjedisin, ku nën rregullat e rrepta të sigurisë specifikohet mënyra se vendi ynë mund të eksportojë mbetjet toksike.

Për të transportuar këto mbetje drejt vendeve të tjera, Shqipëria duhet të ketë një leje paraprake nga vendi destinacion si Tajlanda, por edhe nga vendet tranzit ku do të kalojë produkti. Në leje specifikohen informacionet mbi llojin dhe sasinë e mbetjeve, si dhe destinacioni dhe mënyra e përpunimit ose asgjësimit të tyre.

Një pjesë e mirë e këtyre mbetjeve prodhohen nga konglomerati turk “KURUM INTERNATIONAL”, i cili sipas dosjes nga Prokuroria e Durrësit është burimi i mbetjeve të rrezikshme që dyshohet se ka eksportuar “SOKOLAJ” sh.p.k nga Porti i Durrësit. Këto mbetje që shënohen me kodin “10 02 07*”, janë mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme.

Skandali me eksportin e mbetjeve nuk ka nxjerrë në skenë jo vetëm kompaninë turke, por ka ngritur një problem serioz se ku shkojnë këto mbetje toksike.

Eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti shprehet se: “Toka sot në Elbasan është e ndotur me këto dhe është një gjendje alarmante, që duhet të shqetësojnë qeverinë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë  e Mjedisit, që të gjejnë mënyrën ti ç’helmitizojnë këto…Nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare dhe kjo është për të ardhur keq”.

Sipas tij, mungon monitorimi për këto kompani, që operojnë në qytetin e Elbasanit nga strukturat shtetërore, duke favorizuar subjektet që prodhojnë mbetje toksike.

“Agjencia Rajonale rri në Berat, e hoqën nga Elbasani. Pse e hoqën? Kjo vjen erë korrupsioni i gjallë, ajo duhet të rrijë këtu, ajo duhet të dijë çfarë prodhon Kurumi edhe gjithë të tjerët, sepse informacioni që ne e kemi miratuar konventën e Aarhusit, nuk është i privuar nga dituria, duhet të dijë se cfarë prodhon KURUMI, të mirë edhe të keqe dhe gjithë këta të tjerët…Duhet ta dijë shteti se çfarë prodhon ai, të mirën edhe të keqen dhe duhet të dijë shteti  ku i çon ato…”

Prej gati 15 vitesh, KURUM ka vendosur një sistem filtrash për të mbledhur mbetjet e hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut te uzina e Ish-Kombinatit Metalurgjik.

Të dhënat e siguruara nga “Vetting” për periudhën 2020-2023 evidentojnë se janë prodhuar 11 391 ton mbetje të rrezikshme nga oxhaku i uzinave, ku për vitin 2020 dhe 2022 nuk janë prodhuar këto mbetje.

Nga dokumentet e siguruara nga burime konfidenciale, një pjesë të mbetjeve nga filtrat e oxhaqeve “KURUM” ia shet kompanisë “ALLIANCE RESOURCE”, e cila është në pronësi të Mbarime Koçit dhe shtetasit kinez nga Guangxi e Kinës, Ëen Ming.

Për “Vetting”, punonjësi i “ALLIANCE RESOURCE”, Erdest Nushi deklaroi se për vitin 2024, kanë marrë 2500 ton mbetje të rrezikshme për t’i përpunuar.

Nushi deklaroi se kanë marrë të njëjtin produkt edhe në vitin 2021 në të njëjtën sasi.

Të paktën për 5 vitet e fundit është e paqartë se nga kanë shkuar këto mbetje të rrezikshme, kur kompania e vetme që mund t’i përpunojë në Shqipëri ka kapacitete që nuk mbulojnë dot produktet e KURUM INTERNATIONAL.

Në nëntor të vitit të kaluar, pika e skrapit të fabrikës “Kurum” në Elbasan u pushtua nga zjarri, për të cilin u deshën tre ditë që të shuhej. Sipas burimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbetjet e skrapit nuk ishin ndarë sipas rregullave nga mbetjet e tjera.

Sipas ekpertit mjedisit Ahmet Mehmeti “ne s’po u bëjmë hall këtyre që kemi dhe s’dimë ku t’i çojmë, ne kemi këtu në Elbasan, vendgrumbullim të këtyre lëndeve, të rrezikshme dhe nuk i kemi çuar në vende të tjera.

Para ca kohësh çuam ca mbetje në vend në Gjermani… se ata e bëjnë mbeturinën zero kurse këtu në Shqipëri, nuk ka shans të vijnë ato lëndet e rrezikshme t’i përpunojmë ne. Ne, sot, nuk përpunojmë dot këto që marrim nga filtrat tanë dhe po ndotim botën, si të thuash, i prishim imazhin Shqipërisë”.

“Vetting” kontaktoi përfaqësuesen e “KURUM-it”, Ada Kallçaku, për faktin se ku shkojnë këto mbetje të rrezikshme dhe lidhjet me kompaninë “SOKOLAJ”, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi patur asnjë reagim nga zyrtarët e KURUM-it.

Disa ditë pas hetimeve nga Prokuroria e Durrësit për mbetjet e rrezikshme, gjigandi turk njoftoi se për shkak të situatës së keqe ekonomike kishte mbyllur prodhimin që prej datës 1 gusht në dy fabrikat në Elbasan.

Por bilancet e kompanisë vërtetojnë të kundërtën pasi vetëm vitin e kaluar kompania në pronësi të Hatice Melek Kurum ka deklaruar 52 milionë euro fitim  dhe totalin prej 180 milionë eurosh në 3 vitet e fundit, duke u rimëkëmbur nga kriza ekonomike e viteve të mëparshme./ Balkanweb

 

kurum alliance resource

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj